Pelegrinazh italianësh në Shqipëri për “helmin e akrepit”

ida angel

:)
V.I.P
Italianët e sëmurë me kancer janë në kërkim të ilaçit natyral që nxirret në Kubë nga helmi i akrepit të kaltër.

Images.jpg
Fjala është përhapur vrullshëm, edhe falë internetit. Dhe pelegrinazhi i italianëve të sëmurë me kancer, në kërkim të ilaçit që nxirret në Kubë nga helmi i akrepit të kaltër (deri më 29 prill u shpërnda falas në ishull), u spostua drejt Shqipërisë. Nga ditët e para të majit janë të shumtë italianët e mbërritur në Tiranë për të siguruar 'Vidatox'. “Të paktën 25 persona kanë ardhur personalisht, ndërsa të tjerë kanë kontaktuar miq, apo të njohur, të cilët u shërbejnë si ndërmjetës”, deklaron një italian, i cili punon dhe jeton në Shqipëri, por dëshiron të qëndrojë anonim.
Po çfarë është ky ilaç i shenjtë, që nëpër grupet e Facebook, apo Twitter ka mbledhur 6067 anëtar? Bëhet fjalë për një substancë me origjinë natyrale, e nxjerrë pikërisht nga helmi i akrepit të kaltër që, sipas mjekëve kubanezë, autorë të një pune të shpërndarë online, do të ishte efikase kundër një serie tumoresh. Dëshmitë e pacientëve në 'web' janë pozitive, por bëhet fjalë për një substancë, që nuk i është nënshtruar studimeve klinike të kontrolluar, apo as nuk është publikuar në shtypin shkencor (edhe për shkak të embargos). Për më tepër nuk është autorizuar as nga amerikania “Food and Drug Administration” (FDA), as nga Ema, Agjencia Evropiane e Ilaçeve.
Peligrinazhi i italianëve në Shqipëri nisi pasi "Labiofam", kompania farmaceutike kubaneze që prodhon substancën (e pagëzuar Escozul nga biologu kubanez Misael Bordier, që në vitet ’80 pikasi aftësinë anti-tumoriale të helmit të akrepit dhe realizoi eksperimente mbi kafshët, përpara se ta bënte me pacientët) nuk shpërndan më gratis ‘Vidatox C-30’ për të huajt, që prej vitesh shkonin në Kubë për ta siguruar. Labiofam, faktikisht ka nënshkruar një marrëveshje me Pharma-Matrix në Shqipëri. Kjo kompani, që prezantohet si përfaqësuesja zyrtare e "Labiofam" në tokën shqiptare, e shet produktin në 30 ml prej 118 eurosh (lista e çmimeve është publikuar në www.pharmamatrix.net). Zgjedhja e Shqipërisë nuk duket se është e rastësishme, pasi ky vend ka prezantuar kërkesën për anëtarësim në BE, por është ende jashtë Unionit. Dhe sipas ligjeve evropiane, ilaçet duhet të jenë nën rregulla të sakta për të qarkulluar në Kontinentin e Vjetër. Domethënë, për të harmonizuar tregun farmaceutik të BE, vetëm ilaçet e regjistruar, apo autorizuar mund të qëndrojnë në treg. Prandaj, Pharma-Matrix do ta kishte të pamundur të shiste “Vidatox”-in në Itali. Ky produkt është regjistruar nga enti rregullator kuban për kontrollin e cilësisë së ilaçeve, por jo nga agjencitë amerikane, apo evropiane.
Përkundër mungesës së studimeve dhe publikimeve zyrtarë, Escozul është protagoniste e faqeve të shumta interneti në gjuhën spanjolle, italiane dhe angleze. Dhe gëzon disa grupe në Facebook, me mijëra anëtarësime dhe dëshmi familjare të klientëve që e kanë marrë këtë ilaç jashtë çdo protokolli. Mjafton të lexosh dëshmi online për të shikuar se e kanë përdorur persona me tumor në gjak, në mushkri, apo në veshkë. Sipas asaj që thuhet, helmi duhet të ketë efekte pozitive, jo plotësisht të qartësuara. Ndërkaq, Pharma-Matrix, e regjistruar më 23 shkurt 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, me rezidencë në Tiranë në Klinikën Italiane në “Rruga Irfan Tomini 30/1”, ka nisur të tregtojë produktin. Kompania “zë dy dhoma, me disa skrivani dhe një raft, si dhe një hapësirë të përdorur si depozitë”, shpjegon një italian që ka blerë produktin. Përfaqësuesi i vetëm i shoqërisë është Francesco Matteucci, kurse përfaqësuesi ligjor duhet të jetë një shtetas shqiptar, Thoma Jance. Firma ka si objekt prodhimin dhe shpërndarjen e ilaçeve e produkteve bimore e natyrore. “Recetat e dorëzuara te pacientët nuk firmosen nga mjekët”, shpjegon italiani, duke treguar kopjen e recetës që rekomandon marrjen e 20 pikave në ditë, të ndara në dy periudha prej 5 pikash dhe një prej 6 pikash. “Të japin një provëz me një lëng pa ngjyrë", shton ai. "Nuk duhet të hash 30 minuta përpara dhe 30 minuta pas”, thotë receta në mënyrë paksa të çuditshme, e vulosur, por pa firmën e mjeku. Produkti shitet në një shishe prej 30 ml (prej 118 eurosh) dhe merret nën gjuhë. Por pelegrinazhi sapo ka nisur. Dhe duke pasur parasysh se ç’ka ndodhur në të kaluarën në Kuvë, pritet një fluks prej mijëra italianësh në Shqipëri gjatë muajve të ardhshëm.ikub.al
 
Pe: Pelegrinazh italianësh në Shqipëri për “helmin e akrepit”

Edhe akrepat duan tani keta...
Une kam lexuar qe kundrejt nje semundje(jo te gjitha) dhe te tj qe
kane pasur nje kontakt me nje helmin e nje akrepi ne menyre te pavullnetshme jane sheruar, ishalla se gjynah.
 
Pe: Pelegrinazh italianësh në Shqipëri për “helmin e akrepit”

Tani e lexova dhe une, qe vetem Shqiperia ka legalizuar hyrjen e ketij ilaci...Asnje shtet tjeter ne Evrop si ka dhene lejen e shitjes ne farmaci...
Te gjithe ata qe kane kancer tani, i varin shpresat tek ky ilac i cili nuk te sheron nga kanceri....
Pastaj ka dhe nje cmim te madh mbi 100 euro fiolla....

Sduhet te ngopim njerezit me iluzione...aq me shume kur ska asnje efekt...thjesht ben biznes me semundjen/vdekjen e tjetrit...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top