Pekin 2008, Presidenti dorëzon flamurin tek Ekipi Olimpik Shqiptar

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Presidenti Topi i dorëzoi sot flamurin kombëtar Skuadrës Olimpike shqiptare që do të marrë pjesë në Lojrat Olipmike, Pekin 2009. Ceremonia është zhvilluar në mësditë në Pallatin e Brigadave, ku flamuri i është dorëzuar mundësit Said Prizrenit nga dora e vetë Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Prizreni është i treti në botë në mundjen e lirë dhe ai u votua si flamurmbajtës nga të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH.
Me këtë flamur të dorëzuarsot në mënyrë ceremoniale, skuadra olimpike shqiptare do të bëjë paraqitjen e saj zyrtare në Olimpiadën që zhvillohet në Pekin të Kinës nga data 08 deri 24 Gusht ne Kine. Mes sportisteve nga gjithe bota, Shqiperia do te perfaqesohet me 11 sportiste te cilet do te konkurojne ne sporte te tilla si peshengritje, qitje, mundje, atletike mes tyre hedhja e cekicit, not dhe
Ne ceremonine e dorëzimit te flamurit, Presidenti pershendeti sportistet shqiptarë dhe ju uroi fitore dhe realizimin e ëndrrës e së tyre ne evenimentin më të madh të lojrave sportive.

“Një botë, një ëndërr” ky është slogani i këtyre Lojrave. Dhe ne si të gjithë shtetet, jemi pjesë e kësaj bote dhe kemi të njëjtën ëndërr. Ky slogan fton mbarë botën që t’i bashkohet shpirtit olimpik për një të ardhme më të mirë për krejt njerëzimin... Merreni pra, këtë simbol të krenarisë tonë dhe bashkë me të, në emër të popullit shqiptar, më lejoni t’ju jap urimin: Dalshi faqebardhë!”, tha Presidenti gjatë dorëzimit të flamurit ne duart e Prizrenit.

Sipas Presidentit sportistët shqiptarë nga sot kanë marrë përgjegjësinë e madhe morale për të përfaqësuar vendin e tyre n ë Lojrat e 24-ta Olimpike.

Sipas Topit valëvitja e flamurit shqiptar në Kinë do të ketë rëndësinë ë vet, morale, shpirtërore per shume e shume shqiptarë. “Ky flamur ne duart tuaja do të do të shpaloset hijshëm në ditën e parë të ceremonisë së hapjes për t’i dëshmuar botës praninë e një populli të vogël, por me një shpirt të madh gare. Do të jetë ky flamur, i cili gjatë gjithë ditëve të Olimpiadës, me valëvitjen e tij, do t’ju kujtojë se mijëra e mijëra sy, mijëra e mijëra zemra do të jenë kurdoherë me ju për t’ju dhënë kurajo, për t’ju kujtuar se ju jeni në gjendje të bëni më të mirën tuaj”, i tha Presidenti sportistëve.
“Natyrisht medaljet kanë vlerën e tyre të veçantë, por më e rëndësishme se sa një ose disa medalje, është përfaqësimi me dinjitet, është shpirti i garës, është krenaria që bart secili prej jush në përfaqësimin e Shqipërisë”, tha Topi duke shtuar se marrja pjesë ne këtë eveniment e bën cdo një nga sportistët ambasador të paqes dhe lajmëtarë të lirisë.


Balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top