Pegomastax Africanus, dinosauri i zbuluar rishtazi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
dinosauri1.jpg

Ndërtimi kompjuterik i Pegomastax africanus
Ishte i gjatë rreth 1 metër dhe peshonte më pak se një mace. Ky është identikiti i Pegomastax Africanus, llojit të ri të dinosaurve të përshkruar nga antropologët që mundën të bëjnë bashkë mbetjet fosile të gjetura në Afrikën e Jugut në vitin 1963.

Studimi u krye në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara. Grupi i shkëncëtarëve, pasi bëri bashkë mbetjet fosile të gjetura shumë vite më parë, panë rezultatin: forma e një dinozauri që nuk e kishin hasur më parë.

Pas krahasimeve me mbetjet e tjera fosile të zbuluara deri më tani, studiuesit u dorëzuan, bëhej fjalë për një lloj të ri dinosauri që mendohet se ka jetuar 200 milionë vite më parë në Tokë.

Nisur nga konstrukti i nofullës, paleontologët thonë se lloji i ri i dinosaurit të zbuluar ishte barngrënës. Mbi shpinë studiuesit amerikanë mendojnë se dinosauri ka patur gjemba dhe lëkurë të ashpër që e mbronte nga grabitqarët, që nuk është se ishin të pakët.

Nga përpunimi kompjuterik, dinosauri mendohet se është një paraardhës i kameleonëve të sotëm, por të dhënat janë të pamjaftueshme për të përcaktuar nëse kishte aftësinë për t’u përshtatur në ngjyrë sipas mjedisit./tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top