PE, nesër rezoluta për Shqipërinë

redi-

Anëtar i Respektuar
TIRANE-Parlamenti Evropian pritet të diskutojë dhe të miratojë të mërkurën paradite rezolutën për procesin integrues të Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, komisioni i Jashtëm pritet të debatojë mbi situatën në Shqipëri, ku kriza politike, mosmarrëveshjet ndërmjet maxhorancës dhe opozitës do të jenë kryefjala e diskutimeve ndërmjet europarlamentarëve.
Rezoluta për ecurinë e Shqipërisë ishte parashikuar që të votohej më 1 qershor, por kriza politike detyroi europarlamentarët që të mos ta votonin atë, duke pritur një konsensus politik mes demokratëve dhe socialistëve për çështjen e hetimit të zgjedhjeve më të fundit parlamentare. Ndërkohë që rezolutës së Komisionit i janë bashkangjitur disa prej amendamenteve të bëra nga ana e europarlamentarëve. Rezoluta është hartuar nga raportuesi për Shqipërinë dhe Ballkanin në PE, europarlamentari grek, Nikoalos Chountis.
Gazeta Shqiptare bën të ditur sot se pikat më të debatueshme të rezolutës janë: pika 3, që ka të bëjë me situatën politike në Shqipëri dhe pika 6, që ka të bëjë me procesin e liberalizimit të vizave. Në tekstin e projektrezolutës thuhet se Parlamenti Europian shpreh keqardhjen për krizën politike, duke e konsideruar dialogun parlamentar si të nevojshëm për funksionimin demokratik të institucioneve, duke u bërë thirrje partive politike për angazhim të pandërprerë parlamentar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top