PDIU: Nga 20% e kutive kemi marrë 17 mijë vota, rezultati jonë është shumëfishuar

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE- Partia Drejtësi Integrim Unitet ka siguruar mbi 17 mijë vota me vetëm 20% të kutive të hapura. Shifra konfirmohet nga përfaqësuesi i PDIU-së, Andri Nurellari, i cili në një konferencë për shtyp shprehu kënaqësinë se rezultati i partisë është shumëfishuar nga viti 2009

“Me vetëm 20% të kutive të hapura, Partia Drejtësi Integrim Unitet ka siguruar mbi 17 mijë vota ndërkohë që 15 mijë ka qenë shifra totale e votave tona në zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Pra vërejmë me kënaqësi se rezultati i partisë sonë është shumëfishuar nga viti 2009 . Dhe gjeografia e votuesve tanë konfirmon një parti kombëtariste, të konsoliduar që votohet anembanë Shqipërisë. Nga projeksioni i të dhënave tona të deritanishme, del se PDIU do të përfaqësohet me deputetë në Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës dhe Vlorë. PDIU shpreh mirënjohjen e thellë për qytetarët e shumtë që na kanë mbështetur në mënyrë masive në keto zgjedhje. Ne ju falenderojmë nga zemra që besuat në projektin tonë kombëtar dhe ju garantojmë që mbështetjen tuaj ne e konsiderojmë jo vetëm si një privilegj, por mbi të gjitha si obligim për më shumë punë e këmbëngulje në misionin tonë politik Ne falenderojmë gjithashtu gjithë personelin e përfshirë në administrimin e votës për punën e bërë deri tani dhe inkurajojmë që të vazhdojnë detyrën e tyre patriotike me përgjegjshmëri dhe integritet. Nga cilësia e procesit të numërimit varet e ardhmja e Shqipërisë, imazhi i vendit, konsolidimi i institicioneve demokratike të shtetit tonë dhe integrimi në BE prandaj në ftojmë të gjithë aktorët dhe faktorët politik në vend që të bëjnë të gjitha përpjekjet që ky proces zgjedhor të përfundojë në mënyrë të ndershme dhe rigoroze”, u shpreh Nurellari.

PDIU vlerëson se nga cilësia e procesit të numërimit varet e ardhmja e Shqipërisë, imazhi i vendit, konsolidimi i institucioneve demokratike të shtetit tonë dhe integrimi në BE ndaj fton të gjithë aktorët dhe faktorët politik në vend që të bëjnë të gjitha përpjekjet që ky proces zgjedhor të përfundojë në mënyrë të ndershme dhe rigoroze.

(e.m/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    20.8 KB · Shikime: 21

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top