Patilxhanë të mbushur

Kresha

A pretty face can never trick me


Nevojiten:

2-3 patilxhanë te zi,

2-3 patate,

2 vezë,

50 gr djathë të grirë,

2 feta buke,

Pak kripë,

Pak miell, dhe

Pak vaj.



I ndajmë patilxhanët përgjysmë për së gjati dhe i ziejmë derisa të zbuten(derisa piruni mund t’i shpojë kollaj. Në një enë tjetër ziejmë pjatat.Kur t’i largojmë patilxhanët nga uji ,me lugë ia heqim pjesën e mbrendshme.Zemrat e patilxhanëve i shtojmë te patatet dhe i shtypim si pure.I shtojmë 2 vezë, pak djathë dhe tulin e bukës të lagur më parë dhe kripë.

I përziejmë të gjitha së bashku me dorë( njëllojë si veprojmë pë të bërë qofte).Me këtë përbërje mbushim patilxhanët dhe i spërkasim me pak miell.I skuqim në tiganin me vaj nga të dy anët.Ju bëftë mirë. //mesazhi
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

Fotoja ma e pa bukur e patlixhanave :D
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

hahahahahahahahahaha
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

Loberboy sh pjate e shemtuar lol
I ke pa si e bojm taven me patellxona knej ka tirona?
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

Fotoja ma e pa bukur e patlixhanave :D

Mos doje te thoje me e shemtuar ...
un harxhen e patllixhaneve e bej me oriz ,domate ,tull patlixhani te grire, copa specje ,qepe .. ndonje erze ..
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

Mos doje te thoje me e shemtuar ...
un harxhen e patllixhaneve e bej me oriz ,domate ,tull patlixhani te grire, copa specje ,qepe .. ndonje erze ..
Te shtosh mish te grire sigurisht shijon me shume ..
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

Loberboy sh pjate e shemtuar lol
I ke pa si e bojm taven me patellxona knej ka tirona?

Nuk eshte pjata e imja :D
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

Mos doje te thoje me e shemtuar ...
un harxhen e patllixhaneve e bej me oriz ,domate ,tull patlixhani te grire, copa specje ,qepe .. ndonje erze ..
Qa ke nevoje me te punsu si zysh a ?
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

KJo eshte tava qe bera meqenese pash kete taven ketu:p Patellxhane me ragu

1549327_258727374294158_2086845050_n.jpg
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

Sa per info , keta jane patellxhane te zinj .
Patellxhane te kuq u thone kosovaret domateve :)
Ne rast se mbushim patellxhane me domate, ne versionin kosovare thuhet patellxhane te zinj mbushur ne patellxhane te kuq :p
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

@Endrra ne çfare kéndVeshtrimi e pe ti? lol
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

Po ty si profesor a?!

Cila i takon me ken ti si perzihesh si 7ta 13ten,pastaj ti je personazh me gazra te lart shoqeror, mos u merr me popullin e thjesht se ste shkon ;)
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

Cila i takon me ken ti si perzihesh si 7ta 13ten,pastaj ti je personazh me gazra te lart shoqeror, mos u merr me popullin e thjesht se ste shkon ;)

Une jam ajo qe ka provu Imam Bajalldine bashke me Loverboy.

Mire qe po merresh me patllixhanet por merresh dhe me gazrat e njerezve, nejse gaz pac ti Populli i Thjeshte! :D
 
Titulli: Patilxhanë të mbushur

Une jam ajo qe ka provu Imam Bajalldine bashke me Loverboy.

Mire qe po merresh me patllixhanet por merresh dhe me gazrat e njerezve, nejse gaz pac ti Populli i Thjeshte! :D

Imam bajalldia e loverit tu baft tul e vjam ku te kesh nevoje,mos u shqetso nga gazrat e popullit t'thjesht se dim tja ulim gryken sqojm mjegull kot.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top