Pasaportat më të fuqishme në botë, Shqipëria e fundit në rajon

passport.jpg

Firma Arton Capital ka publikuar një renditje të pasaportave më të fuqishme në botë duke u bazuar në aksesin që kanë qytetarët e këtyre shteteve në shtetet e tjerë.

Përllogaritja është bërë në bazë të shteteve ku mund të hyhet pa vizë ose me vizë.

Në vend të parë renditen SHBA dhe Britania e Madhe që kanë akses në 147 shtete të botës.

Ato ndiqen nga Franca, Gjermani dhe Koreja e Jugut që kanë akses në 145 shtete të ndryshme.

Më pas vijnë Italia, Suedia, Danimarka, Singaporit,Finlanda, Japonia, Luksemburgu, Hollanda dhe Zvicra.

Shqipëria renditet e 41-ta në këtë renditje, një pozicion mesatar por gjithsesi i fundit në rajon.

Serbia renditet e 31, Greqia e 7-ta, Mali i Zi i 35-ti dhe Maqedonia e 33-ta.

Shqipëria ka akses në 91 shtete dhe nga vendet e Ballkanit vetëm Kosova renditet më poshtë, në vendin e 77-të duke patur akses në 41 shtete.

Situata e Kosovës kuptohet pasi ende nuk është njohur nga shumë shtete.
MAPO
 
Titulli: Pasaportat më të fuqishme në botë, Shqipëria e fundit në rajon

o e shkreta kosov! kurr nuk e pat ni renditje ne vendet e para :_)
 
Titulli: Pasaportat më të fuqishme në botë, Shqipëria e fundit në rajon

Se kisha menduar ndonjehere qe mund te kete shtete ne te cilat s'mund te hysh as me vize hmmm.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top