Pas 77 vitesh e 7 muajsh, kartolina arrin në destinacion

Screenshot_1-12-905x395.jpg

Një kartolinë e nisur gjatë Luftës së Dytë Botërore ka mbërritur në destinacion pas 77 vitesh e 7 muajsh.

William Myler Caldwell, i shkroi familjes së tij në vitin 1943, kur ishte vetëm 18-vjeç dhe sapo kishte mbaruar javën e parë të trajnimit me Marinën Mbretërore.

Është e paqartë se ku ka qenë kartolina gjatë gjithë kësaj kohe, por të premten, më shumë se 25 vjet pas vdekjes së Z. Caldwell, një i afërm i cili jeton ende në pronë e gjeti atë.

Një zëdhënës i Royal Mail tha se ishte “e vështirë të dihej se çfarë mund të ketë ndodhur” por sugjeroi që kartolina mund të ishte “rikthyer në sistemin postar nga dikush kohët e fundit”.

Familja e Caldwell thanë se kjo ngjarje iu shërbeu për tu ribashkuar dhe për të kujtuar babanë e tyre të ndjerë.

h.b/dita
 
Une per vete i adhuroj kartolinat, gjithcka te shkruar me dore.
Eshte dicka e prekshme, e ndjere, reale.
Te tilla lajme te "zbusin" zemren e te ngrohin shpirtin
Ka ik ajo kohë Lev.
Sot edhe ngushëllime në raste vdekjeje ti bëjnë në Facebook ?
 
Ncuq, ate kohe e mbaj gjalle une?
Edhe unë ☺️ dhe ajo që më pëlqen në kohën e sotshme të digjitalizuar është organizata SOS- kinderdorf, që mban ende gjallë komunikimin postal.

Tema: vërtetë të prek në shpirt kur lexon ndodhi si kjo temë ?
 
E trishte te arrije pershendetja jote drejte familjes tende,pasi ti ke vdekur.
 
Interesante kartolina ka sherbyer për ti bere familjaret bashke serish...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top