Parlamentarët britanikë, qindra tentativa për lidhje me sajte “hard”

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Parlamentarët britanikë, qindra tentativa për lidhje me sajte “hard”

brita-768x500.jpg


Deputetët e Parlamentit të nxjerrin duart përpara: mazhoranca e këtyre klikimeve “është e pavullnetshme”.

Por fakti është, se sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga agjencia “Press Association”, rrjeti informatik i Parlamentit britanik ka regjistruar mes qershorit dhe tetorit 2017, 24.473 tentativa për t’u lidhur me sajte pornografike, ose më saktë, rreth 160 në ditë.

Pra, ligjvënësit kapen në “flagrancë”, edhe pse siç specifikohet, të gjitha sajtet që shpërndajnë material pornografik, bllokohen në rrjetin parlamentar, ku janë të lidhur më shumë se 8.500 kompjuterë.

Të dhënat dalin nga verifikimi i bërë në bazë të një hetimi formal, në bazë ë ligjit për lirinë e informimit që në vitin 2000. Dhe mbërrin pas skandalit të ngacmimeve seksuale dhe fotove pornografike të gjetura te kompjuterët e parlamentarëve, përfshirë dhe atë të ish-krahut të djathtë të kryeministres Theresa May, Damian Green, i cili më pas dha dorëheqjen.

Në çdo rast, duhet evidentuar sesi numri i përpjekjeve të lidhjes me sajte të tilla, është reduktuar në vitet e fundit: në 2015-ën, ishin 231.000, ndërsa vitin e shkuar 113.208.


(gazeta-Shqip.com)
 
Nuk eshte vetem se ata kerkojn vet faqet, shume here jan adds te faqeve me publicitete qe te leshojne lidhjen.

Ndaj mos ti akuzojme te gjithe te shkretet.
 
Eshte si te gjesh gjera te tilla, neper pc-te e doktoreve, policeve, mesuesve... te duket normale ?

Pastaj k'to adds , nuk mund te hyjne neper faqet ligjerisht te ndaluara. Ashtu sic pshm edhe ne rastet qe kur je ne college , nuk lidhesh dot me shume faqe te percaktuara. Zakonisht ta lejon lidhjen brenda per brenda, vetem ne rastet se c'fare i interson ne lidhje me studimin.

Kjo qeveria e sotshme, qeveria e perverteve dhe burokracise. Por qe nuk po e leshon kollaj kjo shtriga.... qe te marrin edhe denimin e duhur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top