Parajsa mbi Tokë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
kaikos1.jpg
Kur mendon për bukuritë e Britanisë së Madhe, imazhet më të zakonshme që të vijnë në mendje janë “Buckingham Palace”, “Big Ben” në Londër apo rrugët e pabet e famshme në të gjithë botën.

Megjithatë, si ish-Perandoria më e madhe që ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit, Britania vazhdon të ruajë jashtë ishujve të saj disa perla me të vërtetë të rralla.

Njëra prej tyre quhet ishujt “Turk dhe Kaikos”, të ndodhur në Karaibe dhe të bekuar me një rivierë detare përrallore.

Historia tregon se ishujt nisën të banoheshin rreth shekullit të pestë, nga disa fise indianësh që mbërritën në Turk nga deti.

kaikos2.jpg


Pavarësia e tyre zgjati deri në 1512, kur ia behën konkuistadorët spanjollë, por duke qenë tepër të vegjël dhe të parëndësishëm, arkipelagu vazhdoi të ishte vetëm një pikë ndalese, por jo pushtimi për spanjollët.

kaikos3.jpg


kaikos4.jpg


Në shekujt në vazhdim, deri në XVIII, herë britanikët, e herë francezët me holandezët vizitonin ishujt, duke qëndruar më së shumti për pak ditë.

kaikos5.jpg


Britania nisi të popullonte ishujt vetëm në fillimin e viteve 1 800, duke ndërtuar qendra të vogla, në fillim prej qindra banorësh, për të mbërritur sot në 45 mijë banorë.

Megjithatë, në një epokë ku turizmi është shndërruar në një prej industrive më të mëdha botërore, papritmas Britania gjendet me një perlë në duart e saj.

kaikos7.jpg
kaikos6.jpg


kaikos8.jpg


Pothuajse të panjohur, ishujt janë vendosur për natyrën e mrekullueshme dhe resortet e shkëlqyera që zotërojnë në rekomandimet kryesore të faqeve ndërkombëtare të turizmit dhe pritet që të shndërrohen në një prej destinacioneve më të preferuara të 2012-s. / TCH

kaikos9.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top