Papandreu mbeshtet Ramen: Kryeministri i ardhshem i vendit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Presidenti i Internacionales Socialiste, George Papandreu, dy dite para zgjedhjeve parlamentare vizitoi Shqiperine dhe mbeshteti fuqishem kreun socialist Edi Rama, ne fitoren si kryeminister i vendit. Duke theksuar faktin se Shqiperia keto zgjedhje duhet t'i realizoje ne menyre evropiane, te lira dhe te ndershme, Papandreu theksoi se shpreson qe ne nje te ardhme te bashkepunoje me Ramen si kryeminister. "Une personalisht kam punuar me Edi Ramen per hartimin e procesit te integrimit te Shqiperise ne BE. Neser, nese greket vendosin qe une te jem Kryeminister, une do te jem kampion i perspektives se perfshirjes se Ballkanit dhe Shqiperise ne BE dhe shpresoj qe te kem mundesine te bashkepunoj me drejtuesin e ri te Shqiperise Edi Rama", u shpreh Papandreu. Ai denoi ashper incidentin e fundit e policise per pergatitjet per mitingun e Partise Socialiste, duke e cilesuar si nje sinjal jo te mire qe po i jepet Evropes. "Keto jane praktika te cilat na kujtojne kohet e vjetra, kohet autoritare, dhe jane praktika te cilat mendoj qe nuk kane miratimin e popullit shqiptar, i cili deshiron te shohe nje Shqiperi evropiane, me perspektive per integrimin ne BE, per te qene pjese e familjes tone te gjere demokratike", theksoi ai. Nga ana e tij, kreu socialist Rama e vleresoi Papandreun si mikun e tij dhe te Shqiperise. "I jam mirenjohes per faktin se ka qene nje ndihme dhe nje pike referimi edhe per mua, edhe per ne ne Partine Socialiste dhe njekohesisht na ka treguar qe kjo eshte me shume se nje reforme strukturore. Kjo eshte nje reforme ne mendesi, eshte nje transformim per nje kapercim gjeneratash dhe epokash. Eshte nje politike e re per ndryshim, e cila fillon nga transformimi i nje partie te madhe dhe pastaj pa asnje dyshim do te shtrihet edhe ne shoqeri, permes qeverisjes se neserme, qe sic pritet nga te gjithe, por sic jemi te sigurt edhe ne", theksoi Rama. Gjate takimit me familjare te emigranteve tane ne Greqi, Papandreu u shpreh se ajo cka i intereson Greqise, eshte qe emigracioni te jete i rregullt. "Si Parti Socialiste dhe neser si qeveri e Greqise, duam te sigurohemi qe te mbeshtesim dhe te ndihmojme emigrantet qe punojne dhe jetojne ne vendin tone dhe te mbrojme te drejtat e tyre. Duhet te bashkepunojme midis Shqiperise dhe Greqise, sic kemi bere ne Greqi edhe me vende te tjera, sepse ne kemi emigrante edhe nga shume vende te tjera", u shpreh Papandreu. Po keshtu, si premtoi se do te shkrije nje sistem pensionesh, qe nje shqiptar emigrant qe ka punuar ne Greqi prej shume vitesh, te kete te drejte qe pensioni t'i transferohet edhe ne Shqiperi. Papandreu premtoi se do t'u jape te gjithe atyre shqiptareve emigrante, qe kerkojne te qendrojne ne Greqi, te drejtat e tyre. Si parti Socialiste, ai tha se duhet qe te lejohet qe personat qe do te qendrojne ne Greqi te behen edhe nenshtetas greke, ne menyre qe ata te kene te gjitha te drejtat dhe per ta Greqia te jete vendi i ri.
KOha jone
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top