Pamjet e "tmerrshme" të Shqipërisë

Arfenilla

Themelues i Forumit
14194.jpg




14195.jpg




14196.jpg


14197.jpg



14198.jpg


14198.jpg

14199.jpg

Dy hapa nga Universiteti dhe 15 minuta me makinë nga Parlamenti, një geto ku janë mbyllur të harruarit e Shqipërisë: mijëra persona të padukshëm. Këta në fakt (shqiptarët), mendojnë vetëm të hyjnë në Bashkimin Europian, duke mbytur të vërtetat e pakëndshme në një det përrallash.

Kështu shkruan gazeta italiane La Repubblica në një shkrim ku janë paraqitur një set fotosh nga disa vende të Shqipërisë, të cilat duken të mjeruara maksimalisht.

“ثshtë si një Scampia shqiptare, ku nuk hyn dhe nuk del”. Këto i thotë Stefano Morelli, autor i këtyre fotove të tmerrshme.

Jemi në Institut, një geto në lagjen e shkatërruar të Kodër Kamzës, në periferi të Tiranës. 200 metra larg Universitetit, ku vajtje-ardhjet e studentëve dhe profesorëve flasin për një normalitet të rikthyer. Janë tetë pallate të ndërtuar në vitet ‘50 dhe ‘70, ish-konvikte për studentët e agronomisë.

Në këto korridore- të errët për disa orë të ditës- jetojnë si fantazma 600 familje. Mes 3000 dhe 5000 personave, për më tepër analfabetë dhe të paarsimuar, për vite pa ujë në frigorifer: të padukshëm për institucionet dhe për botën jashtë (përfshirë edhe shkollat dhe spitalet). Ndërsa nuk dihet numri i fëmijëve.

Mes banorëve të Institutit, ka persona që kanë emigruar nga Kosova dhe nga fushata e viteve ‘90, kur Tirana, e menduar për 300 mijë banorë, u pushtua pa asnjë rregull urban. Më shumë megjithatë janë ata që janë arratisur nga varfëria e veriut. Dhe nga gjakmarrja, trashëgimia tragjike e rregullave që vjen nga Kanuni.

“Në Institut ka edhe familje që janë arratisur nga Kanuni. Aty fshehin identitetin e vet, sepse mund të gjenden kudo dhe të vriten”, shpjegon Stefano Morelli. Problemi i hakmarrjes ekziston dhe është i përhapur shkruan La Repubblica.alb
 
Titulli: Pamjet e "tmerrshme" të Shqipërisë

Dhe fatkeqsisht Shqiperia nuk eshte vetem Tirana kudo do shikosh skamje dhimbje vuajtje dhe nuk kemi asnje shenje se mund te permirsohemi...
 
Titulli: Pamjet e "tmerrshme" të Shqipërisë

....Dhe nga gjakmarrja, trashëgimia tragjike e rregullave që vjen nga Kanuni.

Kur te kalben ne dhe ato "Pleqt" qe trasmetojn Kanunin tek brezat e rinj do kemi PAQE.
Vertet tronditese.
 
Titulli: Pamjet e "tmerrshme" të Shqipërisë

Italianet na e marrshin te keqen , ose me mire te na ....... poshte e perpjete ,
Te shikojne plehrat e tyre toksike dhe mbeturinat qe ndenjen nje vit pa i mbledhur . Njerz te qelbur .
Une dhe nje here ne tre dite te ha buk , vetem italian te mos jem . Njerz pa pike dinjiteti .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top