• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Pamje të jashtëzakonshme të rrëqebullit të Ballkanit, i cili është parë në Bjeshkët e Nemuna

Pamje të jashtëzakonshme të rrëqebullit të Ballkanit, i cili është parë në Bjeshkët e Nemuna


Nën-lloji më i rrezikuar në botë, rrëqebulli i Ballkanit, është fotografuar në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Rrëqebulli është fotografuar nga organizata mjedisore ERA Group, përmes kamerave të veçanta të quajtur “Kamera-kurth”.
Përfaqësuesit e organizatës ERA Group, kanë dokumentuar prezencën e këtij lloji në territorin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna me fotografitë e bëra nga kamerat kurth.
Për praninë e rrëqebullit në Bjeshkët e Nemuna ka pasur informacione prej viti 1974, por nuk ka pasur konfirmim të dokumentuar me fotografi.

Kosova është vendi i tretë që e ka dokumentuar praninë e rrëqebullit në territorin e saj përmes fotografive.
Shpërndarja aktuale e rrëqebullit ballkanik është e kufizuar në Ballkanin jugperëndimor, kryesisht ne zonat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke u përhapur në veri në Mal të Zi dhe në Kosovë.
Vlerësohen të jenë më pak se 100 sosh dhe paraqet specien e rrëqebullit më të rrezikuar në tërë botën.
Ky rezultat vjen si pjesë e aktiviteteve të projektit të mbështetur nga Euronature dhe Kora, “Mbrojtja dhe konservimin e natyrës së egër në territorin e Ballkanit” i cili që nga viti 2013 e ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në Kosovë përmes organizatave ERA Group dhe “FINCH”.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është ruajtja e rrëqebullit, e gjahut te tij dhe e habitatit të tij.
Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx martinoi) është nën specie e Rrëqebullit të Euro Azisë (lynx lynx). Është kafshë e egër mishngrënëse dhe bën pjesë në familjen e maceve (Felidae), me trup deri një metër të gjatë, me qime të buta, të dendura e me ngjyrë të murrme lara-lara, me veshë të ngritur e me bisht të shkurtër.
Rrëqebulli në Kosovë është kafshë e mbrojtur me ligj që nga viti 1973. /Telegrafi/

Categories: Lajme
 

Comments

Top