Pak dallime mes McCain dhe Obama rreth Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Analisti John Sitilides nga qendra e Washingtonit, Woodrow Willson ka vlerësuar se, sa i përket Ballkanit - qëndrimi i kandidatëve për postin e presidentit amerikan, John McCain dhe Barack Obama, nuk dallon shumë. Megjithatë, ai ka shtuar se Obama do të kishte pak më shumë mirëkuptim për pozicionin serb.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës – në gjuhën serbe - Stilidis ka thënë se, kandidati republikan John McCain e sheh Evropën nëpërmjet prizmit të NATO-s dhe rëndësisë që kanë raportet e sigurisë mes SHBA-ve dhe aleatëve perëndimor.

“Ai do të punojë në zgjerimin e interesave të përbashkëta në sferën politike, ushtarake dhe ekonomike dhe do të angazhohet për zgjerimin e NATO-s, përfshirë këtu edhe ftesën e anëtarësimit për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, me gjithë kundërshtimin rus”, ka thënë ai. Ndërkaq, nëse Obama bëhet president, Sitilides vlerëson se ai ”do ta ngrinte këtë proces të zgjerimit”.

Kur është fjala për Ballkanin, respektivisht Kosovën, Sitilides ka vlerësuar se nuk ka dallime të mëdha në mes të McCainit dhe Obamas, pos që, sipas tij, “Obama do të mund të kishte më shumë mirëkuptim për pozitën serbe, sidomos për shkak të ndikimit dhe numrit të madh të popullatës serbo-amerikane në Chicago dhe Illiniois. Megjithatë, ai parasheh se qasja ndaj këtij rajoni do të mbetet në duart e establishmentit të politikës së jashtme në Washington.

Sitilides ka thënë se Washingtoni do të angazhohet për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, mirëpo edhe që të ruajë pavarësinë e Kosovës – por njëkohësish, do të punojë edhe në eliminimin e ndikimit të mafisë në Kosovë dhe reformimit të institucioneve të korruptuara të saj. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top