Ozil: Arsenali magjik, luan si “play-station”

cent

...Lontano
Mesut Ozil po e shijon në mak simum aventurën e tij tek Arsenali. Edhe pse u cilësua si një transferim me ulje të nivelit për gjermanin, ai duket se nuk është penduar aspak. “Jam shumë i lumtur për ecurinë e skuadrës dhe mbi të gjitha për harmoninë në lojën tonë.
qzryhv.jpg
Goli i shënuar në fundjavën e kaluar ishte i mrekullueshëm. Ne luajmë ‘tikataka’ si Barcelona. Në fakt, duket si në ‘play-station’, pasi secili e di detyrën e tij dhe ka një përmbledhje futbollistësh në perfeksion, sa u përket karakteristikave. Di gjithnjë se ku duhet ta çosh topin dhe se cili di të shfrytëzojë pozicionin e kundërshtarit në fushë. Kam besim që ky edicion do jetë shumë pozitiv për ne”, – tha Ozil. Për ndeshjen kundër Dortmundit ai komentoi: “Janë një skuadër e shkëlqyer dhe që kanë ruajtur yjet kryesorë të edicionit të kaluar. Do të jetë e vështirë, por edhe e bukur të luash ndaj një ekipi që zhvillon një futboll aq atraktiv sa ata. Sigurisht që për tifozët ka për të qenë një spektakël më vete”. Ndërkohë, portieri Shezni ka paralajmëruar për goditjet nga distanca të futbollistëve të Borusias dhe mbi të gjitha për Levandovskin. “Borusia është shumë e qartë në atë që bën në fushën e lojës. Zhvillojnë aksione shumë të shpejta dhe kanë futbollistë që janë të rrezikshëm me goditjet nga distanca. Por, shqetësimi kryesor i Arsenalit duhet të jetë pa diskutim Robert Levandovski. E njoh mirë dhe e di që është i aftë të shënojë nga çdo pozicion. Nuk duhet lejuar që ai të kontrollojë topin në afërsi të zonës”, – deklaroi portieri polak i “topçinjve”.

/P.Sport
 
Titulli: Ozil: Arsenali magjik, luan si “play-station”

Lere aman se i morem sysh dje :(
 
Titulli: Ozil: Arsenali magjik, luan si “play-station”

Mir ja bani hate Arsenal ..ja ulen koken me se fundi :p
 
Titulli: Ozil: Arsenali magjik, luan si “play-station”

Pa marre parasysh rezultatin e Arsenalit ndaj Borusia Dortmund, loja qe po ben Arsenali ne kete edicion, me Ozli ne ekip eshte vertete Play-Station...gjithecka eshte perfekte. Mirepo Borusia eshte nenkampion i Europes (te mos e harrojme kete) dhe eshte ekip qe atakon porten nga cdo pozite.
Mendoj se Arsenal sivjet do ta marre tirullin ne Premier Legue dhe do te shkoj shume larg ne LK.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top