Orizi i kuq është ilaç kulmor për zemrën!

Kresha

A pretty face can never trick me
Forma e orizit të fermentuar i cili shfrytëzohet si ilaç bimor dhe ngjyrë për ushqim ka treguar rezultate mahnitëse në mjekimin e pacientëve të cilët kanë përjetuar goditjet e zemrës.
Me hulumtimin e 5000 vullnetarëve në Kinë është vërtetuar se orizi i kuq i fermentuar zvogëlon rrezikun nga goditjet e zemrës për rreth 30%, si dhe rrezikun nga goditjet e zemrës pa pasoja vdekjeprurëse për thuajse 70 për qind.
Studimi është publikuar në revistën American Journal of Cardiology, kurse në të kanë marrë pjesë pjesëtarë të të dy gjinive të cilët kanë përjetuar goditjen në zemër. Ata janë të ndarë në dy grupe dhe të trajtuar me ekstraktin e orizit të kuq të fermentuar të njohur si Xue Zhi Kang (XZK) apo me placebë.
Ekipi i ekspertëve nga Universiteti Thomas Jefferson në Philadelphia, i udhëhequr nga dr. Daniel Capuzzi, ka vërtetuar se te grupi i cili ka konsumuar XZK rreziku nga goditja në zemër është zvogëluar për 50 për qind. Ilaçi i njëjtë në mënyrë drastike ka zvogëluar edhe numrin e të vdekurve nga kanceri.
Këto rezultate në shikim të parë duken të çuditshme, megjithatë, atyre më lehtë u besohet kur dihet se orizi i kuq i fermentuar ka qenë burim i statinës së parë - lovastatinës.
Dr. Capuzzi pohon se efekti i XZK-së është më veprues se statina, ilaçeve për uljen e nivelit të kolesterolit. “Pjesët e sakta përbërëse të XZK kapsulave ende nuk janë ndarë dhe hulumtuar. Megjithatë, rezultatet janë aq të mira sa që i kanë tejkaluar statinat të cilat rekomandohen në shumë vende perëndimore”, ka thënë hulumtuesi.
Orizi i kuq i fermentuar në Kinë shfrytëzohet me mijëra vjet për ruajtjen dhe ngjyrosjen e ushqimit, si mëlmesë dhe ilaç bimor. Pjesët përbërëse të tij bllokojnë sintezën e kolesterolit.
Ekspertët theksojnë se ekstrakti XZK ka qenë veçanërisht i përgatitur për hulumtim dhe se nuk është identik me atë që mund të gjendet në shtesat për ushqim nëpër barnatore, pjesët aktive përbërëse të të cilave ende nuk janë hulumtuar.
Konsumimi i orizit të kuq të fermentuar për herë të parë është shënuar në dinastinë Tang 800 vjet para epokës së re. Fitohet me fermentimin e orizit me ndihmën e tharmit Monascus purpureus. Përshkrim i hollësishëm i kësaj prodhimtarie është regjistruar në Enciklopedinë e farmacisë kineze. Mjekët e kanë shfrytëzuar si shtesë për ushqim i cili zbut problemet me tretjen, qarkullimin e gjakut dhe shpretkën.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top