OBSH zbardh të vërtetën e laboratorit të Wuhan, prej nga shpërtheu pandemia e koronavirusit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
OBSH zbardh të vërtetën e laboratorit të Wuhan, prej nga shpërtheu pandemia e koronavirusit

1588858749757.png
Organizata Botërore e Shëndetit tha të hënën se Uashingtoni nuk kishte ofruar prova për të mbështetur pretendimet “spekulative” të presidentit amerikan, se koronavirusi e kishte origjinën në një laborator kinez.

“Ne nuk kemi marrë asnjë të dhënë ose provë specifike nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në lidhje me origjinën e supozuar të virusit – kështu që nga këndvështrimi ynë, kjo mbetet spekulative”, tha drejtori i emergjencave të OBSH-së, Michael Ryan përmes një konference virtuale.

Shkencëtarët besojnë se virusi vrasës kaloi nga kafshët te njerëzit, kur u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar, ndoshta nga një treg në Wuhan ku shiteshin kafshë ekzotike për mish.
Epidemiologu i njojur amerikan Anthony Fauci i bëri jehonë deklaratës së OBSH-së në një intervistë të botuar të hënën në mbrëmje, nga National Geographic. “Nëse shikoni evolucionin e virusit nga lakuriqët dhe çfarë ekziston tani (prova shkencore), nuk është e mundur të manipulohet artificialisht ose me qëllim”, tha Fauci për revistën. “Gjithçka rreth evolucionit hap pas hapi tregon se (ky virus) evoluoi në natyrë dhe pastaj kalojë në specie,” tha ai.

Presidenti amerikan Donald Trump, gjithnjë e më kritik ndaj mënyrës se si Kina menaxhoi shpërthimin, pretendon të ketë prova se virusi filloi në një laborator në Wuhan. Dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ha se “ka shumë prova” që mbështesin atë pretendim, megjithëse komuniteti i inteligjencës amerikane javën e kaluar tha se do të vazhdojë të studiojë, nëse shpërthimi buronte nga kafshët, apo nga një aksident laboratorik. Kina ka hedhur poshtë me forcë akuzat që laboratori ishte burimi i virusit.
OBSH tha javën e kaluar se dëshironte të merrte ftesë, për të marrë pjesë në hetimet kineze mbi origjinën shtazore të pandemisë, e cila brenda disa muajsh ka vrarë më shumë se 250,000 njerëz në të gjithë botën.
“Ne kemi ofruar, siç bëjmë me çdo rast dhe në çdo vend, ndihmë për kryerjen e hetimeve,” tha Ryan të hënën. Ne mund të mësojmë shumë nga shkencëtarët kinezë”, tha ai. Por ai paralajmëroi që nëse pyetjet në lidhje me origjinën e virusit “parashikohen të bëhen si hetim agresiv, atëherë do jetë shumë më e vështirë që të dalim në përfundimet e duhura. Kjo është një çështje politike”.
“Shkenca duhet të jetë në qendër,” shtoi ai. “Nëse kemi një hetim të bazuar në shkencë se cilat janë speciet e origjinës dhe speciet e ndërmjetme, atëherë nga kjo do të përfitojë i gjithë planeti”. / Times – Bota.al
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top