Obama financon elementet anti-qeveritare në Iran

Kresha

A pretty face can never trick me
Presidenti i SHBA-ve Barak Obama po ri-përsërit epokën e Bushit për të financuar elementet anti-qeveritare të bazuara në Iran përmes njësive të brendshme dhe të jashtme, thuhet në një raport.


USA TODAY raporton se Shtëpia e Bardhë më sa duket ka miratuar fonde multi milionëshe për të ndihmuar Iniciativën Rajonale për Lindjen e Afërt e cila merret me çështjet në këtë rajon.

Gjithashtu edhe Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), që promovon politiken e jashtme të vendit, ka paraqitur një kërkesë për një grant 20 milion dollarësh për grupet që janë kundër qeverisë Iraniane.

Duke folur për "shqetësimet për sigurinë", agjenti nga Departamenti i Shtetit nuk deshi të përmend emrat e pranuesve të këtyre fondeve.

Për të promovuar këtë veprim, USAID është arsyetuar me ndihmësen për "demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit në Iran." Agjencia do ta merr përgjigjen përfundimtare për kërkesën e saj brenda disa ditëve.

Më parë gjatë këtij muajit presidenti ri-zgjedhur Iranian Ahmedinexhad ka sulmuar "stilin e demokracisë liberale perëndimore", duke thënë se kjo ka rezultuar në pasoja shkatërruese në mbarë botën.

"Nën flamurin e liberalizmit, shumë kanë kryer barbarizma kundër njerëzimit, pa u përballur me dënimin meritor."
Kjo ishte si shtesë ndaj kritikave të tij të vazhdueshme ndaj qëndrimit perëndimor për ndërhyrje në punët e Iranit."/presstv
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top