O Sal, do ta bëj BE si Turqia Ali Pashës, ''kokën në tepsi''

Love

βeℓℓe â๓e
giotine.jpg

Nga: Vëzhguesi
Ti s'mund të dalësh kundër "perandorisë", ti e di më mirë këtë. BE s'mund të lejoj një "pashallëk indipendet" në territorin e saj, "pashallëk" që mund të bëhet preh e Rusisë sa hap e mbyll sytë. Mos harro se Perëndimi të ka dhënë një shans të dytë pas katrahurës së '97s. Mos u bëj "bukëshkelë", ata të pastruan emrin. E futën Shqipërinë në NATO dhe hoqën vizat nën qeverisjen tënde... Revanshi i tyre do jetë i egër (ugly).

Përpiqu të lexosh me vëmendje deklaratën e djeshme të Catherine Ashton dhe Stefan Fule.
Ata nuk e njohin vëndimin e KQZ-s për votat e hedhura gabim (citoj): "Për këtë qëllim, partitë duhet të nisin menjëherë dialogun në mënyrë që të bien dakort se si ta trajtojnë çështjen e votave “të hedhura gabimisht”. Një mundësi që mund të merret në konsideratë është që të kërkohet këshillim nga jashtë i pavarur për vendimet e debatuara të KQZ-së."

Pra, për BE-n vendimi i KQZ-s, për votat e hedhura gabimisht, është nul, zero, nuk ekziston fare. BE kërkon të fillohet çdo gjë nga e para. Kërkon të bisedohet paraprakisht mes partive, ose të kërkohet ndihmë e specializuar ndërkombëtare për të vendosur se çdo bëhet me votat e hedhura gabim.

O Sal, BE sot është një superfuqi e re që po forcohet çdo ditë, dhe në këtë aspekt ajo të godet, madje ashpër (europianët jane të egër, nuk jane racional si amerikanët). Shiko Libinë e Gadafit, po e bën copë BE, jo SHBA. Por edhe reaksionin zinxhir në Afrikën Veriore, BE po e menaxhon. Pra kjo "perandori" e re botërore po e zgjeron territorin dhe zonat e influencës së saj, dhe s'mund të lejoj që Shqipëria e vogël të degradoj.

Ti e di shumë mirë që BE të bën dalje (të shkatëron) për 2 javë. Ti je tërësisht i varur ekonomikisht, dhe një izolim i shkurtër të kolaps menjëherë. Mos mendo se "do hedhësh valle në gojë të ujkut", duke e shndëruar Shqipërinë në parajsë të sllavëve. Oh, Jo, joooo, ke mendim shumë të gabuar.
Në një rast të tille do përfundosh si Ali Pasha, "kokën në Bruksel, e trupin në Azi (Rusi)"...

BE ka rregullat e veta për zgjedhjet, i do të lira e të ndershme. Përderisa hyre në atë "perandori", duhet të përmbushësh rregullat e saj. Rregullat e lojës nuk i bën zotërote, i bëjnë ata.
BE s'mund të lejoj një Lukashenko në gjirin e saj.
Thirri mendjes.
Do të të bëjnë shembullin e parë negativ të "perandorisë"
 
Pe: O Sal, do ta bëj BE si Turqia Ali Pashës, ''kokën në tepsi''

O ketij ishalla e vrasin e tredhin e ja kepusin koke e duar se na cc..... t.....! Njeri idiot eshte.!
 
Pe: O Sal, do ta bëj BE si Turqia Ali Pashës, ''kokën në tepsi''

Tamom idiot, gay hesapi mo.!
 
Pe: O Sal, do ta bëj BE si Turqia Ali Pashës, ''kokën në tepsi''

Ia me ne fund doli nje qe tha
qe cfare behet, ne jemi loder e te tjereve.
Por kujte te ia thoje...
Mbaj mend kur ishin protestat e Sala thosh do vijne yjet amerikane te kendojne LOL
Eshte per te qare se kjo eshte kulmi i injorances!!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top