NYT: Shqipëria, vendi që duhet vizituar në 2014-n

Tuana

Nada é por acaso!
shqipe-1024x470.jpg


“New York Times”, në artikullin kushtuar 52 vendeve që duhen vizituar për vitin 2014, e përfshinë Shqipërinë në katër vendet e para.

Në vendin e katër nga 52 që këshillon NYT është bregdeti i Shqipërisë që konsiderohet dëshmi e qyteteve në transformim, ku mund të shihen kafshë ekzotike, mund të eksplorohet e shkuara dhe shijohet plazhi para se ato të mbi popullohen nga turmat e turistëve.

Në përshkrimin për Shqipërinë thuhet se në bregdetin e saj mund të gjendet bukuria e bregdetit të Dalmacisë, me rrënojat e pazbuluara të Turqisë apo Greqisë, ku mblidhet natyra karakteristike e vendeve rurale të Italisë.

Gazeta shkruan se, zhvillimi i shfrenuar që kërcënon të kthejë gjithçka në beton në vitet pas komunizmit, por frenohet nga qeveria e re që ka premtuar për ta mbajtur bregdetin autentik./NA/


http://www.nytimes.com/interactive/2014/01/10/travel/2014-places-to-go.html?_r=2
 
Titulli: NYT: Shqipëria, vendi që duhet vizituar në 2014-n

Dicka qe eshte reale ka thene
 
Titulli: NYT: Shqipëria, vendi që duhet vizituar në 2014-n

dhe une kam ndermend te vizitoj shqiperine kete vit..se keto shtetet e tjera i kam vizituar te gjitha lol
 
Titulli: NYT: Shqipëria, vendi që duhet vizituar në 2014-n

Do ta vizitojm qe cke me te :D
 
Titulli: NYT: Shqipëria, vendi që duhet vizituar në 2014-n

Mangesite ne sektorin e turizmit jan te shumta,puna qe duhet te bej Ministrja me stafin e saj deri ne çeljen e sezonit Veror esht shume dhe duhet ndihme dhe fokusim te veçante nga ana Qeverise per t'e ndihmuar kete sektor,qe mund te sjelle oksigjen per ekonomine.

Nese keto turiste do e vizitonin Shqiperine sezonin 2015 do ishte shume me mire per arsyet qe ky vit (nese do punoje kjo Qeveri per turizmin) duhet per t'e mbyllur disa mangesi qe jan esenciale per nje turist qe vjen nga Perendimi.
 
Titulli: NYT: Shqipëria, vendi që duhet vizituar në 2014-n

Dicka qe eshte reale ka thene
Pse e thua nje gje till!Shqiperia ka sh vende te bukura , madje te beshe pushim ne bregdet jan qmimet shum te favorshem per cdo turist, ke parasysh ne ulqin sa te larta jan qmimet e mos te dalim ne kroaci apo diku tjeter.
Pastja ka vendet malore se te knaqet syri , mos e krahaso me vendet tjeter kur jan investu miljardat per mu duke sa me natyrale ,,, por prap natyralen nuk kan arri ta bejn ..........Ja vlen te vizitosh Shqiperin:lovju:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top