Nuk e kishte vënë mirë vellon islamike/ Burri rreh në mes të rrugës gruan e panjohur në Iran

Hera

Έτερος εγώ
Nuk e kishte vënë mirë vellon islamike/ Burri rreh në mes të rrugës gruan e panjohur në Iran


Screenshot_1-47.jpg


Pamjet filmike treguan sesi një burrë në Iran ka sulmuar papritur një grua në rrugë vetëm sepse ajo nuk e kishte vendosur siç duhet vellon islamike.

Burri me mjekër i flet një herë gruas duke e qortuar, pastaj kur ajo ia kthen fjalën, ai e godet. Duket se personi ishte një ndjekës i linjës së ashpër në vend. Aktivisti iranian Masih Alinejad, i cili ka udhëhequr një fushatë kundër mbajtjes së detyrueshme të perces, tha se “shumë gra iraniane përballen me situata të tilla”. “Në mes të ditës në Iran, një grua që ecën në rrugë sulmohet fizikisht nga një mbështetës fanatik i regjimit për shkak të hixhabit të saj,” shkruan Alinejad në krah të videos.
25826496-8099235-image-a-5_1583926048169.jpg
“Herën tjetër, atyre që do t`ju thonë se hixhabi i detyrueshëm është problem shumë i vogël, tregojuni këtë video”, shton ai. Aktivisti thotë se kishte folur me gruan e sulmuar, e ajo i ka thënë se kishte shkuar në polici të bënte një denoncim, por autoritetet nuk pranuan të ndalojnë agresorin e saj sepse gruaja pati vetëm dëmtime të brendshme dhe sepse burri, thjesht po zbatonte sipas tyre vullnetarisht kodet e moralit. Kodi islamik i veshjes, i vendosur në Iran që prej revolucionit të vitit 1979, e konsideron mbajtjen e vellos islamike si detyrim për çdo femër që kalon moshën 13 vjeç.
25826498-8099235-image-m-4_1583926041887.jpg


Top Channel
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Me thoni pse bota shkon pas?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top