Nobeli Metis

alfonci

Veri investigatio
Kush eshte nobelisti francez i letersise per vitin 2008. Profil i nje njeriu qe beson tek piketakimet e kulturave, popujve dhe vendeve dhe jo tek "perplasja e qyteterimeve". Motoja e te cilit eshte: Udhetoj, pra shkruaj.

Luan Rama

Nobeli i sivjetshem i letersise ishte nje metis. Nje metis i botes se kulturave, pasi si nomad qe eshte, edhe pse francez ne lindje, morisien (ishujt Mauricius) ne origjine, ai i ngjan me shume nje "qytetari te botes". Ja pse me te drejte, ky shkrimtar 68 vjecar thote se "atdheu im eshte letersia". Dhe ne mund te shtojme se bota e tij eshte nje metisazh kulturash, te cilat ai i ka perjetuar ne kohe e vende te ndryshme, ne menyra te ndryshme qe perfaqesojne ato buronja ku marrin jete personazhe qe vijne nga nje toke ndryshe nga c'jemi mesuar ta shohim ne letersine e perditshme. Jean Marie Gustave Le Clezio (Klezio) nuk i perket ideologjise, as rradheve te shkrimtareve te angazhuar. Angazhimi i tij eshte "Tjetri", kultura e "Tjetrit", qyteterimet qe cilesohen te vogla apo te humbura, apo qe kercenohen te humbasin, por qe shndrisin si "pepita" ari.

Me 6 tetorin e kaluar, Juria e Cmimit Nobel te Letersise ne Stokholm, e cila beri te ditur emrin e nobelistit per vitin 2008, e cilesoi ate nder te tjera si "nje shkrimtar te aventures poetike dhe ekstazes sensuale", si "nje zbulues i nje qyteterimi pertej dhe mbi qyteterimet qe zoterojne". Kuptohet qe ne qyteterimet e sotme, ai kerkon vlera te cilat deshmojne per nje humanizem te rralle. Emri i tij prej disa vitesh ka qene ne listat e Cmimit Nobel, ashtu si dhe ai i Kadarese. Ne do te deshironim padyshim te ishte Kadareja, jo pse eshte nje shqiptar, por sepse forca e fjales dhe imagjinates se tij e kalon ate te Klezio-s. Por nese Kadareja eshte demtuar nga ziliqaret rreth tij (ata do ta donin te kishte perjetuar burgun totalitar apo te vdiste qe ai ta meritonte - sa shume ka folur poeti Jean Cocteau rreth artistit se ai nderohet me shume i vdekur se sa i gjalle; te tjere te huaj, e konsideruan nje lloj nacionalisti pse ai luftoi per lirine e Kosoves), Klezio u vleresua pikerisht per kete metisazh dhe vleresim te kulturave te tjera. Ate dite qe njohem emrin e nobelistit, ne televizionin francez, gazetari i "France 2" e pyeste Klezio-n se "sa i rendesishem ishte ky cmim per te" dhe ai i pergjigjej: "Sigurisht eshte i rendesishem pasi eshte nje njohje boterore. Shkrimtaret jane te brishte dhe ata mund te thyhen lehte. Jane njerez qe kane nevoje t'u njihet vepra e tyre. Pra kerkojne te jene legjitime…".

Pas shkrimtarit Claude Simon, Nobeli i sotem i Letersise kishte 23 vjet qe nuk kishte trokitur ne portat e Frances. Dhe ja ku erdhi. Klezio eshte nobelisti i 14-te francez qe hyn ne Panteonin letrar boteror, edhe pse ne fjalen e tij ai tha se "kete cmim ia dedikoj vendit tim te origjines, ishullit Mauricius (Moris)". Ne fakt, qe me 1994, ne nje sondazh te revistes se njohur amerikane Life, shkruhej se "Klezio eshte shkrimtari me i madh i gjuhes frenge". Por vete Klezio rreth ketij vleresimi kishte thene: "Ne krye une do te vendosja Julien Gracq". Dhe kishte te drejte.

Shkrimtari Klezio nuk beson ne teorine e perplasjes se qyteterimeve dhe apologjite e Samuel Huntigtonit mbi luftrat qe do te ndodhin, sic e pohon dhe vete Klezio. "Une i urrej ato teori, madje kam shkruar dhe nje shkrim kunder tij...Une nuk besoj se ne nje ane jane vlerat e botes perendimore dhe nga ana tjeter nje bote disi barbare. Ne fakt te gjitha kulturat jane metise, te perziera, madje dhe ajo perendimore ka elemente nga Afrika, Azia, etj. Nuk mund t'i bejme barriera metisazhit te kulturave. Moderniteti eshte gjithashtu dhe japonez, korean, kinez, po aq sa dhe evropian apo amerikan etj." Kjo optike e kultures, duket qe jo vetem perben thelbin e ketij shkrimtari por me sa duket edhe ate cka e ka shtyre jurine e Nobelit per t'i akorduar atij kete cmim, duke e vleresuar ne rradhen e intelektualeve me spikates kozmopolite, humaniste e progresiste te kesaj bote.

Nese nuk udhetoj, s'mund te shkruaj

Kjo eshte deviza e ketij shkrimtari: te udhetoj dhe te shkruaje. Piketakimet me vendet dhe popujt e ndryshem e kane frymezuar dhe e frymezojne gjithnje dhe tani qe jeton ne prag te shkretetires se Rio Grande-s, ne Shtetin e Meksikes se Re te SHBA-se bashke me gruan e tij Jémia, nje marokene dhe dy vajzat e tij. Nje dashuri e shkruar ne leter. Heronj te krijuar, por ku eshte gjithnje ai apo miqte dhe te afermit e tij, mbresat e tij, histori te familjes dhe origjines, e kaluara dhe endrrat. Pasi Klezio eshte nje njeri qe enderron. Dhe ai nuk lodhet se enderruari. Valle paqen e humbur? Jo paqen qe kercenohet nga luftrat ne planetin Toke, por nje paqe tjeter, ate te jetes njerezore, te kaluares njerezore te ngjizur fort me dheun, detin, flladin, pyjet, zogjte, me jeten dhe vdekjen ne paqe me natyren. Me vershimin e lumenjve dhe heshtjen e shkretetires, sic shkruan ai dhe ne romanin e tij "Shkretetira", te botuar ne vitin 1980: "Aty ne shkretetire, liria nuk kishte fund. Ajo ishte e pamate si pafundesia dhe shtrirja e tokes, e bukur dhe mizore si drita, e embel si syte e ujit. Cdo dite, ne oret e para te agimit, njerezit e lire ktheheshin drejt shtepive, drejt jugut, atje ku askush tjeter nuk donte te jetonte…". Eshte pra bota e indigjeneve. "Akti i udhetimit, - thote ai ne nje nga intervistat e tij, - eshte i lidhur me udhetimin tim te pare. Ndoshta nje lloj mungese, nje lloj largimi, levizja drejt nje toke te panjohur, duke zbuluar vende te virgjera me rreziqe imagjinare. Lumenjte me linin mbresa te medha…". Historine e jetes se tij, ne nje fare menyre e gjen te shkruar ne romanet e tij. "Une nuk dua te shkruaj kujtime, - thote ai. - Sipas meje, romani eshte menyra vetme per te eksploruar te kaluaren. Qe nga romani "Procesverbali" kam pershtypjen se kam shkruar vecse autobiografi…".

Klezio u ngjan atyre shkrimtareve qe jane te lidhur ngushte me te kaluaren e tyre. A nuk ka ndodhur keshtu me Jack London, Margarite Mitchell, me Jursenar, Albert Cohen apo Duras? "Ne faqet e romaneve te mia, - shkruan ai, - une vendos ngjarje te perjetuara. Dhe sa here mbaroj nje liber me kap nje lloj depresioni. Ndjej peshen e rende e te tmerrshme te rezonances se heshtjes. Atehere nis te lexoj dhe vetem leximet me japin deshiren te vazhdoj…". Po. Prej vitesh, rralle here kritika shkruante per romanet e Klezios, dhe pas suksesit te pare te librit "Procesverbali", ne moshen 23 vjecare kur mori cmimin "Renaudot" (ai per pak mori cmimin "Goncourt"), pati nje lloj heshtje. Nga vinte ky njeri dhe ngjitej keshtu ne majat e letersise franceze? Xhelozi? Sigurisht…si kudo.

Pikerisht kjo jete udhetimesh e coi ate te jetonte ne Panama dhe Ameriken qendrore, te jetoje me indianet "emberas" ne zonat e largeta te Jukatanit dhe te Mishoakanit, me indigjenet e Amerikes, ne manastiret budiste te Tajlandes, ne Songkhla, ku per pak deshi te qendronte te perjetonte eksperiencen budiste, sic beri poeti dhe kengetari amerikan Leonard Cohen vite me pare. Dhe kur e pyet ate per letersine e tij, si e nje udhetari gjithnje ne udhetim, ai te pergjigjet: "Me duket vetja se jam kudo dhe asgjekundi. Zgjidhja ime e vetme eshte te shkruaj libra…". Ja pra qe "Terra amata" e tij eshte gjithe bota; vende, kenge mite e legjenda. Jane azteket e vdekur dhe palestinezet e gjalle.
 
Titulli: Nobeli metis

Afrika

Gjithcka per Klezio-n fillon me Afriken. Ai ishte 7 vjec kur bashke me nenen dhe te vellain moren ne Nise anijen "Nigestrom" te linjes "Holland Africa Line". Shkonin te takonin atin e tyre, ate qe nuk e kishin njohur, ate qe gjate luftes, mjek ushtarak ne ushtrine britanike, u perpoq te vinte gjer ne brigjet e Frances per te pare femijet e tij, por pa sukses. Ne kete udhetim, ai pa molet e qyteteve-porte ne brigjet e Afrikes perendimore: Dakar, Takoradi, Lome, Kotonu. Gjate ketij udhetimi, femija i vogel qe kishte perjetuar luften ne nje mjerim te skajshem, regjistronte ne kujtese imazhe, mbresa, portrete te papara, pamje te nje bote te paqte e te cuditshme, qe do te hynin me pas ne romanet e tij. Pikerisht ne nje anije te tille ai kishte hedhur dhe shenimet e librit te pare qe do ta titullonte "Kur do te niseni zoti Alb"? Ne kete roman eshte Afrika, eshte jeta e indigjeneve, spektaklet popullore, vallet e kenget e afrikaneve, eshte femijeria e tij kembezbathur ne token e nxehte dhe te care te Afrikes, horizontet e savanes…Kur kishin zbarkuar me se fundi ne Port-Harcourt, ai pa nje burre te thyer e te lodhur qe i priste, nje njeri me pantallona te gjera e te shkurtera. Ishte babai i tyre. Ai ishte nga Mauricius dhe kishte studiuar per mjekesi ne Londer dhe pastaj kishte zbritur ne Afrike. Prej vitesh punonte ne Ogoja, ne provincen e "Cross River", ku mjekonte leprozet, njerezit e semure me paludizem, etj, ku bente gjithcka si mjek, nga lindjet e grave gjer tek autopsite. Me nje aparat "Leica" ai fotografonte peisazhet, femijet, ritet, vallet. Dhe per femijen Klezio qe kishte perjetuar luften dhe ankthin e madh, Afrika dukej nje liri e mrekullueshme. Edhe ne romanin e dyte "Oradi i zi", eshte perseri Afrika. "Kur shkrova librin e dyte, kete aventure afrikane nuk e njihja. Ishte si te shpetoja nga rreziqet dhe si te mesohesha me te ardhmen…Me vone, kerkoja pikerisht kete levizje qe me merrte me vete, me transformonte, me bente te isha nje tjeter. Librat jane si endrrat. Libra qe s'do t'i shkruaj me kurre, pasi jeta eshte teper e shkurter…" Dhe historia e Afrikes do te vazhdonte, pasi kujtimet ishin gjithnje aty, ne shpirtin e tij, ne femijerine, ne afrimin e gjemimeve te qiellit, ne rrebeshet e papritura te kubese se Afrikes. Edhe ne vitin 2003, ne romanin e tij shume te njohur tashme "Afrikani", eshte pikerisht kjo Afrike me magjine dhe misteret e saj, me legjendat e saj, eshte ai piketakim me te atin dhe femijerine e perkundur ne horizonte te tjera, ne nje tjeter paqe, larg gjemimit te bombave.

Letersia nomade

Njezet vjecar dhe me nje pasaporte franko-britanike ne xhep, ne kohen e luftes se Algjerise Klezio shkoi ne Londer. Ai nuk donte te angazhohej ne ate lufte te kote. Imazhet e luftes se francezeve ne Vietnam, ngjarjet ne Dien-Bien Fu, e kishin tronditur. "Ika ne Londer. Ishte ftohte, erresire, binte shi…Ishte dicka e ashper, e tendosur, dicka qe nuk te ngrohte dhe nuk te bente te enderroje. ..Per mua ishte nje lloj vendstrehimi. Por atje ndjeva se isha me shume francez. Anglia eshte nje vend i lagjeve etnike, i dhunes, i realitetit te ashper. E ndjeva veten keq. Dhe sot prandaj nuk jam kthyer me". Pas Londres dhe sukseseve te para ne letersi, Klezio e ndjente se e therrisnin horizonte te tjere, se ai nuk mund te qendronte ne kafenete e Nises dhe te shkruante romanet e tij. Kishte nevoje per ajer, jete njerezore, botra te tjera. Atehere ishte 28 vjecar. Ishte viti 1967, pragu i nje bote qe ziente, pragu i levizjeve te "majit te vitit 68"-es. Dhe ai u nis drejt Meksikes. "Meksika ishte goditja ime. Vendi i revolucionit tim te vertete. Atje, kisha pershtypjen se ne cdo moment kisha perpara syve revolucionin. Nuk i harroj femijet e atyre qe kerkonin te emigronin drejt veriut me nje shprese te kote per te kaluar telat e kufirit drejt Amerikes. Nuk i harroj ata mijra njerez qe ulerinin dhe shprehnin urrejtjen ne qytet kur kalonte kortezhi presidencial. Aty e kuptova se c'mund te ishte forca e nje populli te bashkuar. E zbulova Meksiken ne kohen kur shume pak e dallonte jeten nga vdekja. Larg, maji i 68'-es me dukej qesharak. Dhe akoma me qesharake revolta e banoreve te Nises kunder plehrave dhe minjve qe qarkullonin neper rruge…"

Dhe ne romanin tjeter "Kerkuesi i arit" eshte perseri kujtesa. Klezio-n e ka thirrur gjithnje kushtrimi i te pareve, historia e stergjyshit te tij, nje revolucionari bretonas ne kohen e Revolucionit Francez, qe meqenese nuk pranoi t'u bindej rregullave te ashpra te Republikes se re (bretonet e Morbihanit atehere mbanin floket e gjata dhe atyre donin t'ua prisnin floket, cka per ta ishte nje lloj cnderimi) atehere bashke me disa miq te tij ai kishte marre rrugen e detit dhe kishte zbarkuar ne nje cep vullkanik ne ishullin Maurice, ne fund te oqeanit Indian, ne nje koloni te vjeter te Frances. Duke kerkuar historine e te pareve te tij, ai kishte gjetur dhe nje ditar te ketij stergjyshi, i cili do ta frymezonte per romanin e tij. Klezio thote se stergjyshi i tij kur zbarkoi ne kete ishull me anije, ishte kryqezuar me anijen tjeter "Amazone", e cila sillte per ne Marseje poetin Rembo, i cili shume shpejt do te vdiste nga kemba e gangrenizuar. Emri Klezio (Clezio) ne gjuhen bretone-kelte do te thote i mbyllur, cka do te jete e kunderta e pinjollit Klezio dhe shkrimtarit te ardhshem, i cili nuk do te duronte te jetonte vetem ne nje vend. I lidhur me Bretanjen, ku eshte dhe shtepia e njerezve te tij, ai shpreson qe nje dite do te ngulet atje, per te shkruar romane te tjera. "Sa me shume vitet kalojne, - thote ai, - aq me shume kam deshire te kthehem ne Bretanje, ne token tone te lashte. Ajo me prek shpirtin…".

Klezio ka shkruar mbi 50 romane. Romani i tij i fundit, "Ritournelle de la faim" (Refreni i urise) qe sapo eshte botuar ne France, eshte perseri nje roman qe ka nje pjese te jetes se tij dhe ku heroine eshte nena e tij, ne personazhin e Ethel Brun, nje vajze me origjine nga ishulli Maurice, qe jeton kohen e Hitlerit dhe Musolinit, e cila njihet ne Bretanje me anglezin Laurent Fild. Ne kete roman, ne "qytetin operete", sic e cileson ai Nisen e asaj kohe, ne "qytetin indiferent dhe me shume diell", ai tregon per urine, urine qe njohu dhe nobelisti tjeter francez Albert Camus (Kamy), i cili u rrit ne varferi ne nje kazbah te Algjerise. "Une e njoh urine, - shkruan Klezio, - e kam perjetuar. Femije i pasluftes, une vrapoja pas kamioneve te ushtareve amerikane per te kapur cokollatat, camcakezet dhe biskotat qe ata na hidhnin nga makinat…Kjo uri eshte tek une dhe nuk mund ta harroj. Eshte nje lloj drite e forte qe me pengon te harroj femijerine time. Pa kete lloj femijerie, ku mungonte gjithcka, s'do te kisha ruajtur asgje ne kujtese. Te jetosh vetem i lumtur eshte si te mos kesh kujtese. Valle a isha fatkeq? Nuk e di. Vecse mbaj mend se nje mengjes u zgjova dhe ndjeva ndjesine e mrekullueshme se isha ngopur…Ajo buke e bardhe, e bute, me nje arome aq te kendshme, ai vaj peshku qe rridhte neper gryke, ato kristale kripe dhe luget me qumesht pluhuri qe krijonin ne goje nje lloj brumi qe te ngjitej ne goje, ah... Dal nga vitet gri dhe hyj ne drite. Jam i lire. Ekzistoj…".

Klezio, ky nobelist i cilesuar "kerkues endrrash te humbura", "barbar pagan" apo "Nobelist i crrenjosjes", ka thene diku se letersia per te eshte si deti, ose me mire si fluturimi i zogjve mbi det, te cilet rreshqasin afer valeve, duke shkuar drejt diellit. Pikerisht ky vizion i letersise i ben te vecanta romanet e tij, te kendshme, histori njerezore qe te rrembejne dhe te mbarsin, duke te shtyre edhe ty drejt diellit. Dhe kjo eshte poetike, teper njerezore, larg horizonteve gri te nje jete gjithnje e me te veshtire…Kjo meriton te te cojne ne Panteonin e madh te Letrave.

revistaklan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top