Njohjet e Kosovës, dëshmi se nuk kemi të bëjmë me precedent

Ado

FISEBILIL-LAH
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose-Manuel Barroso ka deklaruar në Bruksel se është fakt se Kosovën e kanë njohur shumica dërmuese e shteteve të Bashkimit Evropian, dhe ka shtuar se, “kjo është dëshmi se ky rast nuk mund të shërbejë si precedent për rajonet separatiste të Gjeorgjisë - Osetinë Jugore dhe Abkhazinë”.

"Që nga fillimi kemi thënë se Kosova nuk mund të krijojë precedent. Konsiderojmë se nuk duhet tërhequr asnjë lloj paralele mes situatës në Kosovë dhe rajonet separatiste të Gjeorgjisë”, ka thënë Barroso pas takimit që ka zhvilluar të martën me presidentin e Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili.

"Rrjedha e ngjarjeve ka dëshmuar një gjë të tillë. Kosovën e kanë njohur një numër i konsiderueshëm i shteteve botërore, pjesa dërmuese e shteteve anëtare të BE-së, sikur edhe shumë shtete të tjera jashtë Evropës... ndërsa rajonet gjeorgjiane nuk i ka njohur askush i rëndësishëm në botë”, ka thënë Barroso.

Saakasvilli ndërkaq ka thënë se dallimi qëndron në faktin se, “NATO-ja ka hyrë në Kosovë për ta penguar një spastrim etnik, ndërsa Rusia ka ardhur në Gjeorgji për të kryer një spastrim etnik”.

Barroso ka thënë se BE-ja nuk do të lejojë të kalohet “vija e kuqe”, dhe ajo është respektimi i plotë i integritetit territorial dhe sovranitetit të Gjeorgjisë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top