Një shqiptar i jep “nur” Dolce&Gabbanas

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Një djalë me fizik si të tijin dhe një fotozheni për t’u pasur zili do të çmendte çdo aparat. Falë dhuntive, por mbi të gjitha pasionit dhe vullnetit për të arritur majat, Kristofor Pitushi ia ka dalë të jetë një ndër modelët më në zë në pasarelat e Milanos.

Suksesi i tij në botën ndërkombëtare të modës nisi në qershor të vitit të shkuar, kohë kur 25-vjeçari me origjinë nga Kuçova u bë pjesë e një prej agjencive profesionale në Itali.

Ai ka sfiluar për markat më në zë, si “Calvin Klein”, “Dolce&Gabbana”, “LEE Jeans”, “CARRERA”, “BILLIONAIRE”. Suksesi më i fundit i takon javës së shkuar, ku Kristofori ishte pjesë e sfilatës “Alta Moda” të “Dolce&Gabbana”, zhvilluar në Milano.

Jeta e të riut, që po ngjit shkallët e karrierës në pasarelat e botës, ka nisur në një qytezë të vogël të Shqipërisë. Kristofori ka kryer studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Hidroteknikë, e njëkohësisht ka qenë pjesë edhe e modelingut shqiptar. Ka nisur të përfshihet në këtë fushë që prej vitit 2010.

Të gjithë suksesin e arritur, i riu ia atribuon punës sistematike dhe këmbëngulëse për të qenë në qendrën e botës së modelingut, në Milano. Por, duket se kjo arritje është vetëm fillimi për të riun ambicioz shqiptar.

/ Top Channel
 
Titulli: Një shqiptar i jep “nur” Dolce&Gabbanas

Bravo e paska kap sapunin tek Dolce dmth :D
 
Titulli: Një shqiptar i jep “nur” Dolce&Gabbanas

Urime & suksese ne te ardhmen , Shqiptarit .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top