Nje rrahje teper....

Cdo puthje e jotja,
per mua
zgjon nje tjeter deshire
rrime edhe pak?!
Ja keshtu te strukur,keshtu te fshehur ...

Cdo deshire per ty ndaj meje eshte rrenim...
Ndahemi sonte ?!....ose neser,
Me mire te uritur sesa te dehur


vargje te bukura
 
Vetmise


Une prap e vetme sot
edhe dje ....
po ti ne c'shtrat po dergjesh
naten e mire kujt i the
po me ikin te gjitha sikurse dhe ti
vjeshten po jetoj, dimrin po arrij
po vjen mesnata dhe une prap vetem
gjumin lotueshem shkruaj ne leter

nata trishtimin me servir ,as yjet s'po i shoh
shtrati me zvarrit nen carcafe te ftohte
kembet akull s'po m'i ngroh
erresira po me merr frymen
asgje nuk pipetij
syhapur enderroj gjumin,qe lotet mos dalin symbyllur rri
....jetoj e me doren time tenden s'e shtrengoj
kete dere pa celes s'e hap kush ,hapa ne oborr nuk po degjoj
......mendohem e prap veten gjyqeve te mendjes sime
lenduar tek vrapon e shoh
....dashurohem e prap vetem jetoj....
 
Dhe pa to...

Të pranoj pak Helenë
Dhe pak Penelopë
Sigurisht pak Zhulietë
Dhe pak Dezdemonë.

Këto i them më shumë për botën
Se unë s'ndjej mungesë
Dhe pa to të kam të plotë
Skllave-Mbretëreshë.
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Sa trishte ne kete qytet te trishte
ku mes shiut femrat presin qe cigarja te digjet per to

sa fatkeqe kjo kafene zemerthyerish
nje brun vjen,nje bjonde shkon

Se di... kush nga te dy
njeri tjetrin fton!
 
Titulli: Nje rrahje teper....

E urrej oren fiks te gjumit
kur duhet te shtrihem se te gjithe flene
ka kaq shume nete gjumi-vdekje
e keta nje cast vdekje....
pushim s'po bejne
 
Ti nuk je vetem tha ai...


Ti kaq bosh
vuan me mua plotesine time
plotesine tone

Une...kaq plot vuaj me ty boshesine tende
mekatin tone

Ne zbrazeti jetoj,ti prap i plote me ngushellon.
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Po nuk di valle
kush na e dergoi kete surprize

mos fati i padeshiruar?!
a ndonje ndjenje e shfrenuar!

Te kete qene thua nje mallkim
apo mos ajo e ~shprehura deshire~ e babait tim?!
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Te kane vjedhur zemren shpirt?
apo dashurine te kane burgosur???
Te lutem ,falme pak nga dashuria rezerve

Tek e fundit per miqte ruhet ajo.....
 
Titulli: Nje rrahje teper....

na shkruaj no nje poezi qe tia dergoj t e dashures se mua s'me jepet fare per poezi

Te kete valle per poezi nevoje e dashura jote ???
Pyete a i pelqejne njehere
pastaj ka shume menyra per ta shprehur ate .....dashurine :D
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Bravo,zhgenjyy jane me te vertet mbreselenese,edhe un shkruaj poezi,nuk e di pse e kam kete ide timen,por qe te shkruash poezi duhet te jesh thjesht melankolik,ti ndjesh vargjet qe shkruan,un p.sh kur shkruaj ose kur kexoj poezi me mbushen gjithmion syte me lot,nuk e di sa dakort je me mua por ky eshte opinioni im.te pershendes me 2 vargjet e mia"po c'uragan je keshtu?,qe zemer degdisur ende per ty mendoj"
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Me lodhi te qenet e lodhur
u lodha te dua ate qe e duan te tjeret
Jeta ime substance e mbingopur
....dua te ndryshoj "look"
23:06
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Ne udhekryq sot koha mbeti
dhe shoh ne mjergull ata sy
serish pa ty nata me gjeti
serish pa ty dita u gdhi
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Nuk kthej vetem vizita. Kam hyre ketu pa ftuar dhe e kam gjetur shtruar, sikurse dhe kete cast. Urime per vargjet koncize, te pakta ne numur, te shumta ne domethenie.
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Buze te paputhura
buze te paprekura
edhe te lyera shemtuar ngjani

sy te pergjumur
sy te dehur
edhe zgjuar te verber ngjani

Trup i lodhur nga gjumi i sapozgjuar
floke te trishta nga dora braktisur
shpirt i revoltuar me trupin grindur

Nga marrazi rrezikoni te shpertheni
 
Titulli: Nje rrahje teper....

bravo...je e paarritshme ne poezi :)
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Jetoj per ate mengjes ,
kur ai do zgjohet e do me thote ,
se i mungova serish gjate gjumit

Jetoj per ate cast,
kur ai s'do mund te lundroje dot i vetem,
ne anen tjeter te lumit

Jetoj per ate dite kur ,
te ndodhem perballe ndjenjave te tij

Jetoj me luften kunder pushtuesve te mi

Jetoj per naten kur ai do mbetet krejt i vetem
Per t'u hakmarre e qete pastaj
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Jetoj per ate mengjes ,
kur ai do zgjohet e do me thote ,
se i mungova serish gjate gjumit

Jetoj per ate cast,
kur ai s'do mund te lundroje dot i vetem,
ne anen tjeter te lumit

Jetoj per ate dite kur ,
te ndodhem perballe ndjenjave te tij

Jetoj me luften kunder pushtuesve te mi

Jetoj per naten kur ai do mbetet krejt i vetem
Per t'u hakmarre e qete pastaj

Bukur e gjitha, por mua me mbeti ne mendje vargu, Jetoj me luften kunder pushtuesve te mi. Teper i goditur. Urime!
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Nje nate me kish vdekur gjumi
dhe une u dashurova me dike
kur kuptova se ndjenjat e tij kishin lindur te vdekura
u dashurova me vetmine
vetem ajo ish e lire per mua ate nate
...vazhdon te me qendroje besnike
 
Fals

Dje "diell"
sot AKULL
rreth teje Mjegull
..............bej nje dush te ngrohesh
 
Pe: Nje rrahje teper....

Dhe une gezohem te jem mes jush,kam plot miq te mire ketu ,e me vjen keq per largimin ....
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Jetoj per ate mengjes ,
kur ai do zgjohet e do me thote ,
se i mungova serish gjate gjumit

Jetoj per ate cast,
kur ai s'do mund te lundroje dot i vetem,
ne anen tjeter te lumit

Jetoj per ate dite kur ,
te ndodhem perballe ndjenjave te tij

Jetoj me luften kunder pushtuesve te mi

Jetoj per naten kur ai do mbetet krejt i vetem
Per t'u hakmarre e qete pastaj

te gjitha jan vertet shum te bukura,,por kjo ishte :droge:

:puthje:
 
Pe: Nje rrahje teper....

Qenkan poezi te mira triumfuesja... Suksese !
 
Titulli: Nje rrahje teper....

Faleminderit per komentet dhe pelqimet ....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top