Një raketë shqiptare në "Davis Cup"

cent

...Lontano
timthumb.php

Kur fëmijët e tjerë fillojnë të mësojnë si të shkruajnë numrat dhe shkronjat, Rei filloi njëkohësisht të mësonte edhe si të luante tenis. Me kalimin e kohës, ai i ka mësuar vetes se me përpjekje të vazhdueshme mund të bëhesh shumë i suksesshëm. Madje edhe të jesh kampion i një dekade të tërë, ashtu siç është ai. Sot, Rei mëson në shkollën e Gjuhëve të Huaja. Djali 16-vjeçar po studion për spanjisht dhe anglisht aty. Përpos gjuhëve të huaja, ai di shumë mirë edhe gjuhën shqipe. ثshtë një djalë i edukuar dhe fjalori i tij është shumë i pastër. Rei flet me fjalë të thjeshta, ashtu si çdo moshatar i tij, por mënyra se si i zgjedh ato për të na rrëfyer rrugëtimin e tij me raketën e tenisit është për t’u përgëzuar. Gjithçka nisi në moshën 6-vjeçare. Në shkollën e tij, tek “Dora d’Isria”, u organizua një projekt nga Federata Botërore e Tenisit. Kjo federatë në bashkëpunim me federatën shqiptare angazhuan në këtë projekt edhe Rein. Ishte vetëm një fëmijë. Drejt tenisit e ka shtyrë kureshtja. “Që nga ai moment, nuk i jam ndarë më tenisit”, na tregon Pelushi duke shtuar se pas asaj dite jeta e tij nuk do të ishte më njëlloj. Për të mësuar ka më pak kohë se nxënësit e tjerë. Sepse ai stërvitet çdo ditë. Dhe jo pak orë, por plot katër orë në ditë. I duhet të ushqehet dhe të flejë në një orë të caktuar. I duhet të hajë çdo gjë që i rekomandon profesori i tij i tenisit. “Sigurisht që është e vështirë. Por, pa sakrifica asgjë nuk arrihet. Edhe mënyra e të ushqyerit ndryshoi. Prej kohësh, përdor receta të caktuara ushqimore”. Na tregon se, mamaja e tij kujdeset shumë për vaktet e tij ushqimore. Ajo kujdeset edhe për djalin tjetër, vëllain e Reit. Edhe Xhoni merret me tenis. “Familja ka qenë dhe është mbështetja ime kryesore. Pa suportin e tyre, ndoshta nuk do të isha këtu ku jam sot”. Në 2 maj të vitit të kaluar, Rei shkoi në Bullgari për të qenë përfaqësuesi i Kombëtares Shqiptare në “Davis Cup 2012”. Turneu vazhdoi për tre ditë në kryeqytetin bullgar, në Sofje. Ato tre ditë, Rei u njoh me më të mirët e tenisit nëpër botë. U njoh me moshatarët e tij, me ata që do të jenë e ardhmja e këtij sporti. Rezultatet e tij ishin të shkëlqyera. Pelushi e ka siguruar pjesëmarrjen e tij në “Davis Cup” edhe për këtë vit. “Do të shkoj në San Marino, në Itali. Aty do të zhvillohet këtë vit “Davis Cup”. Unë do të përfaqësoj përsëri Shqipërinë”. Përveç rezultateve shumë të mira në “Davis Cup 2012”, Pelushi do të kurorëzohej, katër muaj më vonë, si shqiptari i parë që arrin gjysmëfinalen e Turneut Ndërkombëtar të 2012-ës. Ka dhjetë vjet që merr pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare. Deri tani, Rei Pelushi ka fituar dhjetë kupa. Po sa diploma? “Diploma dhe çmime kam plot”, na thotë ai në përpjekje, ndoshta edhe për të mbuluar pjesën se as ai vetë nuk e di se sa ka. E megjithatë, ai tregohet modest, duke na thënë se ka ende rrugë për të bërë dhe për t’u shpallur kampion nëpër botë. ثndrra e tij është që çdo ditë të dijë të jetë kampion. Nëse vërtet do të jetë i tillë, atëherë ai do të mund të takojë edhe idhullin e tij. Novak Djokovic është model për të. “Nëse ndonjë ditë do ta takoj do t’i them se i ngjaj shumë. Dhe në të vërtet, i ngjaj. Më thonë shpesh që kam ngjashmëri me të”, thotë Rei dhe qesh. Për të, gjithçka është e mundur nëse gëzon shëndet të plotë. “Nëse duhet të përmirësohem edhe më, do të stërvitem edhe më shumë se katër orë në ditë”, na thotë ai në përpjekje për të shpjeguar se në të ardhmen do ta dëgjojmë emrin e tij.

Arritjet

Rei ka rreth njëmbëdhjetë vjet që luan tenis. Ka nisur të luajë që në moshën 6-vjeçare. ثshtë i vetmi shqiptar që ka arritur në gjysmëfinalen e Turneut Ndërkombëtar të Tenisit, turne ky i cili u zhvillua në shtator të vitit që shkoi. Në çdo kompeticion që Rei ka marrë pjesë, ka fituar. Deri në moshën 9-vjeçare, nuk linte askënd që t’ia kalonte. Kur ishte 13 vjeç, ai konkurroi me 14-vjeçarët dhe doli Kampion Kombëtar. Edhe dy vjet më vonë, ai do të fitonte titullin Kampion Kombëtar duke konkurruar me ata që ishin një vit më të mëdhenj se ai. اdo vit tjetër, Rei do ta kishte më të thjeshtë të shpallej kampion kombëtar në tenis sepse gjithnjë e më shumë i përkushtohej këtij sporti. Në moshën 16-vjeçare, ai do të bëhej përfaqësuesi i Shqipërisë në “Davis Cup”. Ka fituar dhjetë kupa në dhjetë vjet karrierë.

Bio

Emri: Rei Pelushi

Datëlindja: 07.08.1996

Vendlindja: Tiranë

Vendbanimi: Tiranë

Arsimi: Nxënës në shkollën e mesme “Asim Vokshi”
/Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top