Nje martese per shpetimin e Kurores

eGo0sTyle

System Engineer
20110503043240prince.jpg



Te premten e 29 prillit, ne oren 10.50 sipas meridianit te Grinuicit, dy miliarde njerez ose me shume se cereku i popullsise se botes i kane syte ne sallen qendrore te Abacise se Uestministerit. Ne oren 11.00 do te shfaqet Kethrin Midellton, 29 vjece, 177cm e gjate dhe rreth 55 kg, shenja zoodiakale e Bricjapit, pa ndonje profesion konkret…shenja te vecanta, per momentin asnje. Ne altar ate do ta prese Lartesia e tij Mbreterore princi Uilliam Artur Filip Luis Uindsor, vjec 28, i dyti ne linjen trashegimtare te fronit te Anglise, shenja zoodiakale Gaforrja, me profesion pilot i Forces Ajrore Mbreterore, pasuri personale e pallogaritshme, i thirrur nga miqte Uill Uells, ndersa nga jo-miqte “dreri tullac”. A eshte kjo “martesa e shekullit”? Ngjan se po, te pakten duke gjykuar nga histeria e masave qe ka shoqeruar krejt numerimin mbrapsht te ketyre diteve.

Vajza e hirshme e nje piloti dhe nje stuardese ka nisur fluturimin drejt botes magjike te nje Hirusheje. Pas shtate vitesh fejese plot veshtiresi, ajo behet “princesha e re e popullit”, sic ishte Ledi D, nje prej ikonave femerore me te jashtezakonshme te shekullit 20. Por lidhni rripat e sigurimit. Pas 14 vitesh nga zhdukja e versionit te pare, prototipi i dyte eshte studiuar deri ne detaje per te duruar presionin ne kabine (qe parashikohet tejet i larte) dhe turbulencat e vazhdueshme. Mbi shpatullat e Kejtit e me pas mbi ato te pilotit Uill (qe vetem fizikisht jane me te medha), peshon misioni i ringjalljes se fateve te Shtepise Uindsor, mbiquajtur “The Firm”, biznesi i nje familjeje qe con perpara Kuroren britanike, te fundmen e monarkive te medha dhe me dinaken e te gjithave.

Ne endrrat e kryeministrit Dejvid Kameron, qe ka hedhur ne tryeze rreth 50 milione paunde per promovimin e kesaj ngjarjeje, “martesa e shekullit” shpresohet te shenoje triumfin kombetar dhe planetar te tradites se Anglise se Vjeter me “Zoti shpetofte Mbretereshen”, me birrat dhe xhinin qe do derdhet lume, perkunder fundit te palavdishem te “Cool Britania-s” se Toni Blerit. Keshtu premieri konservator po provon riformatimin e kombit, duke shpresuar njeheresh edhe largimin e vemendjes se qytetareve te vet nga recesioni ekonomik, permes euforise dhe festave te zgjatura kater ditore te nje dehjeje mbarekombetare. Nga kjo ngjarje, ekonomia thuhet se do marre nje gjallerim prej 600 milione paundesh, me kusht qe te vijne ata 2 milione turiste “mbreterore” sic eshte parashikuar. Dhe me kusht qe ato 20 milione paunde me mallra te imta si suvenire etj, qe tashme Kina i ka prodhuar, te shiten brenda dhe jashte vendit.

Per spektaklin e madh, skenarin e kane perpiluar nje ushtri e tere konsulentesh, shambellanesh e mandarinesh: tema eshte martesa romantike e dy te rinjve normale te vendosur per ta shkruar vete historine e jetes se tyre. Akti i pare i kesaj soap-opere shfaq nje Hirushe te pacen, me origjine modeste, qe ja del te mbaje mbi veten syte e princit te kalter. Vazhdimi i aventures eshte destinuar te mrekulloje miliona njerez, per nje kohe mundesisht te pakufizuar. Idealja do te ishte qe shastisja e audiences te vazhdonte te pakten derisa te ndahet nga seriali protagonistja me e suksesshme e serive te vjetra: Mbreteresha Elisabeta e Dyte. Dasma e endrrave eshte nderkaq duke gozhduar mediat kryesore te botes, te etura per lajme te lumtura ne keto kohe luftrash libike dhe reaktoresh japoneze.

“Tashme me fustanin e vet te dasmes, Kejt mund te shkruaje nje traktat te vertete semiologjie”, nenvizon drejtoresha e Vogue UK, Aleksandra Shulman. “Me shume se nje veshje, ai do te jete nje flamur: I modes britanike, i personalitetit dhe gustos se Kejtit, i ndergjegjesimit te saj mbi rendesine e kostos se nje fustani ne kohera krizash ekonomike”. Kejt akuzohet se vishet si 50 vjecare? Atehere zgjedhja mund te binte mbi shtepine e modes McQueen dhe veshjet e saj fantazmagorike elisabetiane. Por ne gare mbetet edhe tradita e njohur e Brus Oldfildit, ose Valentino britanik. Qofte ne pamje tradicionale ose cool, veshja do te lere gjurme. Ashtu si kostumi i merzitshem blu i mbretereshes, qe sot shitet ne supermerkatet e gjysmes se botes.

Gjithcka ose gati gjithcka ne lidhje me kete martese super-publike, eshte rigorozisht “sekrete dhe private”. Nje nga perjashtimet e pakta eshte torta e dasmes: Pasticierja Fiona Kierns do te krijoje nje kulle shumekateshe me 16 dekorime te ndryshme ne forme gonxhesh e gjethesh, ne gjuhen e luleve viktoriane. Uilli do te kete torten e vet, te frymezuar nga biskotat me cokollate qe pelqente shume kur ishte femije. Ne oren 1, menjehere pas puthjes martesore ne ballkon, embelsirat do te shijohen nga 650 te ftuar te drekes ne te madherishmen Picture Gallery te pallatit Bakingham, nen veshtrimin e Kanaletos, Ticianos, Rubensit dhe Rembrandtit. Menyja kryesore parashikon lumenj shampanjash dhe koktejle te fuqishem, sic e kerkon tradita e dasmave angleze. Te ftuarit e drekes nuk do te jene te njejtet me 1900 te ftuarit e Abacise Uestminster, as me 300 fatlumet qe do te hidhen e lodrojne ne diskoteken e pergatitur nga babai Carls per festen e mbremjes ne sallen e ballos: Protokolli i komplikuar dhe terheqja e ethshme ndaj marteses se shekullit, qe nuk eshte nje event shteteror, ka bere qe ngjarja te ndahet ne tre pjese. Ne listen pothuajse top-sekrete, figurojne Dejvid Bekam dhe zonja, Elton Xhon dhe nje galeri e tere personazhesh. Nder vip-at dhe 40 mbreterit europiane, shtohen edhe miq te gjyshes, mbreti i Tonges, por jo ai i Bunga-Bunges, Berluskoni. Nuk jane ftuar as Savojat dhe as dukesha e Jorkut Sara Ferguson. Heraldika italiane perfaqesohet nga Burbonet dhe markezet Freskobaldi: Princi Carls do te jete shume prane shisheve te tyre te veres Sangiovese dhe Montalcino. Mes te ftuarve te ciftit, per cudi ndodhen edhe ishet e tyre. Kujdes tek dy personazhe: E para eshte trashegimtarja binde Celsi Dejvis me minifundin e saj, ishja e princit Herri; dhe i “dashuri xhaxha Geri”, xhaxhai i Kejtit, nje karagjoz me tatuazhe i famshem per kokainen, pijen e shfrenuar dhe cmendurite e pafundme.

Per zonjat, eshte i detyrueshem “fashinatori”, nje kapeleze me madhesi puplash super-size. Kapelet mbreterore do te ofrohen nga kapeleberesi i cmendur Filip Trejsi, por edhe milanezja Xhusi Breshiani ka prenotuar disa koka ekselente.

Edhe disa kuriozitete: Cifti nuk eshte bestyt. Jo vetem qe Kejt pranoi duke buzeqeshur unazen e fejeses qe ishte e te ndjeres Diane, por do te mberrije ne kishe me nje Rolls Royce Phantom VI, brenda te ciles vjehrrit e saj rrezikuan seriozisht pak muaj me pare, kur u sulmuan nga disa anarkiste. Per sigurine e saj, taksapaguesi britanik do te paguaje rreth 7 milione paunde. Pakogjera. Monarkia vdiq, rrofte monarkia.

E megjithate, ne Britanine e Madhe dashuria eshte ne ajer. Ne vendin me numrin me te larte te divorceve ne Europe, ethet e nje dasme mbreterore nga me glamorozet e 30 viteve te fundit po infektojne qytetare te cdo shtrese. Vitin e kaluar u regjistruan 233 mije martesa kundrejt 133 mije divorceve. Me fjale te tjera, martesat angleze kane nje shans ne dy per te perfunduar ne divorc. Por pavaresisht mallkimit te shtepise Uindsor per bashkimet, shume kandidate te tjere per cift do te ndjekin shembullin e Kejtit dhe Uillit. Mes tyre spikasin Ed Miliband, lideri i opozites laburiste, dhe Xhastin Thornton, avokate ambientaliste dhe e fejuar e perjetshme, megjithese kane bashke dy femije. Do te martohen me 27 maj, pas nje ceremonie civile me profil te ulet. Do te bejne edhe nje feste pa shume shpenzime, ne nje hotel elegant fshati prane Notinghemshajerit, ne pronesi te nje konservatori te njohur. Por rastesia e kohes me dasmen mbreterore duket se nuk i leverdis Milibandit, edhe pse ngjan se kete ide e kane menduar keshilltaret e tij, ne kerkim te deshperuar te popullaritetit per udheheqesin e terhequr. Per analistet politike, zgjedhje e Milibandit per te pasuar dasmen e Uillit dhe Kejtit eshte kunderproduktive. Por do te kete efekte qe c’ke me te, dasma e nje tjeter Kejt M. Princesha e vertete e e aristokracise rock e ka hedhur ne tapet rivalen e saj. Dasma e Kejt Mos me 2 korrik me Xhejms Hins, kitaristin e grupit Kill, premton te jete martesa e vertete e shekullit per ajken e modes dhe muzikes. Nese do mund te zgjidhnin, njerezit e thjeshte do te votonin ne shumice derrmuese per te shkuar ne dasmen rock te Mos-it perballe asaj te Midelltonit. Fustani i saj hap debate mes fashionisteve me shume sesa i te fejuares mbreterore. Princesha e modes cfare firme do te mbaje, ate te mikut skandaloz Xhon Galiano apo te Viviane Uestvudit? Apo do ta dizenjoje vete?

Ne vijim, martohen edhe princesha e popit Lili Alen, si dhe Zara Filips, bija e princeshes Ana. Me apo pa kurore ne koke, martesat mbreterore gjithmone perhapin nje ndjesi te mire. Qe eshte ngjitese per te gjithe. Festat tradicionale te rruges per nder te ngjarjes mbreterore, jane nje rast i mire per te ngritur dolli, te ciles asnje anglez nuk i thote jo. Do te behen festa ne stilin 1981, me martesen e Dianes dhe Carlsit, por edhe te llojit 1977, jubileut te mbretereshes Elisabete, qe panket e festuan ne stilin “fuck the Queen”.

Nga ana e tij, edhe Dejvid Kameron do te organizoje nje feste rruge ne Dauning Strit, si nje 40 vjecar nostalgjik i popit te viteve 80. I vendosur per te shfrytezuar pak nga pluhuri i yjeve te ciftit te ri, ai ka dhene urdher qe te lejohen sa me shume festa rrugesh te jete e mundur. Eshte pezulluar per pak kohe sistemi i nderlikuar burokratik per licensat e alkoolit dhe gjithkush mund t’u bashkohet festimeve nen hijen e flamurit mbreteror dhe avujve te birres e uiskit. Ne mos martesa e shekullit, fundjava e 29 prillit me siguri do te jete dehja e shekullit.

L’espresso



Njerez te zakonshem?!

Shkuan e vane mbreterit e mbretereshat e qemotshme. Keshtu del te pakten po te shohesh listen gjithnje e me te gjate te martesave te kurorezuara, ku pemeve gjenealogjike mijevjecare po ua zene vendin emra e mbiemra krejt normale. Shembulli i fundit eshte ai i Kethrin Elizabeth Midellton: Prinderit e saj ishin njeri pilot dhe tjetra stuardese e British Airways. Por Midellton nuk eshte rast i izoluar. Ne Angli, as e ndjera Nene Mbretereshe, nena e sovranes aktuale, nuk e kishte origjinen aristokratike te atille sa te pretendonte nderin e Kurores. Te cilen nuk kishte per ta vene ne koke nese kunati i saj Eduard, i percaktuar per te pasuar ne fron vjehrrin Xhorxh V, nuk do te ishte dashuruar kaq marrezisht pas amerikanes se divorcuar Uallis Simpson, sa te abdikonte ne favor te vellait duke i Jorkut, belbacaku Xhorxhi VI i filmit Oskar “Fjalimi i Mbretit”.

Por atehere ishte viti 1937. Sot Eduardi, femija i katert i Elizabetes II, eshte lumturisht i martuar me Sofi Ris-Xhouns, vajze e nje shitesi makinash dhe nje daktilografisteje. Kurse Mark Filips, nipi i pare i mbretereshes dhe djali i princeshes Ana, te ciles iu ndalua te martohej me kapitenin Piter Taunsend, eshte lidhur me kanadezen Otem Kelli, bije e nje tregtari elektroshtepiakesh. Ne Norvegji, princi trashegimtar Haakon Magnus zgjodhi si grua te dyte (dhe princeshe) kamarieren Mette Marit Tjesem-Hoibi, qe kishte femije te tjere nga nje e kaluar e trazuar; ndersa motra e madhe, princesha Marta Luize, hoqi dore nga titulli mbreteror per t’u bashkuar me shkrimtarin danez Ari Mikael Behn. Edhe vete mbreti aktual Harald V i Norvegjise, kishte kercenuar ne vitet 60 se do ta braktiste monarkine nese nuk e linin te martohej me te shoqen Sonja, trashegimtare e nje zinxhiri dyqanesh.

Ne Danimarke, trashegimtari i fronit Frederik i kerkoi leje te emes per t’u martuar me Meri Donaldson, nje konsulente marketingu australiane. Ne Holande, princi Johan Friso i tha mirupafshim skeptrit pas marteses me Mabel Vise Smit, dikur e lidhur me bosin e narkotrafikut Klaas Bruinsma. Ne Spanje, princi Felipe coi ne altar gazetaren Leticia Ortiz, fale nje ndryshimi kushtetues te ores se fundit. Ne Marok, Mohamedi VI u martua me nje eksperte informatike, ndersa Abdullah II i Jordanise kerkoi doren e menaxheres se atehershme te Citybank, Ranja…

Me e fresketa ne rradhe vjen kampionia e notit, jugafrikania Sharlin Uitstok, e cila me 2 korrik 2011 do te fitoje medaljen e arte te Madherise se Saj te Perndritur princeshe e Monakos, duke iu betuar per dashuri te perjetshme Albertit te Dyte, djali i Ranierit dhe Grejs Kellit. E kjo e fundit, ishte borgjezja e pare qe i tregoi botes se fronet nuk jane ceshtje gjaku. Aq me pak blu.
 
Pe: Nje martese per shpetimin e Kurores

Aha ja filloj media me idete e tyre te dyshimta pa bere as nje jave martese cifti....
 
Pe: Nje martese per shpetimin e Kurores

Aha ja filloj media me idete e tyre te dyshimta pa bere as nje jave martese cifti....

E ke gabim kjo eshte sa e hidhur sa e vertete :)
 
Pe: Nje martese per shpetimin e Kurores

Jo qe eshte e hidhur po e shoh une,por se dija qe njerezit e zakonshem sduhet te beheshin princer/princeshe....Eh i humba shpresat dhe un qe shpresoja....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top