Një Legjendë Mbi Dashurinë..

braziljania

Anëtar i Nderuar
Në Lindje, me shekuj të tërë tregohet një legjendë dashurie mes një djali dhe një vajzë të çmendur pas njëri-tjetri. Porse nga kushtet sociale, kulturore dhe politike asnjëherë nuk bëhet i mundshëm bashkimi i tyre në një kurorë. Madje familjet e tyre i largojnë laaarg, që të fillojnë e ta harrojnë njëri-tjetrin.. Djali, nga ky dëshpërim i vazhdueshëm del nëpër shkretëtirë, nga mërzia nuk hante e as nuk pinte, vetëm këndonte bejtet që kishte thurur për vajzën, ato bejte që pastaj me shekuj të tërë u bënë himni i dashurisë në gojën e shumë të dashuruarve.. Në çdo gjethe, në çdo sy e në çdo krijesë shikonte vajzën. Ngase vajza ishte me flokë të zeza, sy dhe vetull të zezë nata i kujtonte vetëm atë dhe ngaqë nata ishte ajo që e bëri t'i shterreshin lotët nga malli dhe t'i lotonin gjak tashmë, vajzën e quajti Lejla që do të thotë "e natës". Ndërsa njerëzit ngaqë e shikonin se si ishte katandisur djali, i cili fliste me erën, me shkretëtirën, me lulet dhe me kafshët e egra, ngaqë u mbulonte me natën dhe fliste me hënën, ngaqë jetonte në yje dhe ngaqë s'e ngrohte më as dielli, ngaqë vetëm për dy rrokje i hapej goja "Lej-la", ai u quajt "Mexhnun" që do të thotë "i xhindosur/i lajthitur".
Lejla si një zanë, si mëngjes që shndriste botën, Mexhnuni si një copë flakë si qiri që ndizde veten. Lejla si një trëndafil që s'kishte parë vjeshtë, Mexhnuni si një bar i tharë. Lejla një kopësht me lule, Mexhnuni një plagë mbi plagë. Dhe ky djalosh i shkretëtirës që ecte si i pirë, vdiq i dehur jo nga vera, por nga era e verës së dashurisë, me mushkëri të djegur që i nevojitej vetëm një pikë nga burimi, nga Lejla, të cilën kurrë s'arriti ta shohë më. Një shpirt në dy trupa.. Një dashuri platonike e mirëfilltë.
Në shumë libra të hershëm dhe ato bashkohorë të aziatikëve dhe afrikanëve jepen shembuj nga kjo legjendë. Njëri nga këta është edhe mistiku mysliman i famshëm, ustai i simbolikës, Xhelaleddin er-Rumi, Mevlana. Për të cilin Muhammed Ikbali kur po kalonte në zonën ku ka jetuar ky mendimtar ngrihet në këmbë duke thënë "Në tokën ku ka jetuar Mevlana nuk qëndrohet ulur!" çdo kush që lexon tregimet e tij për Lejlën dhe Mexhnunin hyn në atmosferën e një dashurie njerëzore, ndërsa ai me këto tregime ka gjetur metodën t'u tregojë njerëzve qëllimin e krijimit të njeriut, shijen/vuajtjen e vetme hyjnore; dashurinë! Por dashurinë hyjnore ama!
Njërën nga këto kam zgjedhur nga libri i tij me dimension mbinjerëzorë, Methnevia:



I vdekur isha; u ringjalla…
Lot isha; buzëqeshje u bëra…
Në thellësinë e dashurisë u zhyta;
Në vendin e pavdekshëm arrita.



Mevlana, Xhelaleddin er-Rumi

M'i shkakton dhimbje Lejlës

Në trupin tim s'më ka ngelur ndonjë qenie përveç teje. Prandaj, ashtu sikur zhduket uthulla në detin e mjaltit, edhe unë zhdukem tek ti…"

Një ditë Mexhnuni bie i sëmurë nga halli i ndarjes. Thërrasin një doktorr për ta shëruar. Doktorri i thotë:
"-S'kemi rrugë tjetër pa të marrë gjak në damar!" Ia lidh krahun Mexhnunit. Sa mori gjilpërën në dorë, Mexhnuni thërriti:
"-O doktor, lëre fare transfuzionin!. Merri paratë dhe ik!. Nëse vdes nga kjo sëmundje, të vdes, s'ka gjë. Le të vdesë ky trup i tjetërsuar, ç'farë ka?!."
Doktorri i habitur e pyet Mexhnunin:
"-Ti nuk ke frikë nga luantë e frikshëm të shkretëtirës, pse po i frikësohesh transfuzionit?"
Mexhnuni i kthen përgjigjen kështu:
"-Unë nuk i friksohem transfuzionit…
Të gjithë e dinë se durimi im është më i madh se i një malit që përbëhet nga shkëmbinjtë! Unë jam një njeri që nuk kam frikë nga asgjë dhe që nuk kam biles as një fije kashte që i përket kësaj botë; kjo lëkura ime e përkohshme nëse nuk mban plagë nuk qetësohet! Plagët janë melhemi i dashurisë sime; prandaj vrapoj për plagë.
Mirëpo, trupi im është i mbushur me Lejlën; në brëndësinë time nuk gjindet ndonjë qenie tjetër përveç Lejlës. Trupi im është i mbushur me cilësitë e asaj perlë. Prandaj more doktor, kam frikë se mos më godet Lejlën kur mundohesh të bësh transfuzion me gjilpërë, i jep plagë asaj dhe i shkakton dhimbje Lejlës.
Njerëzit e veçantë të Zotit e dinë mirë se mes meje dhe Lejlës nuk ka ndryshim."
"Sikur mos të ishte dashuria, nga se mund t'u krijonte kjo gjithësi? Si do mund të shijonte veten tek ti, të përzihej me ty dhe të bëhej ti? Dije që buka në saje të asaj dashurie ta dha ty veten e saj dhe u bë ti e vdekshme."
"Dije që, njeriu i cili brëndësinë nuk e ka të mbushur me dashuri dhe me dashuri hyjnore, është i shkretë; ndoshta është më poshtëë se kafshët. Sepse, edhe qeni i Kehfit biles kërkoi dhe i gjeti njerëzit e dashurisë, arriti në një shkallë të shpirtshme dhe e fitoi xhennetin që është i posaçëm për njerëzit e veçantë të Zotit."
"Dashuria i kthjelltëzon ujërat e turbullta. Dashuria e vërtetë i ringjallë zemrat e vdekura dhe mbretërit i bën skllevër!.."

marre nga zeriyt.com
 
"Dashuria i kthjelltëzon ujërat e turbullta. Dashuria e vërtetë i ringjallë zemrat e vdekura dhe mbretërit i bën skllevër!.."

shprehja shum e bukur!!!!!!!!!!
 
"-O doktor, lëre fare transfuzionin!. Merri paratë dhe ik!. Nëse vdes nga kjo sëmundje, të vdes, s'ka gjë. Le të vdesë ky trup i tjetërsuar, ç'farë ka?!."
-Unë nuk i friksohem transfuzionit…
......
Plagët janë melhemi i dashurisë sime; prandaj vrapoj për plagë.

Mirëpo, trupi im është i mbushur me Lejlën; në brëndësinë time nuk gjindet ndonjë qenie tjetër përveç Lejlës. Trupi im është i mbushur me cilësitë e asaj perlë. Prandaj more doktor, kam frikë se mos më godet Lejlën kur mundohesh të bësh transfuzion me gjilpërë, i jep plagë asaj dhe i shkakton dhimbje Lejlës. "

Edhe kjo pjesa ktu shuuuume domethense ... eshte shume e vertet qe kur vertet e do dike ... per te mos e lenduar ate ..per lumturin e tij/saj paguan shume me dhimbjen dhe vuajtjen tende.... !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top