Nje koment me nje video.

Lauri

Anunnak
"Liri a vdekje, betejat e Cerciz Topullit"

Nga Cerciz Topulli “Leter e nje memedhetari “ (botuar ne Gazeta “Drita”, Sofje 1906) >>"E felliqura Turqi shqiptaret i ka rjepur e varferuar keq saqe mund te themi se varferi e vobesi si e shqiptareve nuk gjendet gjekundi. Pa shtepi, pa gje, pa mesim e pa me te voglen shprese kane mbetur, edhe prap pagese te rende i paguajne Turqise e cila i merr ushtare qe te vejne e vdesin nga klima dhe shigjetat e Mahmut Jahjait ne Arabi. As udhe s’kemi, as ura, as mesonjetore as ndonje te mire per vendin tone ka bere gjer me sot Turqia. Te gjitha te hollat qe mbledh i dergon ne Stamboll dhe çdo nepunesi te saj i ka dhene lejen te rjepe gjendjen ne çdo udhe te mundur…" (Gazeta "Drita" Nr. 86, dhjetor 1906). Dhe po në këtë artikull duke u bërë thirje bashkëkombasve të vet që t’i lanë menjanë përçarjet dhe dasitë fetare, Cercizi shkruan tekstualisht; "Duhet të bëjmë kurban, sakrifice e gjdo gjë që kemi, që të shpetojmë nga Turqia. Dua prap të them, se vdes per nji shqiptar të krishterë, se ay është gjak prej gjakut tonë dhe se ka eshtra prej eshtravet tona, ndersa me turqit ndryshojmë si dita nfa errësira, si jeta nga vdekja!”


Interesante dhe mjaft aktuale edhe pas 100 vjetesh ne min. 15'30
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Aktuale , shume aktuale , fatkeqsisht teper aktuale . Bota rrotullohet dhe ne bashke me te .
 
Titulli: Nje koment me nje video.

''Gjaku Shqipetarit qendron vec atij te Turkut''
Shprehje shume e bukur kjo nga Cerciz Topulli ...
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Grekët dikur flisnin Shqip

"ثshtë faji i një gjermani," tha zoti Dimou (Nikos Dimou, një shkrimtar i shquar në Greqi) në lidhje me krenarinë greke mbi këtë çështje. Ai po i referohej gjermanit Johann Winckelmann, historianit të artit të shekullit të 18-të, vizioni i të cilit mbi një Greqi të lashtë "të populluar nga njerëz të hijshëm, të gjatë, flokëverdhë, të ditur, që përfaqësonin përsosmëri”, siç e thotë zoti Dimou, u imponua ndaj vendit me qëllim që të krijohej identiteti modern grek.
"Ne dikur flisnim shqip dhe e quanim veten romanë, por pastaj Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix, ata të gjithë, na thanë,"Jo, ju jeni Grekë, pasardhës direkt të Platonit e Sokratit", dhe ajo u bë. Nëse një komb i vogël dhe i varfër ka një barrë të tillë mbi supet e tija, ai kurrë nuk do shërohet."


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nje koment me nje video.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


"PO SOT SHQIPNI, PA M'THUJ SI JE..."

Historia e aviacionit shqiptar. Që nga viti 1920 deri në vitin 1951
Kush ishin 14 pilotët e parë shqiptarë

Armand JONUZI

Disa avionë austro- hungarezë dhe italianë të mbetur në vend që nga Lufta e Parë Botërore u bënë zanafilla e krijimit të aviacionit shqiptar. Sipas librit "Historik i Aviacionit", të pilotit Mati Baba, oficeri Faik Quku, i sapo diplomuar në Akademinë Ushtarake të San Sirit në Paris të Francës bëri përpjekjet e para për të ngritur avionët e mbetur nga Lufta e Parë Botërore në vitet '20 të shekullit të kaluar. Për të drejtuar avionët ai vendosi pilotët shqiptarë të përgatitur në ushtri të huaja. Avni Xhelili ishte një nga pilotët e parë shqiptarë që ngriti në fluturim avionët e mbetur. I lindur në Leskovik, Xhelili përfundoi shkollën për pilot në Gjermani për interes të Turqisë. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte një nga pilotët më të mirë të aviacionit ushtarak turk. Ai u kthye në Shqipëri pas përfundimit të luftës dhe gjatë asaj kohe ai mbahet mend për fluturimet që kryente me 2 avionët italianë të mbetur në Vlorë që në vitin 1920. Por, me gjithë përpjekjet e Qukut dhe Xhelilit, aviacioni ushtarak nuk u ngrit dot pasi qeveria shqiptare e asaj kohe ishte shumë e dobët dhe nuk kishte mundësi për të krijuar as edhe një hangar ku mund të qëndronin avionët. Këtë fakt e tregon edhe një dokument zyrtar i datës 9 shtator 1921, ku ministri i Luftës, Selaudin Shkoza, shprehte shqetësimin se "tash për tash s'mundena me ble aeroplana...".
Krijimi i aviacionit shqiptar
Forcat Ajrore nuk arritën të krijohen faktikisht, kurse ligjërisht ato ishin krijuar. Pasi në vitet ‘30 Ahmet Zogu me anë të të tre dekretligjeve të u miratuar në vitet 1931, 1934 e 1937 kishte sanksionuar me ligj formimin e aviacionit shqiptar. Dita e parë e lindjes së tij u shënua 24 vjet më vonë, më 24 prill të vitit 1951, kur piloti shqiptar Peço Polena fluturoi me një avion të shtetit shqiptar. Sipas arkivave të Ministrisë së Mbrojtjes, reparti i parë ushtarak i aviacionit u krijua në Tiranë në vitin 1951, në Aerodromin e Lapurakes, dhe në skuadriljen e parë shqiptare ishin 14 pilotë shqiptarë, komandant i saj ishte piloti i famshëm Babaçe Faiku, i cili u bë më vonë edhe piloti i parë i avionit qeveritar të asaj kohe. Të gjithë pilotët e asaj periudhe u diplomuan në akademitë ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Më pas në vitin 1955 u krijua në Kuçovë Regjimenti i Parë i Aviacionit Reaktiv. Ai u pasua më pas me krijimin e Repartit të Transportit Ushtarak në Tiranë, Regjimentin e Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve dhe Regjimentin e Gjadrit. Gjatë gjithë historisë së aviacionit shqiptar që nga krijimi i tij zyrtar në vitin 1951 kanë rënë në krye të detyrës 37 pilotë. Piloti i fundit i rënë është Jani Tarifa, i cili mbeti i vrarë pas rënies së avionit të tij luftarak MIG-19, në shtator të vitit 2004. Menjëherë pas vdekjes së Jani Tarifës, ministri i Mbrojtjes i asaj kohe pezulloi të gjitha fluturimet me avionët reaktiv dhe avionët e tipit MIG-19, të cilët më pas, në vitin 2005 dolën jashtë përdorimit.
Pilotët më të famshëm shqiptarë
Mes të gjithë pilotëve shqiptarë, dy mund të quhen më të famshëm. I pari është aktori i madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu. Gjatë Luftës së Parë Botërore ai ishte ushtar i thjeshtë në ushtrinë austro-hungareze. Më vonë ai u bë pilot i një avioni zbulimi. Gjatë një fluturimi vëzhgues ai u rrëzua në territorin armik në Francë dhe u burgos. Por pas gjashtë muajsh ai arrin të arratiset nga burgu dhe kthehet në Gjermani. Kjo ishte edhe eksperienca e fundit e aktorit të madh me pilotimin e avionëve. Por piloti shqiptar që u bë i famshëm në botë dhe ngjiti të gjitha majat e karrierës së tij, është padyshim Shemsi Tahiri. I lindur në vitin 1914 në Tepelenë, Shemsi Tahiri u diplomua shkëlqyeshëm në Liceun e Gjirokastrës dhe arriti të fitojë të drejtën për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore të Italisë. Pas mbarimit të shkollës, meqë në Shqipëri nuk kishte aviacion ushtarak, ai emigron në Angli ku fluturoi për shumë vjet deri sa mori titullin Pilot i Klasit të Parë. Në Luftën e Dytë Botërore ai ishte një nga pilotët më të mirë Forcave Ajrore Britanike, ku mori medalje të ndryshme dhe mori edhe dekoratën "Kryqi i Artë", me e larta kjo e dhënë në Britaninë e Madhe. Pas përfundimit të luftës ai kërkohet nga mbreti i Arabisë Saudite si pilot i avionit të tij personal.

14 Pilotet

komandanti babaqe faiku
komisari
vasil trasha
peco polena
thanas gjinkuri
elmaz hasanmataj
haki jupasi
masar aga
hektor lako
irakli grazhdani
hasan shyti
lulo musaj
vasil qeraxhi
sazan xhelo
refat kasimati

Aleksandër Moisiu
Aktori i madh me origjinë shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore ishte ushtar i thjeshtë në ushtrinë austro-hungareze dhe më vonë u bë pilot i një avioni zbulimi të po kësaj ushtrie. Gjatë një fluturimi të tij në Francë, avioni i tij rrëzohet dhe aktori i njohur kapet rob dhe burgoset për 6 muaj. Më vonë Aleksandër Moisiu arrin të arratiset dhe të kthehet në Gjermani.

Shemsi Tahiri
Lindi në vitin 1914 në fshatin Turan të Tepelenës. Shemsi Tahiri u diplomua në Akademinë e Forcave Ajrore të Italisë. Më pas ai emigron në Angli, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një nga pilotët më të mirë Forcave Ajrore Britanike, dhe për këtë iu dha edhe "Kryqi i Artë". Pas përfundimit të luftës ai bëhet pilot i avionit të mbretit të Arabisë Saudite. Vdiq në vitin 1967.

Faik Quku
Lindi në qytetin e Shkodrës, në vitin 1895. Në vitin 1918 diplomohet në Akademinë Ushtarake Harbie, Stamboll, Turqi dhe më pas në vitin 1921 vazhdon Akademinë Ushtarake të San Sirit në Paris të Francës për pilot. Pas përfundimit të akademisë kthehet në Shqipëri ku bën përpjekje për të ngritur aviacionin shqiptar, por pa mundur ta realizojë dot.

Stefan Xhaja
Lindi në Elbasan në vitin 1900. Pas përfundimit shkëlqyeshëm të shkollës së mesme në Selanik të Greqisë ai hyn në Akademinë e Aviacionit për pilot ushtarak. Pas diplomimit ai qëndron në Greqi, ku bëhet një nga pilotët më të mirë. Stefan Xhaja vdiq në një aksident ajror më 30 prill 1930, në Greqi.

Avni Xhaxhuli
Lindi në Leskovik në vitin 1890. Në vitin 1912 diplomohet në akademinë ushtarake për pilot në Gjermani dhe më pas deri në vitin 1917 piloton për forcat ajrore turke. Pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1917, bëhet një nga nismëtarët për ngritjen e aviacionit shqiptar.

Hysen Borovina
Lindi më 19 maj 1922 në Prishtinë. Në moshën shtatë vjeçare familja e tij vendoset në Shqipëri. Në vitin 1943 diplomohet në Akademinë e Aviacionit në Itali. Hysen Borovina dha një ndihmesë të madhe në krijimin e aviacionit shqiptar pas çlirimit.

Aerodromet shqiptare

Aerodromi i Tiranës
U ndërtua pranë Kroit të Shën Gjergjit në vitet '30. Ai ishte një aerodrom modern, me dy hangarë të mëdhenj, konstruksion metalik për strehim të avionëve, me pistë betoni për ulje dhe ngritje, i elektrifikuar për fluturime natën dhe i kanalizuar në mënyrë të përsosur.

Aerodromi i Shijakut
Atë e quanin ndryshe Fusha e Belikut, u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndodhej në perëndim të qytetit, pranë fshatit Sleimaj. Ai përdorej për avionët bombardues. Aerodromi kishte një ofiçinë për riparime të vogla të rastit. Nuk kishte pistë betoni dhe fluturimet kryheshin në fushë.

Aerodromi i Shkodrës
Ndodhej në veri-lindje të qytetit, në Vukshqeraj dhe në livadhet e Sulçe Bej Bushatit, sot fusha e Shtojt. Aerodromi kishte një shesh të vogël të betonuar për vendqëndrim, ai u ndërtua nga italianët në vitin 1940. Nuk kishte asnjë ambient të nevojshëm dhe përdorej vetëm në ditë të caktuara për transport pasagjerësh.

Aerodromi i Kukësit
Ndodhej në mes të rrugës Kukës-Bicaj dhe të fshatit Shtiqen. Ulja dhe ngritja e avionëve kryhej në fushë të gjelbër. Ambientet e tjera mungonin tërësisht. Aerodromi i Kukësit u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga italianët.

Aerodromi i Korçës
Shtrihej në jug të qytetit dhe në perëndim të fshatrave Mborje e Drenovë. Ai përdorej kryesisht për transport pasagjerësh, por i mungonin ambientet përkatëse për këtë funksion. Ulja dhe ngritja e avionëve kryhej në fushë të gjelbër. Aerodromi i Korçës u ndërtua nga austro-hungarezët gjatë Luftës së Parë Botërore.

Aerodromi i Gjirokastrës
Ndodhej midis qytetit dhe fshatit Paleokastër, pranë fshatit Ronaj. Përdorej më shumë për transport. Ulja dhe ngritja bëhej në fushë të gjelbër dhe mjediset e tjera mungonin. Aerodromi i Gjirokastrës u ndërtua gjatë Luftës së Dytë Botërore nga italianët.

Aerodromi i Vlorës
Shtrihej në perëndim të qytetit. Mungonin mjediset e përshtatshme si dhe pista e betonit. Po në këtë qytet, pranë vendit të quajtur "Uji i Ftohtë" gjendeshin ndërtesat e aviacionit dhe ofiçina për riparimin e hidrovolanteve që bazoheshin në det aty pranë. Ai u ndërtua nga italianët në vitin 1920.

Aerodromi i Rinasit
ثshtë një nga aeroportet më modernë në Shqipëri. Ai u ndërtua në vitin 1954, dhe funksioni i tij ishte si aerodrom ushtarak. Më pas Aerodromi i Rinasit u kthye edhe në aerodrom për uljen dhe ngritjen e avionëve civilë.

Aerodromi i Kuçovës
U ndërtua në vitin 1954 dhe është një aerodrom ushtarak. Në të u vendos komanda e Regjimentit të Parë të Aviacionit Luftarak Reaktiv. Komandant i parë i këtij regjimenti ishte piloti i njohur Niko Hoxha.

Aerodromi i Gjadrit
Aerodromi i Gjadrit është ndërtuar në vitin 1975. Ai është aerodromi më i ri i ndërtuar në Shqipëri. Aerodromi i Gjadrit u ndërtua për uljen dhe ngritjen e avionëve ushtarakë dhe ishte një nga më modernët e ushtrisë shqiptare.
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Historia e rrjetit rrugore ne Shqiperi.

[video=youtube;qJQ-5Q7J9WY]https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=qJQ-5Q7J9WY[/video]
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Kush është gjenerali?
Të mahnitur nga qëndresa heroike që u bënë kryengritësit kosovarë ushtrive osmane në grykën e Kaçanikut më 1910, gazetarët e huaj po kërkonin me ngulm cili ishte ai gjeneral i famshëm që i drejtonte.
Kur u gjetën përpara, udhëheqësit trim Idriz Seferi, e pyetën:
- Ti je gjenerali i kësaj qëndrese të pashembullt?
Idrizi, duke fërkuar mustaqet u përgjigj:
- Si unë, këtu janë të gjithë, sepse armën kundër armikut ua ka mësuar nëna që në djep. Të gjithë shqiptarët janë gjeneralë kur luftojnë për vendin e vet, por në vend të gradave në supe kemi armët e brezit.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Shqipërisë i ka humbur burrërria për fat të keq ;)..
Nuk bën më nëna, njërëz si اercizi me shokë jo.. Ikën ato breza që e donin tokën me jetën e tyre .. sot kanë ardhur brezat që e duan me interesat e tyre :)..
Si thënia: kthejnë barkun nga del dielli..
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Fjala e tyre e fundit: Rrofte Shqipnia!

Kleri Katolik Shqiptar është më i masakruari në tërë historinë botërore. U pushkatuan 32 klerikë, vdiqën në tortura a si pasoje 16, vdiqën në burgje e kampe internimi 19, dolën nga burgu pothuajse të vdekur 66. I njëjti terror është treguar edhe mbi popullsinë katolike të Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, plagë që kurrë më nuk u shërua - dhe për këtë krim me përmasa gjenocidi askush nuk u dënua. Emërtimet e rrugëve të kryeqytetit Tiranë, por edhe qyteteve të tjera vazhdojnë të jenë me emrat e kriminelëve si Pal Mëlyshi, që bënë Kalvarin e Gjakut pas vitit 1944. Sa kohë që nuk janë dënuar krimi dhe kriminelët, terrori në psikikën e njerëzve vazhdon.
Nën moton "Liria fillon tek kujtesa", filmi përkujtimor për Martirët është realizuar nga Kolec Traboini si uverturë për një tabllo më të gjërë të Kalvarit të Gjakut 1944-1990

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto është studiues i kulturës shqiptare dhe veçanërisht i Kanunit të Lekë Dukagjinit. Ai është autor i librit "Struktura etike e Kanunit dhe nënkuptimet e saj kulturore", dhe sipas tij, elementë bazë të etikës së Kanunit gjenden edhe në traditat antike japoneze.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Ne perkujtim te pervjetorit te 6-te te ikjes se At Zef Pllumit.
“Superiori ءt Marin Sirdani më thirri në odë të vet për dy fjalë. Ndigjo, more djalë,- më tha,- un e çmoj vendosmëninë tande, por çdo gjâ ka masë: shka del jashtë mase asht budallallek. E kupton? Ti ke ardhë këtu në kohën mâ t'keqe që ka pasë Katolicizmi ndonjiherë e sidomos na. Ktheu në katund, aty ku ishe, struku, mos fol, as mos i beso as këmishës sate. Na kemi nevojë për ty që të jetojsh e jo me dekë. Na pleqtë edhe na ardhtë puna me dekë, e kemi kositë livadhin, por ju të rijt duhet të jetoni. Zoti asht i Madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshej njerzit do t'kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t'desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgjâ në mos kjosh i zoti me bâ, rrno vetëm për me tregue. A e kupton shka due me t'thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron edhe ti: të gjithë shkojmë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallxue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallxojë! Nuk asht fjala që po mbarojmë sot. E dijmë këtë. Nuk duhet të mbarojmë për nesër e për shekujt e ardhshëm. E kupton këtë? Fra Zef, un jam sot për sot Superjor: po të jam urdhën: ik, rrno! Vetëm për me tregue!” Libri ka kete kushtim mjaft domethenes "Atyne që vdiqën njerz
atyne që qëndruen njerz
gjatë asaj periudhe të vështirë
në të cilën njeriu u shdrrue në kafshë pune".

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Nje mije vjet histori te treguar sipas spostimeve te kufijve. Kete e tregon me se miri kjo video qe na lejon te analizojme historine e Europes dhe Lindjes se Mesme nepermjet linjeve kufitare.
Ne me pak se 5 min keni mundesi te shikoni, lindjet dhe vdekjet e shteteve, ndryshimet, aleancat, luftat e Impereve te ndryshme nga viti 1000 – 2003.


[video=youtube;Q0h-Ut2Vwo8]https://www.youtube.com/watch?v=Q0h-Ut2Vwo8#t=206[/video]
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Marredheniet shqiptaro-greke; "Nje paqe e armatosur"..!?!

Historia e Kishes Autoqefale Shqiptare dhe e martireve te saj.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nje koment me nje video.

"...Perëndi, Perëndi kur krijove derr e ari c'tu desh bëre dhe Greqi"

/ Asdreni
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Filmime histrorike: Jeta ne Institutin Femeror "Nena Mbretereshe" - Tirane me 29/01/1936

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Nje koment me nje video.

PAMJE TE RRALLA ARKIVAT FRANCEZE SJELLIN FILMIME NGA SHQIPERIA E 1913

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Nje koment me nje video.

Genti mbreti ilir ,i biri i Pleuratit

Ne kete vidio dokumantare, te ndare ne shume pjese, ju mund shikoni nje pershkrim historik i mbreterise se lashte Ilire dhe pikerisht te mbretit te fundit te Ilirise Genci i cili ne vitin 168 prkr, u kap nga Romaket dhe perfundoj ne qytetin Gubio ( Umbrio ) Itali,ku sot gjendet varri i tij monumental.

Ky eveniment eshte ralizuar fale punes organizuse dhe bashkpunuse te shoqates "Acas skanderbeg" Spoleto Itali nen drejtimin e zotit Kol Marku si dhe me pjesmarrjen e studjueses se antikitet dhe njekosishte te etnokultures shqiptare, z/shen Eva Brinja . Ky dokumentare eshte ideuar, filmuar dhe ralizuar nga studio " "Nostalgjia " Assisi dhe pikerisht nga regjizori dhe gazetari i talentuar dhe shume i perkushtuar zoti Jani Tane.

genti_zps4206a759.png

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • genti_zps4206a759.png
    genti_zps4206a759.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Nje koment me nje video.

Lucia Nadin, e shtyre nga kurjoziteti e saj pas nje pikture ne nje kishe venecjane te flamurit shqiptar, arrine te behet nga nje albanaolge e mirefillte. Ka vizituar Shqiperine kryq e terthur per ta njohur ate sa me afer, dhe per te gjetur tek ne themelet e nje kulture e civilizimi qe ka pasuruar Venecjen ne shek.14-15.

Ajo zbulon mjaft gjera interesante dhe te pa njohura nga shume ne. Ajo na njeh me personazhe te familjeve nobel te elites shkodrane etj, dhe ngjarje te tjera te Shqiperise te shoqeruara ata me simbole te rendeishme e misterjoze biblike

Per miqt e gjuhes italjane ju ftoj te ndiqni intervisten:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



[video=youtube;fLCPl6-8rdg]https://www.youtube.com/watch?v=fLCPl6-8rdg[/video]
 
Titulli: Nje koment me nje video.

MANASTIR, 1909: Shqiptarët duke festuar "Hyrjetin" kushtetutën e re të Perandorisë Osmane. Kushtetuta, në fillim, premtoj lëshime dhe të drejta më të mëdha për të gjitha kombe duke përfshirë edhe shqiptarët pr ndodhi e kunderta xhon-turqit ishin me të egër se sa regjimi i mëparshëm . Shqiptarët si gjithmon gjatë historisë edhe kësaj here ja futen turqit.
Kurse në vitin 1911 shqiptarët dulen ta presin Padishahun Mehmet Rashidin, dhunuesin e kryengritjës në Kosovë dhe Malësi.
/FMimages Albania





 
Titulli: Nje koment me nje video.

PER HERE TE PARE PAMJE FILMIKE KU SHIHEN SHQIPTARET TE VARUR NE PUBLIK NGA USHTARET TURQ NE DIBER, NE VITIN 1910
Në video shihen tre kryengrites shqiptarë të denuar me varje nga ushtria turke në Dibër në vitin 1910





 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top