fcbesia
Anëtar i Respektuar
Kompania e njohur mediale "DigitAlb", në bashkëpunim me disa Organizata Joqeveritare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia do të organizojnë një koncert të madh që do të transmetohet "live", në "My Music". Koncerti do të fillojë në orën 18:00 dhe në të do të parakalojnë yjet më të njohur të muzikës shqiptare.
Tri sheshesh e njohura me emrin "Nënë Tereza", në Prishtinë,Tiranë dhe në Shkup do të jenë qendrat kryesore që do të formojnë trekëndëshin që do ta festojnë 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit. Por gjatë këtij viti ka diçka të re. Nëse në gjithë botën data 28 Nëntori simbolizon festimin e ditës së flamurit atëherë që nga sivjet në Kosovë kjo ditë quhet Dita e Shqiptarëve.Dikujt mund t'i pëlqej e dikujt mund t'i dhemb kjo, pasi që Dita e Flamurit, apo 28 nëntori, kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912, tashmë në Kosovë ka emër ndryshe. Festa e Flamurit emërohet si "Festa e Shqiptarëve" me anë të Ligjit të Festave, konkretisht nenit 5.1 të tij. Madje, kjo festë ka mundur që as mos të shënohet në kalendarin e festave të Kosovës. Por, debati që u bë atëbotë bëri që festa të futet në kalendarin e festave të Kosovës. Mirëpo, festimi i 28 nëntorit është bërë i mundur nëpërmjet bashkëpunimit të 18 organizatave që gjenden në këto 3 shtete si dhe nga kompania "DigitAlb". Transmetimi direkt i kësaj ngjarjeje që do të përcillet me koncertet në 3 qytetet dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin "My Music". "Kjo ka qenë një iniciative e 18 organizatave, pjesë e rrjetit të organizatave shqiptare.Nga Kosova janë lëvizja 'Vetëvendosje', organizata 'اohu' dhe INPO, si dhe Rrjeti i Grave dhe ai Rinor", tha Visar Imeri nga lëvizja "Vetëvendosje". Sipas Imerit me datën 28 nëntor në Prishtinë do të ndodhin dy lloj aktivitete. "Në ora 11:00 do të fillojë panairi i prodhimeve, traditës dhe kulturës shqiptare ndërsa nga ora 18:00 do të fillojë koncerti",tha Imeri. Koncerti do të fillojë në të njëjtën kohë edhe në Shkup dhe Tiranë.Festimin e "Festës se Flamurit" e ka konfirmuar edhe drejtori i Departamentit për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Mustafë Halili. "Ne kemi njohuri për këtë koncert dhe nuk e kemi parë të udhës që të marrim ndonjë vendim tjetër pasi që kjo është një punë e mirë e këtyre të rinjve. Vendimi përfundimtar do të merret të hënën, ku ne do t'i bashkangjitemi kësaj iniciative", ka thënë për Express, Halili. Ai nuk ka harruar pa përmendur edhe organizimet e përparme të Komunës, por nuk ka harruar pa përmendur se normalisht ky do të jetë njëri ndër koncertet më të mëdha që janë organizuar për 28nëntorin. "Koncerti do të organizohet në tri qendra në Tiranë, Shkup dhe në Prishtinë dhe do të transmetohet live. Ne kemi zgjedhur lokacionin, e ai është Sheshi Nëna Terezë tek hotel Iliria. Por, takimi i së hënës është më shumë se si t'i bashkohemi atij, ku do ta kemi ne vendin si komunë, a do të kemi edhe ne ndonjë pikë koncerti apo diçka tjetër. Përndryshe gjithçka është OK", ka thënë për Express, Halili.Ai nuk ka agjenden e e saktë të këtyre koncerteve, por ka mësuar se moderator në Prishtinë do të jetë aktori Arben Kastrati, ndërkaq një ndër emrat që do të defilojnë të parët në Prishtinë është grupi "Qelbanix", pastaj Rovena Dilo, Mariza Ikonomi, etj. Ndërkaq, në Shkup do të këndojë këngëtarja Vesa Luma dhe këngëtarë të tjerë, shumica nga Kosova, kurse në Tiranë do të këtë befasi edhe më të këndshme.Po ashtu, dihet se kompania mediale "DigitAlb" do të përkujdeset për çështjet teknike të këtij koncerti të madh, kurse koncerti do të transmetohet nga "My Music", kanal ky i kompanisë se lartcekur.

Express
Redaktimi i fundit: