Një ish- i burgosur në Itali, president i Laçit në Superligë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Nëse gërmon me emrin e Pietro Belardelit në arkivat e internetit zbulon se sipërmarrësi italian rezulton, sipas mediave, një personazh që në botën e futbollit ka shkaktuar vetëm fatkeqësi. Ai ndërkohë mbrohet: “Një pjesë e madhe shtypit italian ka hedhur baltë mbi mua, por unë do të hyj sërish në botën e futbollit, madje do të hyj nga dera kryesore dhe jo fshehurazi”. Deklaratën, biznesmeni italian e ka thënë për uebfaqen “politicamentecorretto.com”. Pasi është cilësuar i pafajshëm nga akuzat që rëndonin mbi të gjatë periudhës së fundit, Belardeli ka vendosur të marrë drejtimin e një skuadre shqiptare. “Nuk ka rëndësi ku dhe kur, unë futbollin e kam në gjak. Kam bërë muaj të tërë burg, pa u zhvilluar asnjë proces gjyqësor i rregullt për çështjen time, por në fund u shpalla i pafajshëm, sepse nuk kishte asnjë fakt që të më lidhte me akuzat që më bënin. Tani kam hesape për të larë me drejtësinë italiane”, ka shtuar më tej Belardeli. 65-vjeçari, ish-presidenti i Luganos dhe i Kastel Sangros, akuzohej për pastrim parash dhe për lidhje me grupe kriminale. Ai ka kryer gjashtë muaj burg, ndonëse këto akuza nuk u vërtetuan asnjëherë. Tani Belardeli kërkon hakmarrje dhe kërkon gjithashtu dëmshpërblim nga drejtësia italiane, që sipas tij ka gabuar rëndë
*panorama*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top