Një aeroplan i Jemenit u rrëzua në Oqeanin Indian

Зngjεll

___________
Një aeroplan i "Jemenia er" me 142 udhëtarë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në rajonin e Arqipelagut të Komorit.

11968.jpg

Një aeroplan i aviotransportuesit shtetëror të Jemenit "Jemenia er" 'Erbas-310' me 142 udhëtarë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në rajonin e Arqipelagut të Komorit në Oqeanin Indian.

Lajmin e kumtoi nënkryetari i Ishujve Komore, Idi Nadhoim, i cili tha se nuk dihet se a ka të mbijetuar.

Fatkeqësia ka ndodhur në orët e hershme të paradites, aeroplani është rrëzuar në det, me siguri në rajonin e qytetit Micamiuli, në ishullin kryesor Gran Komori.

Sipas një përfaqësuesi të shërbimeve rajonale për siguri të aviacionit, aeroplani është rrëzuar pesë deri në dhjetë kilometra nga bregu. Për kërkimin e tij janë mobilizuar anije civile dhe ushtarake, por kushtet klimatike nuk janë të volitshme, deti është i stuhishëm.
"Erbasi" ka fluturuar nga aeroporti francez "Roasi" për Moronë, kryeqendrën e Ishujve Komore. Para se të arrijë në Moroni është zhdukur nga radarët.

Ka transportuar zakonisht shtetas francez dhe komorian, të cilët janë kthyer nga kryeqendra franceze.

Ishujt Komore ndodhen në Ngushticën e Mozambikut në Oqeanin Indian në mes ishullit Madagaskar dhe Afrikës Lindore. /mia/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top