GREQI- Një djalë 16 vjeçar është prekur nga gripi i derrrave në shtetin fqinj, Greqi, ku të prekurit shtohen çdo ditë në shifra alarmante. Media greke shkruan se nga dje deri sot numërohen 7 raste të reja, ndër to edhe një adoleshent nga Shqipëria që jeton me familjen në Athinë. Të dhënat e tij nuk bëhen të ditura por mësohet se ai është paraqitur sot paradite në spital dhe analizat kanë rezultuar pozitive. Tashmë që në Greqi hyjnë me qindra turistë, numri i të prekurve ka shkuar në 150 persona.
Thuajse gjithë shtet e rajonit janë të prekura nga H1N1, ku edhe Kroacia njoftoi sot rastin e parë tek një person i cili kishte mbërritur nga Australia. Ndërkohë ditë më parë është lajmëruar gripi i derrave në Malin e Zi, Serbi, etj. OBSH jep shifra alarmante, duke deklaruar se në gjithë botën janë 77 mijë raste të konfirmuara nga virusi A H1N1 në 120 vende dhe zona të globit.
Ndërkohë dy shtete kanë dhënë sot lajmin e keq se Famiflu, i vetmi medikament për mjekimin e gripit nuk ka më efekt. Danimarka dhe Japonia thanë se ka ndodhur një mutacion, pasi virusi është bërë rezistent ndaj antiflamatorit.
Burimi: Shekulli.com