Nis Botërori i Klubeve

cent

...Lontano
Japonezët e Sanfrecce Hiroshima kanë mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën australiane të Auckland në ndeshjen hapëse të Botërorit të Klubeve FIFA.
14r3at.jpg
Me këtë fitore, aziatikët fitojnë të drejtën e çerekfinales kundër egjiptianëve të Al Ahly, takim që do të zhvillohet më 9 dhjetor.

Sanfrecce Hiroshima dominoi tërësisht takimin dhe pati shumë raste për gol, por sulmuesit e ekipit japonez nuk ishin të qartë para portës. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 66 nga Aoyama.

Ndeshja e sotme pritej shumë jo nga skuadrat që përballeshin, por sepse ishte takimi i parë ku FIFA futi teknologjinë në futboll. Sistemi “hawkeye” që përdoret në tenis dhe në kriket ishte i pranishëm në vijat fatale të portave, por nuk pati asnjë rast goli-fantazmë në takimin mes japonezëve dhe australianëve.

Në këtë mënyrë, duhet të presim ndeshjet e tjera të Botërorit të Klubeve për të parë efektshmërinë e teknologjisë së re.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top