Nga po shkojme?!

1594646872796.png

Disa here kam thene se fqinjet nuk na urrejne dhe ate jo nga arsyeja qe na duan por ju mjafton urrejtja qe ushqejme ndaj njeri tjetrit.

Kete shkrim, qe hasa sot, e paskam shkruar me 2 gusht 2012.



Nuk do te merrem shume me fyerjet, jo pse me pelqejne ato (edhe pse jam adhurues i debateve te ashpra) por nga arsyeja se edhe fyrjet shqipet i kan banalizuar, prandaj do merrem me fenomenin apo shkaktarin e perditshmerise tone.

Dhe cfare eshte fenomeni??? Duke lexuar publicistin tone, z. Arber Xhaferi, kam lexuar nje nder perlat me te bukura shqipe mbi fenomenin qe na percjelle. Ai thote: ''Shqiptaret kane ardhur ne gjendjen, ku intelektualet shesin banane, nderkohe qe pasqyra (ata qe merren me perfaqesimin) na e kane shnderruar jeten ne baze te llumit te tyre, ne llumokraci te stilit: ke ka nxene muzgu i mbremje patriot - agu i mengjesit gjithsesi duhet ta zbardhe tradhetare''.

Arsyet e fenomenit: Jan te shumta por kryesorja eshte ajo se shteti me mosfunksionimin e tij (por edhe me deshiren qe llumokracia te fitoje sa me shume) ka humbur kuptimin. Ne vend qe te merret me inkulturimin, qe ka obligim shtetrore dhe kombtare, ai permes nivelit arsimor ne te gjitha shkallet i ka hapur rruge llumokracise. Dhe ne kete situate, te tmerrshme, gjithkush ka nje leter tualeti (qe quhet diplome) ne xhepin mbrapa. Teoria e Platonin mbi shtetin eshte hudhur ne kanalizim dhe ka mbire teoria e llumokracise e cila nuk njef vlere, nuk njef meritokraci, por njef vetem dukje sa per te thene.
Situata behet edhe me alarmante, kur kjo llumokraci, ka krijuar mekanizmat e vet mbrojtes: militantin, servilin, robin modern, kembtrokitesin, likemanin dhe mekanizmin sulmues: grupin e baltosjes.
Ne nje situate te tille, ne situaten me te veshtire gjenden ata qe ngrejne koken per te kritikuar llumokracine. Fillon te sulmohesh nga cdo ane nga mekanizmi mbrojtes dhe sulmues i llumokracise dhe ne mengjesin e se nesermes ti e gjene veten i baltosur, i perlloqur dhe i leqitur nga shoqeria (sipas llumokracise). Ne nje situate te tille kashta noton mbi kanalizim duke dhene arome mbytese dhe frymzenje.
Llumokraci, kane te gjitha vendet e botes, por ne vendin tone, mjerimi me i madhe eshte se llumokracia eshte bere model perfaqesimi, eshte bere pasqyre dhe me krekosje shprehet: JU jeni UNE.

Pra te shofesh shoqerine shqiptare, ne mjerimin e saj, ne te gjitha nivelet e perfaqesimit (pasqyres) duke filluar nga perfaqesimi virtual, perfaqesimi lagjes, mahalles, qytezes, qytetit e deri te perfaqesimi i shtetit ka te beje me llumokraci qe ngerthen ne vete mekanizmin mbrojtes dhe sulmues.

Pra, militanti, servili, robi modern, kembetrokitesi, grupi i baltosjes: jane shenderruar ne perfaqesues virtualiteti, lagjeje, qyteze, qyteti dhe shteti, dhe po ngreu koken dikush agu i mengjesit do te te zeje tradhetar: Kete e ke te garantuar nga grupi i baltosjes!

Ku keni pare ju qe shendetesine e qytetit ta udheheqe militanti, ndertimin – servili, kulturen – kembetrokitsi dhe likemani, bujqesin – robi, gjersa grupi i baltosjes bene roje ne gatishmeri??????

Ku keni pare ju qe temat shoqerore, problemet sociale, politike e shume e shume tjera ti udheheqin njerezi te cilet kurren e kurres nuk kan shfaq as nje mendim personal mbi kete lemi. Une e kuptoj se ata kane deshire por mundesite i kan te kufizuara.

Dhe kjo llumokraci perdore cdo mekanizem (fyerjet jane pak) per te mbajtur veten ne dukje. Eh, cfare dukje???? Dukje llumokracie i thone kesaj.

Sherimi:

Eshte i dhimbshem, mjerisht i dhimbshem dhe i gjate. Kjo llumokraci ka ve rrenje dhe mekanizma, por ata qe ndjejne veten intelektual, e kan obligim te bezajne, te ngrejne koken, te ndeshkohen e te shfaqin konkurrence te mirefillt, te kritikojne, te ngrejne zerin e arsyes dhe ti thone: Stop Injorances. Nje gje kryesore duhet te kerkojne: Arsimim adekuat dhe te mirefillt. Arsimimi i mirefillt vetvetiu do krijoje konkurrenc dhe do zhduke llumin.

T'fala nga fshati.
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top