Nga Pitagora, tek masoneria dhe Iluminati: Shoqëritë e fshehta më të çuditshme

Nga Frimasoneria tek Illuminati, shoqëritë sekrete lindin për qëllime nga më të ndryshmet. Fuqia e tyre ishte kaq e madhe, sa që ndryshuan deri edhe rrjedhën e historisë. A ekzistojnë ende sot?
Screenshot-2019-12-08-at-9.21.38-PM.jpg

Nga kohërat më të lashta e deri më sot shoqëritë e fshehta karakterizohen nga larmia e qëllimeve dhe objektivave që ndjekin (ata që duan të shkatërrojnë rendin botëror, ata që kërkojnë pavarësi, ata që janë të motivuar nga arsye fetare …); ajo që i bashkon, sidoqoftë, është elementi i sekretit: emrat e anëtarëve nuk zbulohen kurrë (ndonjëherë edhe vetë bashkëpunëtorët e njohin njëri-tjetrin vetëm përmes pseudonimeve) dhe vendet e mbledhjeve, sekret mund të jetë edhe numri i anëtarëve dhe të mos bëhen të ditura mënyrat e hyrjes dhe as ritet e fillimit, të nevojshme për të qenë pjesë e tyre.

Për më tepër, anëtarët e shoqërive sekrete mund të përdorin simbole, fjalë e kode, shifra, gjuhë të errëta ose shtrëngime tipike duarsh për të njohur njëri-tjetrin. Shpesh themeli i lindjes së një shoqërie sekrete është bindja e themeluesve për të qenë pjesë e një pakice, që është intelektualisht ose shoqërisht më e mirë se pjesa tjetër e njerëzimit, e thirrur për të ndërhyrë për shkak të injorancës dhe paaftësisë së shumicës.

Ideja se vazhdimi i historisë është ndikuar nga veprimtaria e shoqërive sekrete, shpesh e mbartur në ekstrem nga të ashtuquajturit teoricienë të teorive të konspiracionit, mbështetet nga studiues të ndryshëm; në veçanti, lidhja midis shoqërive sekrete dhe ngjarjeve historike ishte vendimtare në kohën e Rilindjes. Pas shtrëngimit reaksionar dhe shtypës të Restaurimit (procesi i rivendosjes së rendit Evropian nga fuqitë fitimtare, të mbledhura në Kongresin e Vjenës, pas humbjes së Napoleon Bonapartit në Vaterlo në vitin 1815), shoqëritë sekrete u shumuan në Evropë, në një përpjekje për të siguruar një kushtetutë apo edhe pavarësinë.

Në të gjithë kontinentin u ngritën organizata sekrete të luftës politike: Frimasoneria, Karbonarqr në Francë, Spanjë dhe Itali (së bashku me ekuivalentin e tyre femëror, Kopshtaret); në Itali edhe republikania Giovine Italia nga Giuseppe Mazzini dhe mjeshrat e përsosur Sublimë nga Filipo Buonarroti; Eteria në Greqi; Adelfët dhe Filadelfët në Francë; Lidhja e Shpëtimit, Bashkimi i prosperitetit dhe shoqëritë e Veriut dhe Jugut në Rusi. Shumica e lëvizjeve që tronditën Evropën në 1820-21, 1830-31 dhe 1848 u organizuan nga këto shoqëri të fshehta, të cilat shpesh ishin gjithashtu në kontakt me njëra-tjetrën. Por ndikimi i shoqërive sekrete nuk u ndal as në shekullin XIX: Gavrilo Princip, fajtor për vrasjen e Dukës Franz Ferdinand në Sarajevë në 1914 (një ngjarje që ishte shkëndija, e cila ndezi Luftën e Parë Botërore), i përkiste Dorës e Zezë, një shoqëri e fshehtë që kërkonte pavarësinë e Serbisë nga perandoria Austro-Hungareze. Përtej organizatave politike të shekullit XIX, cilat ishin shoqëritë sekrete më të veçanta në histori?

SHKOLLA E PITAGORËS

Edhe pse qysh në Egjiptin e lashtë kishte sekte fetare të mbështjella me fshehtësi dhe mister, shoqëria e parë sekrete në histori konsiderohet Shkolla e Pitagorës, e themeluar në Crotone rreth vitit 530 para Krishtit. Filozofi dhe matematikani, mbi të cilin historianët janë përqëndruar me shekuj (biografia e tij është e errët dhe enigmatike dhe nuk ka asnjë tekst të shkruar të tij) themeloi një shoqëri që bashkonte tipare mistike-fetare (ritualet fillestare, detyrimin e dëlirësisë dhe ndalesat e rrepta ushqimore midis të ciloavem, heqja dorë nga fasulet dhe mishi), aspektet kulturore dhe shkencore (përhapja e mësimeve matematikore të rezervuara vetëm për të iniciuarit) dhe objektivat politike (përpjekja për të krijuar një qeveri aristokratike të shkencëtarëve në qytete të ndryshme të Magna Graecia). Endrra elitiste e Pitagorës, megjithatë, u shpartallua përballë revoltës demokratike të popullatës së Crotones: aristokratët pitagoranë u përzunë nga qyteti ose u vranë dhe selisë së Shkollës iu vu në zjarri.

SEKTI I THUGËVE

Screenshot-2019-12-08-at-9.22.57-PM.jpg

Thugët (“shpërndarësit” në sanskrisht) janë një sekt i lashtë Indian, anëtarët e të cilit pretendonin se ishin adhurues të perëndeshës së fuqishme Kali, hyjnisë hindu të shkatërrimit. Thugët mbollën panik në Indinë e shekullit të tetëmbëdhjetë, sepse sulmonin befasisht karvanët e udhëtarëve anglezë (si në tokë ashtu edhe në hekurudhë) dhe i mbytnin viktimat e tyre me një lloj shamie të endur, që quhej rumal. Aftësia e jashtëzakonshme për vrasje e Thugëve, kodet e tyre sekrete dhe legjendat në lidhje me ritualet e supozuara njerëzore në mbrojtje të perëndeshës Kali terrorizuan anglezët dhe në 1830 u krijua një forcë speciale policore për të shtypur Thugët. Sidoqoftë, sot besohet se më shumë se një sekt fetar Tthugët ishin thjesht një organizatë e fshehtë kriminale, dedikuar vjedhjeve dhe vrasjeve me pagesë.

KOCKAT DHE KAFKAT

Screenshot-2019-12-08-at-9.23.33-PM.jpg

Shoqëri e rrezikshme sekrete apo vëllazëri universitare normale? Gjykimi për shoqërinë e Kockave dhe Kafkave mbetet i hapur. Themeluar në 1832 nga Uilliam Rasëll, një ish-student i Universitetit prestigjioz amerikan Yale, si një vëllazëri e thjeshtë e studentëve, evoluoi për të përfshirë shumë nga anëtarët kryesorë të elitës politike amerikane (gjykatësit e gjykatës supreme, drejtorë të CIA dhe FBI, madje edhe presidentë si George Bush). Çdo vit zgjidhen 15 anëtarë të rinj, të thirrur të jenë pjesë e organizatës ekskluzive përmes një të rëne të lehtë në sup. Selia e kompanisë quhet “Varri” dhe bashkëpunëtorët kanë të drejtë hyrje në një ishull privat, Deer Island, ku zhvillohet mbledhja e përvitshme.

ILLUMINATI

Screenshot-2019-12-08-at-9.24.00-PM.jpg

Ndër shoqëritë sekrete më të famshme të të gjitha kohërave është padyshim Urdhëri Illuminati (i njohur edhe si Illuminati i Bavarisë); i themeluar në Ingolstadt të Gjermanisë në vitin 1776 nga baroni antiklerik dhe materialist Adam Vaishaupt, ai u frymëzua nga teoritë më të njohura të Iluminizmit.

Illuminati kundërshtoi fuqinë e jezuitëve dhe katolikëve dhe ata donin të impononin triumfin e arsyes mbi besimin. Për të arritur këto qëllime, anëtarët e Urdhërit duhet të depërtonin në institucione në mënyrë që të krijonin një elitë brenda elitave. Në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë kishte rreth dy mijë anëtarë në Evropë (përfshirë shkrimtarin gjerman Gëte), por ligjet e shpallura nga autoritetet bavareze kundër shoqërive sekrete zvogëluan shpejt numrin e anëtarëve, dhe që në fillimin e Tetëqindës Urdhëri u shpërbë. Paradoksalisht është nga ky moment që legjenda e Illuminatit fillon të përhapet; teoritë për një mbijetesë të pretenduar të Rendit, në të vërtetë, kanë vazhduar deri në ditët e sotme dhe janë ushqyer nga libra si “Engjëjt dhe demonët”, nga shkrimtari amerikan Dan Braun.

KU KLUKS KLANI

Në vitin 1865 në Tenesi, SHBA, dy zyrtarë jugorë Xhejms Kroui dhe Xhon Lester themeluar një prej shoqërive të fshehta më të përgjakshme të historisë moderne: Vëllazërinë e Ku Kluks Klanit. Anëtarët predikojnë supremacinë e të bardhëve mbi zezakët dhe “purifikimin” e shoqërisë. Në emër të kësaj ideologjie të marrë raciste, i dedikohen akteve të dhunës, linçimeve, zjarrvënieve. Anëtarët e Ku Kluks Klan mbajnë veshjen famëkeqe të bardhë me një kapuç që u mbulon të gjithë fytyrën, me qëllim që të ruajnë anonimatin. Në gjoks një kryq i kuq simbolizon gjakun që, sipas mendimit delirant të organizatës, Jezu Krishti e tregoi vetëm për të bardhët. Pavarësisht ligjeve për t’iu kundërvënë, edhe sot shumë grupe të vegjël racistë ringrihen në traditën dhe zakonet e kësaj vëllazërie. / Storia in Rete – Bota.al
 

Attachments

  • Screenshot-2019-12-08-at-9.21.38-PM.jpg
    Screenshot-2019-12-08-at-9.21.38-PM.jpg
    185.9 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2019-12-08-at-9.22.57-PM.jpg
    Screenshot-2019-12-08-at-9.22.57-PM.jpg
    173.6 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2019-12-08-at-9.23.33-PM.jpg
    Screenshot-2019-12-08-at-9.23.33-PM.jpg
    54.4 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2019-12-08-at-9.24.00-PM.jpg
    Screenshot-2019-12-08-at-9.24.00-PM.jpg
    188.6 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2019-12-08-at-9.21.38-PM.jpg
    Screenshot-2019-12-08-at-9.21.38-PM.jpg
    185.9 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2019-12-08-at-9.22.57-PM.jpg
    Screenshot-2019-12-08-at-9.22.57-PM.jpg
    173.6 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2019-12-08-at-9.23.33-PM.jpg
    Screenshot-2019-12-08-at-9.23.33-PM.jpg
    54.4 KB · Shikime: 0
  • Screenshot-2019-12-08-at-9.24.00-PM.jpg
    Screenshot-2019-12-08-at-9.24.00-PM.jpg
    188.6 KB · Shikime: 0
@Marla nese ke mundesi yll hidh dhe dicka per massonet
Flm
 
Dhe grupi i masoneve

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top