Nga bandit në pasha.

Lauri

Anunnak
Më 24 janar 1822, në moshën 82-vjeçare u vra në Janinë Ali Pashë Tepelena, një nga personazhet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Djali nga Tepelena që e nisi karrierën si grabitës karvanësh në rrugë dhe që arriti të bëhej pasha dhe më pas Akoma të deklaronte pavarësinë nga Perandoria Osmane u shndërrua në një personalitet të kohës por edhe një armik i betuar i Portës së Lartë.

FB_IMG_1597320813713.jpg
(Momenti kur koka e prerë e Ali pashë Tepelenës i dorëzohet sulltanit.)

Shkrimtari I njohur francez Aleksandër Duma e përshkruan në veprat e tij si tepër dinak dhe që oborri i sulltanit e njihte si “Luani i Janinës”, ndërsa shkrimtari tjetër akoma më I madh Viktor Hygoi e quante ‘Bonaparti mysliman’. Pikërisht për këtë sulltani nxori një ferman për vrasje e tij dhe prerjen e kokës. Kjo gjë u arrit pas një beteje në kështjellën e tij në Janinë pas një beteje të ashpër disaditëshe. Shumë e folur për këtë moment por skica që po publikojmë sot me autor Robert Wales është momenti kur vrasësit dhe ata që i prenë kokën I dorëzojnë kokën sulltanit në Stamboll.

Sipas studiuesit Irakli Koçollari, karvani që shoqëroi kokën e Ali pashës dhe që transportonte të gjitha plaçkat dhe dokumentacionin e tij përbëheshin nga 70 deve. Skica në fjalë paraqet momentin final. Komandantët që i dorëzojnë kokën e Ali pashës sulltanit I cili duket më në fund i lehtësuar duke e shoqëruar këtë moment me bashkimin e pëllëmbëve të duarve. Interesant është një detaj tjetër.

Ena në të cilën është mbajtur koka është një kusi e vogël hermetike argjendi me kapak që sipas studiuesve ishte e mbushur me dëborë për ta ruajtur kokën në temperaturë të ulët. Pas këtij veprimi, koka u varros në Stamboll, ndërsa trupi në Janinë. Në faqen “Edith Durham Page” jepet një pasazh nga libri “Luani i Janinës ose ditët e fundit të jeniçerëve”, një përkthim në italisht i Olimpia Gargano që pritet të publikohet së shpejti.
/G_diplomacia
 
Mungese informacioni! Une prisja te lexoja per demet si bandit (fjale e madhe per grabites rruge, po nejse) dhe per fitimet e humbjet si pasha, por lexova jeten e Ali Pashes te permbledhur ne 4 paragrafe te shkurter. Shume pak..
 
Ka info sa të duash Sofia :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top