Nese vazhdon ndryshimi i klimes, ne Antarktide do te rriten palma

Tuana

Nada é por acaso!
pyje-akullnaja.jpg


Shkencetaret kane zbuluar peme te ngjashme me palmat qe rriteshin ne rajonin e Antarktides gjate Periudhes Eocene ne kohen kur kjo zone kishte nje klime pothuajse te ngjashme me klimen mesdhetare.

Ata e kane treguar zonen ku ka ndodhur ky fenomen, zone e cila ne ditet e sotme ka per karakteristike temperatura nen zero, akullnaja dhe ajsberge, ne ate kohe ka patur pothuajse tre here me shume dioksid karboni ne krahasim me tani dhe ka patur nje mot te ngrohte pa ngrica.

Me ne fund tani shkencetaret mund te pohojne qe e kane kuptuar ate periudhe e cila ka ndodhur rreth 55 deri ne 48 milion vjet me pare dhe kjo mund te ndihmoje ne nje parashikim per te ardhmen qe e pret Token, nese ndryshimet klimatike vazhdojne.

Sipas teorise se tyre, nese nivelet e dioksidit te karbonit rriten, nje dite do te mund te rriteshin palma dhe pyje tropikale ne Antarktide.

Studimi qe eshte marre me ngrohjen pothuajse tropikale ne kontinentin e Antarktides gjate epokes Eocene, eshte publikuar ne gazeten Nature.

Ne kete studim thuhet qe ne fillimet e Epokes Eocene ka patur temperaturat me te ngrohta ne 65 milion vjetet e fundit me me shume se 1.000 pjese per milion te dioksidit te karbonit per volum.

Studimi thote: "Kohet e fundit kjo periudhe ka marre nje interesim te madh dhe te vazhdueshem, pasi mund te na jape te dhena shume te rendesishme ne lidhje me menyren se si mund te pergjigjet Toka ndaj ndryshimeve klimatike dhe te na jape te dhena per biosferen dhe nivelet e larta te dioksidit te karbonit atmosferik qe priten ne nje te ardhme te afert si pasoje e leshimeve te karbonit antropogjenik."

Kerkimi zbuloi se dimret ishin shume te lageshta dhe me temperatura jo te uleta ndersa temperaturat ne vere ishin deri ne 21 grade Celcius dhe megjithe erresiren polare ngricat mungonin.

Klima ne ate kohe, totalisht e ndryshme nga ajo qe eshte tani ne Antarktide, mbeshteste rritjen e pyjeve te ndryshme pothuajse - tropikale te karakterizuara nga elemente floreale mezotermike deri ne megatermike, duke perfshire ketu 3edhe palmat dhe Bombacoideae.

Shkencetaret qe kane bere studimin thane: "qe kjo na mundeson te kuptojme te dhena te reja dhe modele klimatike dhe kuptojme pergigjen e ekosistemeve ndaj rritjes se nivelit te dioksidit te karbonit."

Nje prej autoreve, Dr james Bendle, nga Universiteti i Glasgow, tha per gazeten Independent qe ne kohet e tanishme nivelet e dioksidit te karbonit por rriten ne menyre marramendese dhe per kete rolin me te madhe luan njeriu.

"Duke folur ne menyre atmosferime ne jemi duke shkuar mbrapa ne kohe ne Epoken Eoecene."
/info/
 
Titulli: Nese vazhdon ndryshimi i klimes, ne Antarktide do te rriten palma

po kete e dijme ne me kohe ska te re asgje ketu.
 
Titulli: Nese vazhdon ndryshimi i klimes, ne Antarktide do te rriten palma

Tani po ben gjeli veze, e jo spo rriteshkan palmat ne Antraktide..:p :p
 
Titulli: Nese vazhdon ndryshimi i klimes, ne Antarktide do te rriten palma

Palmat jan paksa te egzagjeruara, kjo mund te ndodhi vetem nqs do u ndryshonin polet e tokes. Megjithate nuk perjashtohet mundesia per te qen shume me e ngrohte se ceshte..
 
Pe: Nese vazhdon ndryshimi i klimes, ne Antarktide do te rriten palma

Interesant parashimi...ishalla nuk rritet kaktusi :p
 
Pe: Nese vazhdon ndryshimi i klimes, ne Antarktide do te rriten palma

Si nuk u bëra edhe unë shkencëtar, rrogën krejt me rrena e kisha fituar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top