Nëse jeni “hangover” nga mbrëmja e djeshme ju tregojmë si ta stabilizoni organizmin menjëherë

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
hangover-feature.jpg
Sezoni festiv është në vazhdim e sipër. Por festat vijne dhe me alkool të cilat sjellin më pas mëngjeset hangover. Nëse e tepruat natën e ndërrimit të viteve, kur të zgjoheni më 1 Janar, ilaçet mund tju duken joshëse, por nëse doni që ti evitoni ilaçet farmaceutike, ekzistojnë disa zgjidhje natyrale për pastrimin e trupit nga nata e mëparshme.

Xhinxheri
Në traditën Kineze xhinxheri njihet si një nga ushqimet anti-përzjerës. Një filxhan çaj me xhinxher në mëngjes pas një nate të rëndë mund të jetë një mënyrë e mirë për të goditur dy zogj me një gur, pasi përveçse do të qetësoni stomakun tuaj, do të mbusheni dhe me më shumë energji.

Mëngjes i balancuar
Ushqimi që do të konsumoni në mëngjes është shumë i rëndësishëm, pasi pija ka çrregulluar disa norma në trupin tuaj, prandaj është mirë të konsumoni çajra, një fetë bukë me avocado apo fruta te thata, në mënyrë që të rimerni vitaminat që i nevojiten trupit.

Artiçoka
Artiçoka është një ushqim i mirë për tu konsumuar në përditshmëri, por ne do tju sygjeronim që këtë ushqim ta konsumonit më tepër kur keni pirë shumë një natë më parë, pasi arrin të stabilizojë trupin dhe pastron toksinat.

Ujë
E dimë që ju tashmë e dini që të hidratohesh është gjëja më e mirë, por mund të vëmë bast se ju nuk e keni respektuar aspak këtë këshillë. Edhe një gotë alkoli sjell dehidratim në trup, prandaj duhet të pini shumë ujë gjatë ditës që të mos keni dhimbje koke apo mungesë energjie.

Gjumi
Gjumi është shumë i rendësishëm, sidomos nëse keni qenë jashtë duke festuar deri në orët e para të mëngjesit. Megjithatë gjumi i tepruar mund tju sjelli dhimbje koke, prandaj vendosni alarmin dhe mos flini shumë gjatë.

/News31.al
 
Last edited by a moderator:
Ose kshu ?

5040.png
 

Attachments

  • 5040.png
    5040.png
    915.7 KB · Shikime: 0
  • 5040.png
    5040.png
    915.7 KB · Shikime: 0
Para nje ore shtrydha nje limon ne nje gote uji,e piva.
Mora e nje sy gjume,dhe iku lodhja e festes,si nga rendesa e ushqimeve si pagjumesia e saj.
 
Nuk e konsideroj festen ne volum deri ne kete pike sa do ndjehesh keq, por ne nje cilesi me te larte ushqimi dhe pije.
 
Tani qe po mendoj nuk kam ngren pothuajse asgje
Pervecse djathe dhe ullinj
Dhe white wine
Ndaj ndihem sikur kam konsumuar kripe lol
Ti nuk ke probleme volumi dhe as cilesie, por renali :) Vazhdo edhe me 3L te tjera uji lol
 
Nuk e konsideroj festen ne volum deri ne kete pike sa do ndjehesh keq, por ne nje cilesi me te larte ushqimi dhe pije.
Kush vuan nga uria nervoze sot eshte e justifikuar ahahahaha
Zakonisht per festa nuk prek asigjo pervec ujit la gaz se ai tjetri te fryn ????
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top