Negociatat, Rama: Nuk ka asnjë kusht shtesë, do thellojmë reformat

legjenda

Tetova
Brukseli hedh në erë planin e Berishës, Ramës, Metë dhe Bashës për sabotimin e SPAK-ut, pa plotësuar 30 kushte nuk ka bisedime, kushti kryesor është hetimi, arrestimi dhe dënimi i kokave të krimit dhe korrupsionit

Re të zeza mbi kokën e bajlozëve të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Nuk mund të ketë bisedime për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian pa arrestuar dhe dënuar kokat e krimit dhe korrupsionit, të cilët ka 28 vite që sundojnë Shqipërinë, duke e plaçkitur. Ky është vendimi përfundimtar i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Luksemburg.

Në mbledhjen për fatin e Shqipërisë ka dominuar gjermanët, të cilët bashkë me amerikanët janë investuar për ngritjen e reformës në drejtësi, me qëllim për të shfarosur këtë klasë politike. Vendimi për ngrirjen e negociatave është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre për disa arsye.

Së pari, vendimi i Brukselit ka hedhur në erë planin e Sali Berishës, Edi Ramës, Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për të sabotuar ngritjen e SPAK-ut, i kërkuar nga amerikanët dhe gjermanët për shkatërrimin e krimit dhe korrupsionit në nivelet e larta të politikës. Pesëshja anti-shqiptare synonin të merrnin negociatat, për të zbutur zemërimin e shqiptarëve me këtë klasë të degraduar politike dhe më pas të sabotonin ose të kapnin SPAKU-un, për t’i shpëtuar ndëshkimit. Një skenar i tillë është rrëzuar dje në Luksemburg. Vendet e BE kanë vendosur se nuk do të ketë hapje të negociatave pa ngritur SPAK-un, që përbëhet nga Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale.

Së dyti, ashtu siç i vendosi kusht Kroacisë, Rumanisë dhe Maqedonisë, Brukseli i kërkon Shqipërisë që të dënojë politikët e korruptuar në këmbim të integrimit në BE. Ky kusht është i theksuar pesë herë në rezolutën për Shqipërinë. Mesazhi është i qartë: Kërkohet arrestimi i Ilir Metës dhe Sali Berishë, sëbashku me ushtarët e tyre në drejtësi dhe politikë, në këmbim të integrimit të Shqipërisë në BE. Kërkohet hetimi, arrestimi dhe dënimi i ministrave dhe ish-ministrave të korruptuar. Kërkohet arrestimi i kryebashkiakëve të korruptuar, deputetëve, i drejtorëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.

Së treti, Bashkimi Evropian, u ka dhënë një mesazh të qartë shqiptarëve se është në krah të tyre dhe jo të kësaj klase politike mafioze, teksa në këmbim të negociatave kërkon që të kthehen pronat e grabitura nga politikët dhe familjarët e tyre gjatë këtyre 28 viteve. Pronat e grabitura nga Ilir Meta, Sali Berisha si dhe pronat që Edi Rama u ka dhënë oligarkëve në zona bregdetare, duket t’i kthehen shtetit apo pronarëve të vërtetë.

Së katërti, Brukseli nuk pranon të nisë bisedimet për integrimin e Shqipërisë pa i dhënë fund trafikut të drogës që drejtohet në prapaskenë nga segmentet e politikës, për të shtuar pasurinë dhe blerë votat kur vijnë zgjedhjet. Segmentet e politikës, vitin e fundit kanë braktisur hashashin dhe po merren vetëm me trafikun e kokainës, që sjell fitime të mëdha. Në portet shqiptare kapen vetëm sasitë e kokainës që sinjalizohen nga të huaj, pjesë tjetër kalon pa lënë gjurmë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE, në një linjë me Bundestagun gjerman, u dhanë dje një mesazh të qartë shqiptarëve se nëse duan fëmijët e tyre, një të ardhme më të sigurt, paqe sociale, dinjitet dhe Shqipërinë në Bashkimin Evropian, duhet që më parë të shporrin këtë klasë mafioze politike, t’i sekuestrojnë pasurinë dhe ta dorëzojnë para drejtësisë./Pamfletimeta-6.jpg
 

Attachments

  • meta-6.jpg
    meta-6.jpg
    34.9 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
Negociatat, kushtet që duhet të përmbushin Shqipëria dhe Maqedonia

Pak lojë gjeopolitike bën BE kur i afron edhe më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor, në fund të fundit nuk është në interesin e Brukselit, nëse ato do të orientoheshin nga Rusia, Turqia apo Kina. Me Serbinë dhe Malin e Zi negociatat kanë filluar, tani në radhë janë Shqipëria dhe Maqedonia. BE do të fillojë negociatat vitin e ardhshëm, nëse këto vende kryejnë reformat e kërkuara.

Për Maqedoninë hapet mundësia pas një pritjeje shumë të gjatë, sepse grindja për çështjen e emrit me Greqinë është në rrugën e zgjidhjes përfundimtare. Qeveritë ranë dakord së fundmi për emrin e ri Maqedoni e Veriut, për t’u dalluar nga rajoni me të njëjtin emër. Por deri në pranimin në BE të dyja vendet kanë një rrugë të gjatë përpara dhe negociata disavjeçare. Që të përmbushen standartet e BE duhet që në Shqipëri dhe Maqedoni të ndryshojnë disa gjëra.

Të drejtat bazë dhe mbrojtja e minoriteteve


Me shtetin së drejtës në Maqedoni, Brukseli është kryesisht i kënaqur. Në raportin e fundit, KE thekson se implementimi i të drejtave bazë ka nevojë për përpjekje të tjera. Kështu romët nuk janë të integruar sa duhet në vend, shumë prej tyre jetojnë në varfëri. KE kritikon gjendjen e burgjeve dhe spitaleve psikiatrike, po ashtu ashtu edhe krimet e shkaktuara nga urrejtja dhe nxitja e saj nuk ndiqen sa duhet penalisht.

Shqipëria ka bërë përparime në mbrojtjen e minoriteteve sipas raportit të KE, por ende nuk e ka përmbushur objektivin. Edhe këtu duhen përmirësuar kushtet e jetesës së romëve dhe egjiptianëve të Ballkanit. Qeveria gjermane shpreson që nga negociatat direkte të arrihen këtu përparime me të dyja vendet.

Edhe liria e shtypit, sipas Reporterëve pa kufij paraqet “probleme të dukshme”. Në listën aktuale Shqipëria renditet e 75-a ndërsa Maqedonia në vendin e 109 nga 180 vende.

Korrupsioni

Shqipëria ndërkohë ka ndryshuar kodin penal dhe po zgjeron sektorë të specializuar, duke ngritur edhe hetuesin e posaçëm për korrupsionin. Megjithatë në renditjen e Transparency International ky vend arrin vetëm vendin e 91. Shumë rrallë jepen dënime kundër funksionarëve të lartë të korruptuar të shtetit, kështu korrupsioni mbetet shumë i përhapur, sipas KE.

Pak më keq ndodhet Maqedonia. Në renditje ajo kap vendin e 107. KE rendit këtu “deficite strukturore dhe operative në aftësinë e institucioneve për të luftuar me efektivitet korrupsionin.”

Kriminaliteti i organizuar


Tek të dy vendet, Komisioni Europian mirënjeh zhvillimet pozitive në këtë drejtim, por thekson se larja e parave dhe kriminaliteti financiar janë probleme ku duhet të punojnë qeveritë. Në Maqedoni baza ligjore është e përafruar me BE, duhet vetëm të përmirësohet koordinimi i institucioneve të ndryshme dhe efektiviteti i punës së autoriteteve.

Në Shqipëri ndodh rrallë që të shkatërrohen apo dënohen bandat, megjithatë Komisioni Europian i njeh sukseset në drejtim të luftimit të mbjelljes së kanabisit.

Administrata dhe drejtësia

Sipas qëndrimit të BE administrata publike mbetet një sektor me shumë probleme por BE vlerëson hapat e arritur. Në Maqedoni janë zgjeruar së fundmi detyrimet e transparencës dhe llogaridhënies, po ashtu grupe të jashtme interesi po përfshihen më shumë në proceset politike. Kritika ka në mungesën e mekanimave të kontrollit për funksionarët.

Edhe drejtësia po i afrohet kërkesave të Brukselit. Shqipëria po verifikon të gjithë gjykatësit dhe prokurorët, një proces që po jep rezultatet e para. Gjykatës të korruptuar janë liruar nga detyra ose kanë dhënë dorëheqjen. Këtu ndihmon një institucion i pavarur që kontrollohet nga ndërkombëtarët. Maqedonia e ka ndërprerë trendin e zhvillimit negativ në drejtësi dhe ka marrë masa për të rikthyer pavarësinë e drejtësisë.

Ekonomia dhe e drejta europiane

Nëse Shqipëria dhe Maqedonia duan të jenë anëtare të BE-së një ditë, duhet që ekonomia e tyre të rezistojë në tregun e brendshëm europian dhe sistemi i së drejtës të jetë i përputhshëm me ligjet europiane. Në këtë çështje Maqedonia ka ecur më shumë, ndërkohë që Shqipëria ka shumë punë përpara dhe se duhet të forcojë pavarësinë e institucioneve shtetërore. KE vlerëson që Shqipëria ka përmirësuar deficitin buxhetor. Përparime sheh BE edhe në drejtim të energjisë, infrastrukturës dhe digjitalizimit, megjithatë Shqipëria nuk është konkurruese sa duhet. Maqedonia duhet sipas rekomandimit të KE të zhvillojë një koncept të qëndrueshëm tatimor dhe të përmirësojë kushtet për bizneset.


(gazeta-Shqip.com) DW
 
Negociatat, Rama: Nuk ka asnjë kusht shtesë, do thellojmë reformat

edi.jpg

Gjatë një takimi me strukturat e integrimit në MEPJ, kryeministri Rama ka përshëndetur vendimin e vendeve anëtare për Këshillit të Europës për të vijuar “turin përgatotor” me Shqipërisë për hapjen e negociatave në qershor 2019.

“Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave në këtë fazë. Dy orë para marrjes përgjigjes përfundimtare nuk kishte vendim për shkak të dinamikës së brendshme të bisedimeve, ku 25 vende u vendosën në mënyrë të vendosur për të mbështetur çeljen e menjëhershme të tyre dhe 3 vende të tjera ishin në pozicion të ndryshëm që ne kemi dëgjuar në vijimësi, – tha Rama. – Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate, ne do na duhej një tur përgatitor si në rastin aktual. اelja e tyre është përcaktuar pas 12 muajsh, por komisioni ka nisur procesin përgatitor dhe këtu hyn mirëkuptimi ynë për vendet evropiane që në fillim të zgjidhin problemin me veten”.

Rama tha se reformat e përcaktuara nga Këshilli Europian do vijojnë të zbatohen dhe të thellohen edhe më shumë. “Nuk do humbim kohë, do thellojmë reformat e nisura në vend. Reforma në drejtësi ka qenë unikale, ka qenë një reformë radikale me kosto jo të vogla, që ne rrezikuam koalicionin qeverisës dhe nga ana tjetër është një shembull, ndoshta jo paralel, për rëndësinë që ka Europa për këtë territor, është fakti që fqinjët tanë Maqedonia ndryshuan emrin, e pranuan një gjë të tillë. Europa nuk ka vënë asnjë kusht, thjesht ka thënë që duhet mbyllur procesi që ka nisur në këtë fazë. Më vjen të qesh kur dëgjoj se ka vënë kushte të tilla”, – shtoi Rama mes të tjerash.


(gazeta-Shqip.com)
 
I shalla po i hapin pas nje viti.
I vit iken direkt.
 
Cja fusin kot....keto gjera duhej ti kishim vet si shtet...pavaresisht BE.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top