Në shuplakën e parë, largohu!

jelous-905x395.jpg

Paolo Crepet, psikiatër dhe sociolog ka botuar së fundmi një libër të ri kushtuar ndjenjës së dashurisë, ku ai tregon histori dhe bën reflektime të nxjerra nga përvoja e tij ekzistenciale dhe profesionale që rrotullohen rreth kësaj fjale kaq të shenjtë: pasionit.

Gjatë një interviste në “La Repubblica”, ai u ndal tek një ndjenjë negative që mund të ndiejë një person paralel me pasionin, xhelozinë.

Për më tepër ai shfaqi interes mbi dhunën ndaj grave:

“Pas një femre, shumë realitete janë të fshehura. Në thelb, shumë njerëz ende kanë vështirësi në pranimin e radhës së gjatë të çlirimit të grave, pavarësisht faktit se kanë kaluar më shumë se dyzet vjet që nga pushtimet e shumta, si divorci, ata nuk e kanë përpunuar atë që ka ndodhur në këto vite, në një koncept të familjes arkaike, që e sheh ende gruan si të nënshtruar dhe mashkullin me një rol dominues”.

Sociologu i njohur donte të shpjegonte që pas xhelozisë dhe dhunës ndaj grave qëndron një kulturë e lashtë dhe e vështirë për t’u eliminuar. Një burrë arrin të kontrollojë një grua, madje edhe t’a rrahë atë, sepse disa jetojnë në atë lloj kulture që e sheh mashkullin si mbrojtës, i cili e menaxhon dhe e bën atë të ndiejë të gjithë fuqinë e tij mbi gruan që ka.

Për fat të keq, ky qëndrim nuk është vetëm një pjesë e së kaluarës, por edhe e së tashmes, madje ka shumë të rinj që mendojnë kështu, që duhet të jenë partnerë të tillë, të shtojnë xhelozinë në mënyrë që të ndihet protagonizmi i tyre në lidhje. Sipas tyre, një pasion duhet demostruar edhe psikologjikisht dhe fizikisht. Prandaj, besohet se kjo lloj sjellje bëhet pjesë integrale e çdo marrëdhënieje romantike, ndaj mund të shkaktojë edhe reagime të dhunshme.

Xhelozia gjithmonë sjell fatkeqësi, dramë dhe të rinjtë duhet të mësohen të mos e konsiderojnë këtë si simptomë dashurie, sepse ajo kurrë nuk është e tillë. Dhe duhet thënë me shkronja të mëdha se xhelozia nuk është një formë dashurie. Dashuria është respekt mbi të gjitha.

Problemi shtrohet kur një grua fillon t’i tolerojë këto qëndrime të dhunshme, kur partneri i saj e kontrollon gjithë kohës dhe bëhet posesiv, kjo ndjenjë e quajtur dashuri kthehet në manipulim dhe fiksim. Për shkak të dhunës, gjithmonë ekziston ideja për të konsideruar gratë si objekte, jo si individ. Unë të vras, sepse ti je gjëja ime…

Është e vështirë të pranosh që një vajzë sot të bëjë të njëjtat gjëra dhe të njëjtën jetë si një djalë në moshën e saj. Këto mundësi të barabarta nxisin zemërimin, xhelozinë, zilinë e njerëzve të frustruar sepse një grua e tillë është e lirë dhe mund të zgjedhe që të mos kontrollohet.

Në fund të intervistës dhe rrëfimit të tij, sociologu i njohur, shpjegon se nënat duhet t’u mësojnë vajzave të tyre që të mos qëndrojnë me të dashurin e tyre kur marrëdhënia bëhet posesive, në shuplakën e parë, duhet të largohen.

Nëse një njëri ju godet, është i dhunshëm, nuk do të thotë se ai ju do dhe kujdeset për ju. Dhe ky është fakt!

e.t./dita
 
Në fund të intervistës dhe rrëfimit të tij, sociologu i njohur, shpjegon se nënat duhet t’u mësojnë vajzave të tyre që të mos qëndrojnë me të dashurin e tyre kur marrëdhënia bëhet posesive, në shuplakën e parë, duhet të largohen.
Absulutisht,s`mund ta konceptoj te jetosh me, me dike qe ka vene dore ne ty.
Por nga ana e tjeter dhe femrat duhet te dine te mbajne integritetin e tyre,pa cenuar ate te mashkullit.
Sepse shume here shohim e tablo te kunderta ne shoqerite prendimore sidomos.
Dhuna duhet denuar njelloj,si tek femra si tek mashkulli.
 
Ekzistojne ca femra qe jo me shpulla , po tja nxish mishin e kane pak
Por per etike , largohu!
 
ah femra shkrete!
 
Teme qe duhet ore dhe k9he ta shtjellosh ..ne rradhe te pare sduhet te kete as shuplake te pare se njeriu duhet te flase e te zgjidhe problemet por dhe ne qoftese arrin
...sa me larg atij personi dhe denoncim direkt
 
Ekzistojne ca femra qe jo me shpulla , po tja nxish mishin e kane pak
Por per etike , largohu!
Cfare llogjike eshte kjo ?
Po e ben dhe ti si ato qe kur nje femer tregon per nje perdhunim, e pyesin "ti cfare bere? Cfare kishe veshur? I the jo?"

Ps: sa per ate nenen qe rrihte vajzen qe citove komente me posht; ajo ka nevoj per kura sepse ka crregullime mendore. Smund ta krahasosh me nje person normal...
 
Te shkreta? pse?
E pe ate nenen qe rrihte si shtaze vajzen per enet qe si kish lare, qe rrihte burrin?
Apo s'ishte femer ajo?
E si ajo ska pak aman...

Kshuqe boll me feminizem te shtirur, ne kete jete cfare kerkojme marrim!
Cfare nenkupton me feminizmin e shtirur?
 
Cfare llogjike eshte kjo ?
Po e ben dhe ti si ato qe kur nje femer tregon per nje perdhunim, e pyesin "ti cfare bere? Cfare kishe veshur? I the jo?"

Ps: sa per ate nenen qe rrihte vajzen qe citove komente me posht; ajo ka nevoj per kura sepse ka crregullime mendore. Smund ta krahasosh me nje person normal...
Qetesohu se e kam dhene shembullin me siper.
 
Cfare llogjike eshte kjo ?
Po e ben dhe ti si ato qe kur nje femer tregon per nje perdhunim, e pyesin "ti cfare bere? Cfare kishe veshur? I the jo?"

Ps: sa per ate nenen qe rrihte vajzen qe citove komente me posht; ajo ka nevoj per kura sepse ka crregullime mendore. Smund ta krahasosh me nje person normal...
Po te ecim me kete llogjike justifikuese apo perjashtuese edhe ata burrat qe ngrene doren mbi nje femer te tille jane. Sepse nje njeri me llogjike te shendoshe e tru , nuk e ben nje veprim te tille
\Pra te gjjithe ne rresht per nje ne spital!
 
Qe sic ekzistojne meshkuj plera, ekzistojne e femra!
E kjo deshira e pakuptimte per ti marre gjithe ne mbrojtje edhe kur sjane ,me neverit!
Asnjeri ka than qe femrat jan engjej... njerzit e keqinj skan gjini. Kjo nenkuptohet..
Femra merret per baz ne raste dhune sepse me histori dhe statistika ka qen gjithmon ajo me e dhunuara dhe kshu do te jet pergjithmon.
Skuptoj acarimin tend per tu shprehur ne ate menyr.
 
Acarimin? jo e dashur , por nuk eshte teme qe duhet te perdorim emoji
Thjesht i mendoj vertete ato qe them
Dhe eshte mendimi im personal ...
As personale e as nerva ne germat e mia , perkundrazi.
Nuk matet dhuna me kush u rrah me shume , apo kush me pak..dhuna eshte dhune ,si ajo verbale ,si ajo psikologjike
Dhe thashe ka femra qe e meritojne , si futa te tera ne nje thes...
Gjithsesi ti lexoji si te duash
 
Po te ecim me kete llogjike justifikuese apo perjashtuese edhe ata burrat qe ngrene doren mbi nje femer te tille jane. Sepse nje njeri me llogjike te shendoshe e tru , nuk e ben nje veprim te tille
\Pra te gjjithe ne rresht per nje ne spital!

Spo flasim per nje shuplake... titulli eshte simbolik
Je mjaft inteligjente qe ske nevoj te ta shpjegoj un.
Kto tematike jan shum delikate dhe duam sduam i shofim me syrin tone dhe ne baz te eksperiencave te jetes.
Mashkulli kur shikon qe femren nuk e ka me ne pushtet, fillon me shpullen e pare... si pa dashje themi. Jam dakord dhe un kur eshte okazionale... por nga i pari shum her kalojme tek i dyti .. tek i treti.. tek i katerti deri sa behet routine.
Ky rast nuk eshte per spital, por per divorc urgent. Deri ktu jemi dakord?
Apo je per opzionin se femra duhet tja kthej shpullen dhe te perfundojne te bejn sex te eger?!
Se nuk shof alternativa te tjera
Un e quaj dhune dhe dhuna duke u justifikuar fillon te kthehet ne normalitet.
 
E dashur , ne fakt se lexova hic per cilen pike te "sherrit" ka perdorur autori
Thjesht e shoh gamen me te gjere...
Dhe nese sjemi dakort kjo sdo te thote se duhet te shtiremi per tu dukur bukur.
Mua diskutimi dhe konfrontimi me shijon

Ke thene shume dakort siper sa humba fillin se cdoje te thoje por gjithsesi
Jo sjam dakort kur dhuna vjen si shkak i mendjes se semure te nje mashkulli...
Absolutisht e denueshme dhe duhet te largohesh.
per pjesen tjeter sinqerisht me duken detaje te panevojshme me sex e me gjera....
 
sta kerkova ne asnje fjali dakortesine tende!
Nje femer e dhunuar, dhe kur clirohet nga dhuna, e gjen ate ne endrra.
Shyqyr qe egzistojne feministet... dhe kur jan te shtirura.

Dicka me thot qe ke ndryshuar Mon sepse po boj veshtirsi te te njoh ne komente. Shpresoj mos te kem shqetesuar ?
 
E kalove ne personale :)
Skam qene kurre feministe ,sdi ku me paske lexuar ndryshe
Mos u ndje e zhgenjyer ,sepse asnjehere une e ti skemi shkuar ne nje fije llogjike apo mendime , perhere jemi perplasur
Asgje ska ndryshuar dhe as Moni ska ndryshuar mendim...

lexon me shpirt ti, jo me mendje ..nejse
 
Ekzistojne ca femra qe jo me shpulla , po tja nxish mishin e kane pak
Por per etike , largohu!
Jo mo se nuk e thotë moni këtë serjozisht .
Por edhe si shaka me duket e rëndë kjo fjali, thënë nga një femër ;)
 
Jo mo se nuk e thotë moni këtë serjozisht .
Por edhe si shaka me duket e rëndë kjo fjali, thënë nga një femër ;)
E thote dhe e mendon , dhe kam dhene edhe nje shembull me poshte
Dhe njoh personalisht femra , qe per flokesh do i kisha kapur dhe sdi ku do i kisha degdis, ahh po te kjo pjesa ja futa kot sepse nuk di ta bej :)
Nuk u mora dhe nuk e kam lexuar fare artikullin me siper...edhe kete e cilesova , por qe ekzistojne qenie te tilla ...ekzistojne!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top