“Ne shqiptarët nuk e kuptojmë njëri- tjetrin”

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Portokalli-300x224.jpg



Një emision humoristik në një nga stacionet televizive më të ndjekura në Shqipëri, ka nxjerrë në fokus hendekun kulturor dhe gjuhësor mes shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre në Kosovë.
“Xheneriku dhe kosovari” transmetohet në shfaqjen televizive “Portokalli” çdo të diel në Top Channel.
Në qendër të skeçit janë takimet mes një mekaniku të paedukatë nga Tirana, që luhet nga Erand Sojli, ndërkohë që karakteret e ndryshme nga Kosova luhen nga kosovari Kreshnik Ibrahimi.
Shfaqja fokusohet në dallimet kulturore dhe gjuhësore që çojnë në situata të çuditshme dhe të turpshme mes shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre përtej kufirit.
Aktorët bëjnë humor me stereotipet reciproke, të tilla si nacionalizmi i fortë dhe qëndrimet tradicionale të shumë kosovarëve dhe aspiratat kozmopolitikane të shumë shqiptarëve nga Shqipëria.
“Doja të luaja me këto stereotipe,” thotë Erand Sojli, protagonist dhe skenarist i skeçit.
“Ka një diferencë të madhe mes shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre në Kosovë. Ne shqiptarët nuk e kuptojmë njëri- tjetrin. Kjo është dramatike.”
Kosovarët e shqiptarët nga Shqipëria jetuan së bashku nën të njëjtin shtet vetëm gjatë të kaluarës së largët dhe të zymtë të Perandorisë Osmane dhe së fundmi gjatë pushtimit italian e gjerman në Luftën e Dytë Botërore, kur u krijua një Shqipëri e madhe kukull.
Përveç kësaj, komunikimi mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë i kufizuar. Ndërsa Shqipëria u bë shtet i pavarur në vitin 1912, Kosova kaloi në udhëheqjen Serbe e më pas jugosllave.
Kontaktet nisën të rivihen pasi Shqipëria rrëzoi regjimin stalinist në fillim të viteve ’90 dhe që kur Kosova u çlirua nga sundimi serb në vitin 1999.
“Nuk kemi qenë në kontakt me njëri- tjetrin, ndaj nuk e njohim njëri- tjetrin,” thotë Erand Sojli. “Herën e parë që isha në Kosovë kisha shumë keqkuptime kurioze, madje edhe mënyra se si themi ne faleminderit në Tiranë, kishte kuptim negativ në Kosovë.”
Gjatë viteve të gjata të izolimit të ndërsjellë, Shqipëria dhe Kosova zhvilluan linja kulturore të ndryshme, shton ai. “Ne na duket e çuditshme që njerëzit në Kosovë janë kaq patriotë, ndërsa ne nuk jemi. ثshtë për shkak se patriotizmi në Kosovë ka arsye politike, ka të bëjë shumë me identitetin e tyre.”
Ndryshimet gjithashtu përfshijnë edhe fenomenin gjuhësor dhe ndikimin e fortë të gjuhës dhe kulturës serbe në Kosovë.
“Influenca serbe është shumë e pranishme në gjuhë në Kosovë, në sintaksë, në leksik dhe në jetën e përditshme,” thotë Pandeli Pani, një studiues shqiptar në Universitetin e Bonit.
“Për shembull, shqiptarët kanë marrë më shumë fjalë teknike nga italishtja ose frëngjishtja, ndërsa kosovarët janë influencuar nga serbishtja e ndonjëherë nga gjermanishtja.”
“Ka shumë ndryshime mes kosovarëve dhe shqiptarëve,” thotë Kreshnik Ibrahimi, aktori kosovar që luan përkrah Erand Sojlit.
“Kur u vendosa në Tiranë, kisha shumë vështirësi në punën me shqiptarët nga Shqipëri,” kujton ai. “Ata kanë një mentalitet të ndryshëm nga ai që kemi ne në Kosovë”.
Ibrahimi është i vetmi aktori që ka qëndruar për vite në shfaqjen popullore Portokalli.
“Të gjithë aktorët e tjerë nga Kosova kanë qëndruar për një kohë të shkurtër për shkak se sensi ynë i humorit është i ndryshëm- dhe publiku në Shqipëri e kupton me vështirësi”.
Linguisti Pandeli Pani thotë se shqiptarët u bënë më të ndërgjegjshëm për ndryshimet e tyre me kosovarët në vitin 1999, kur një numër i madh njerëzish u arratisën në Shqipëri gjatë konfliktit të Kosovës. “Përpara kësaj, ne nuk kishim kontakte sistematike dhe nuk njihnim realitetet e njëri- tjetrit,” reflekton ai.
Shumë njerëz në Kosovë flasin në dialektin geg të Shqipërisë, ndërsa gjuha standarde që nga viti 1972 është bazuar në dialektin tosk të jugut.
Enver Robelli, gazetar i të përditshmes Koha Ditore, thotë se ndryshimet kanë pasur ndikim në perceptimet reciproke.
“Shumë stereotipe negative sa u përket kosovarëve në Shqipëri janë shkaktuar nga gjuha dhe nga mënyra se si njerëzit në Shqipëri e shohin mënyrën se si flasin kosovarët,” thotë ai.
“Edhe fakti që kosovarët flasin ngadalë, i bën njerëzit në Tiranë të mendojnë se kosovarët janë më pak inteligjentë se shqiptarët nga Shqipëria,” shton ai.
Robelli thotë se skeçe si ai i luajtur nga Sojli dhe Ibrahimi tallen me këto stereotipe dhe kështu vënë në pah marrëzinë e paragjykimeve.
Arbnora Dushi, një linguiste dhe studiuese e folklorit nga Prishtina, bie dakord.
“Stereotipet kanë ardhur për shkak të mungesës së kontakteve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Megjithëse ky skeç është një karikaturë e realitetit, ndihmon në konfrontimin e këtyre stereotipeve.”
“Ne kemi paragjykimet tona gjithashtu,” thotë Fisnik Ismaili, dizajneri i serive komike The Pimpsons. “Ndërsa shqiptarët mendojnë se ne flasim një gjuhë të papërpunuar, ne mendojmë se shqiptarët e Shqipërisë flasin një gjuhë tepër femërore”.
Erand Sojli e Kreshnik Ibrahimi thonë se skeçi është pritur mirë përgjithësisht në Kosovë e Shqipëri.
Por jo të gjithë shqiptarët janë tifozë të shfaqjes.
Migjen Kelmendi, një ish- rockstar nga Prishtina, që ka një televizion dhe një revistë që përdor gjuhën gege në vend të standardit tosk, thotë se në shfaqje dalin disa stereotipe, që janë madje edhe më të këqija se ato të prodhuara në Serbi, që duan t’i paraqesin kosovarët si fshatarë të paemancipuar.
“Tragjedia e shqiptarëve nga Kosova është se ata janë të diskriminuar si nga Beogradi, ashtu edhe nga Tirana,” thotë ai. “Ata përballen me të njëjtat stereotipe nga të dyja krahët”.
Kelmendi, që bën avokatinë e njohjes zyrtare të dialektit geg, thotë se stereotipet negative mbi kosovarët reflektojnë mungesën e prestigjit të versionit kosovar në gjuhën shqipe.
“ثshtë pasojë e Kongresit Gjuhësor mbajtur në Tiranë në vitin 1972, që zgjodhi versionin tosk si standard, duke diskriminuar gjuhën dhe kulturë gege,” thekson ai.
Shumë kosovarë thonë se sjellja e shqiptarëve në Shqipëri përkundrejt bashkëkombasve të tyre në Kosovë karakterizohet nga një lloj arrogance dhe diskriminimi.
Disa intelektualë kosovarë kanë kritikuar elitën kulturore në Tiranë se ka dështuar në marrjen seriozisht të artistëve dhe intelektualëve kosovarë.
Gazi Berlajolli, një linguist në Universitetin e Prishtinës, që shkruan në gegërisht, thotë se skeçi reflekton në mënyrë të pandërgjegjshme ndjenjën e superioritetit nga njerëzit në Tiranë.
“Ndoshta ka humor, por skeçi reflekton se si njerëzit në Tiranë ndjehen superior ndaj shqiptarëve në Prishtinë,” thotë ai, “për shkak se karakteri nga Shqipëria është ai që bën shaka, që qesh me karakterin stereotipik nga Kosova”.
“Sensi i superioritetit mund të shihet edhe nga fakti se karakteri nga Shqipëria është një mekanik nga Tirana, kurse kosovari është thjesht një kosovar, nuk dimë asgjë për sfondin e tij gjeografik, social, kulturor apo ekonomik,” shton Berlajolli.
Për të gjithë kritikët, skeçi duket se ka inauguruar një fazë të re të thyerjes së tabuve në marrëdhëniet e komplikuara ndonjëherë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Suksesi i tij ka inspiruar autorët e një tjetër shfaqje popullore në Top Channel që të ftojnë personalitete publike nga Prishtina e Tirana për të folur për diferencat mes dy vendeve në një mënyrë informative, por edhe me humor, duke demistifikuar stereotipet.
“Televizionet e Tiranës ndiqen shumë në Kosovë. Shprehje të reja dhe tendenca të reja nga Tirana po bëhen gjithmonë e më të pranishme në Kosovë për këtë fakt,” thotë linguisti Berlajolli.
Ndërkohë, gjuha nuk rrjedh vetëm në njërën anë. Një influencë e sintaksës dhe leksikut kosovar, që shpesh vjen nga Serbia, po bëhet e pranueshme dhe trendy në Tiranë.
“Shumë intelektualë nga Kosova janë tani aktivë në talk show-et e Tiranës, duke sjellë aty mënyrën e tyre të të folurit dhe të menduarit,” thotë Pandeli Pano.
“Shumë gazetarë nga Tirana janë në kontakt me Kosovën gjithashtu dhe po absorbojnë elementë kosovarë dhe i prezantojnë aty instinktivisht ose me shaka tek mënyra se si flasin në Tiranë”.
“Gjithçka ka të bëjë me kontaktet,” thotë skenaristi i teatrit Jeton Neziraj. “Duke krijuar gjithmonë e më shumë kontakte mes Kosovës e Shqipërisë, ndryshimet bëhen më të kuptueshme”.
Neziraj e shpjegon këtë me një fakt me aktoren shqiptare Ema Andrea, që ishte përgatitur së fundmi për të luajtur në Beograd me një aktor kosovar dhe një shqiptar nga Maqedonia.
“U çudita kur pashë që nuk kishte probleme për tu kuptuar me ta, ndaj e pyeta a kishte vështirësi ajo në komunikim,” kujton ai.
“Jam mësuar me mënyrën se si flasin për shkak se jemi në kontakt të vazhdueshëm,” tha ajo. “Tani më duket normale, edhe pse është akoma ndryshe”.


Burimi: Tema
 
Pe: “Ne shqiptarët nuk e kuptojmë njëri- tjetrin”

E kuptojme qe cke me te, pa leri budalliqet e portokallise dhe te shfaqeve te tjera pa asnje pike vlere kulturore!!
 
Pe: “Ne shqiptarët nuk e kuptojmë njëri- tjetrin”

E kuptojme qe cke me te, pa leri budalliqet e portokallise dhe te shfaqeve te tjera pa asnje pike vlere kulturore!!


Te gjitha fjalet i kupto ?
 
Pe: “Ne shqiptarët nuk e kuptojmë njëri- tjetrin”

Te gjitha jo :) ka te drejt Erandi
 
Pe: “Ne shqiptarët nuk e kuptojmë njëri- tjetrin”

Per tu kuptuar kuptohen ato,por mund te kete fjale qe nuk kuptohen,as jugu me veriun ne Shqiperi nuk kuptohen ndonjehere ngaqe dialekti ndryshon,por rrenja e gjuhes,e folura kuptohet...
 
Pe: “Ne shqiptarët nuk e kuptojmë njëri- tjetrin”

Kosovaret karrotrecit i thon mirimong lol prshmb, per ne mirimong esht insekt ka edhe fjal tjera...
 
Pe: “Ne shqiptarët nuk e kuptojmë njëri- tjetrin”

Kur nuk te shkon muhabeti apo nuk te pelqen normale qe sdo kuptosh... ja rrall here ndodh te mos kuptojm njerezit me te afert.
Po te kesh deshiren dhe interesin te degjosh(bashkbisedosh) normale qe do kuptohesh, po kuptojm lloj lloj njerezish neper bote jo me njeri tjetrin :)
 
Titulli: “Ne shqiptarët nuk e kuptojmë njëri- tjetrin”

Krejt është normale. Pse a mos deshti kush që bota të flasë një gjuhë?
اfarë dialekte ke në Gjermani e gjetiu, po as Zoti si merr vesh.
Për ndryshe, s'ikur t'i kuptonte gjithkush, nuk do të quheshin dialekte!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top