Në Shqipëri fillojnë votimet

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pikërisht në ora shtatë, sipas kohës lokale, në Shqipëri filluan votimet në zgjedhjet e përgjithshme politike, të shtatat që zhvillohen që nga vendosja e sistemit të pluralizmit politik në vend.
Sipas njoftimeve të para, zgjedhjet kanë filluar pa probleme, por ende nuk ka një pasqyrë të plotë të ecurisë së tyre për gjithë vendin.
Leonard Olli është kryetar i Komisionit Qendron të Zgjedhjeve.
"Janë gjithsej 4750 vende votimi kështu që ne kemi paksa vështirësi në në mbledhjen e menjëhershme në këtë kohë të shpejtë të informacionit, tha z. Olli për programin BBC Sot.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Premçi tha se situata në mbarë vendin është e qetë.
"Situata në gjithë vendin lidhur me zgjedhjet e përgjithshme është e qetë. ثshtë një ditë normale. Në gjithë qendrat e votimit janë shpërndarë punonjësit e policisë që mbrëmë (të shtunën) që kanë marrë në dorëzim qendrat e votimit dhe sot ato u janëd orëzuar komisionerëve," tha ai.
Z. Premçi se nuk ka patur asnjë incident.
"Gjithçka vazhdon normalisht. Nuk ka patur asnjë problem në gjithë territorin e vendit".
Mesazhet e fundit
Bazuar në ligjin zgjedhor, dita e shtunë ishte përcaktuar heshtje zgjedhore, për t’u dhënë mundësi zgjedhësve të reflektojnë për votën.
Të premten në mbrëmje, dy partitë kryesore, PD dhe PS, mbajtën tubimet përmbyllëse në kryeqytet.
Demokratët u mblodhën në sheshin Skënderbej, kurse vetëm disa qindra metra më tej, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, u tubuan socialistët.
Fjalimet e oratorëve të dy kampeve ishin entuziaste, duke u përpjekur për të ngjallur besim në fitore.
Këto manifestime u zhvilluan dhe përfunduan në mënyrë festive, megjithë tensionin e krijuar vetëm një ditë më parë lidhur më afersinë në kohë dhe hapësirë të dy tubimeve.
'Test' i demokracisë
Gjithsej 3.1 milion zgjedhës janë të rregjistruar për votimet e 28 qershorit.
Për herë të parë në Shqipëri zbatohet sistemi zgjedhor proporcional-rajonal. Vendi është ndarë në 12 qarqe prej ku do të dalin 140 deputetët e parlamentit të ri.
34 parti janë grupuar në 4 koalicione kryesore, dy në spektrin e majtë dhe dy në spektrin e djathtë.
Përvec vëzhguesve lokalë, rreth 400 vëzhgues ndërkombëtarë nga OSBE-ODIHR, Këshilli i Europës, Parlamenti Europian, NATO dhe BE do të ndjekin nga afër zgjedhjet.
Ato konsiderohen si një test i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri.BBC
voto-electonico-holanda.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top