- Në kërkim të lindjes së diellit.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
- Në kërkim të lindjes së diellit, agron bajraktari
1.
Kur ngrita syte lart, pashe qe dielli ishte ne te perënduar. Ideja qe nates si duhej dhe shume qe te vinte t'na mbulonte dhe njehere, si mua e te gjithe endacakeve te atij qyteti, me beri t'i shpejtoja hapat drejt shtepise.
Me pelqente ta quaja shtepi, edhe pse ne fakt ishte vetem nje dhome, nje copez apartamenti ne periferi te qytetit, prone e nje plakusheje e cila jo rralle me kridhte ne mendime raskolnikovjane. Sa here qe kalonte vetem nje ore nga afati i dorezimit te lekeve te qerase, do e gjeje tek fillimi i shkalleve, e nuk linte te kalonte askend qe nuk kishte parate me vete. Fatmirësisht, une kisha gjetur nje shkalle nga pas nderteses, te dale jashte funksioni qekur ra komunizmi, te cilen ajo sic duket e kishte harruar, ndoshta si rezultat i deshires per te harruar cdo gje te asaj kohe te zeze, mendim qe ne fakt nuk me bindte dhe aq pasi zakonisht pleqte nuk ia pertonin te tregoheshin nostalgjike per ate periudhe. Por kjo skish rendesi. Ajo qe kishte rendesi ishte se ne cdo fillim muaji, ajo shkalle ishte shpetimi im, e me lejonte te merrja fryme lirshem edhe per disa dite tjera, derisa t'i gjeja parate diku.
Kur hyra ne dhome, era e pisllekut se viteve te kaluara m'u turr nen hunde, per te me kujtuar edhe njehere gjendjen time te mjerueshme. Por kjo s'prekte me. Ai mjerim ishte i përkohshëm, ashtu sic kishte qene mjerimi i të gjithë shkrimtareve te medhenj jeta e te cileve ne fillim kishte qene e ashpër, e eger, sikur vete zotat te kishin dashur t'ua vinin ne prove forcen e vullnetit. Tani ishte rradha ime te vihesha ne prove. Zotat kishin kthyer syte nga une dhe as qe kisha ndermend t'i lija ne balte.
Por ne fillim kisha nevoje per veglat e mia. Tashme pak me i qete, si dikush qe e ka kuptuar qellimin e tjj ne jete, mora me hapa te ngadalte drejt sirtarit plot me fletoret e mia te shenimeve. Aty ishin te gjitha. Edhe pse ne dhome mund te hyje fare lehte, askujt si shkonte ndërmend te vidhte dicka qe nuk i hynte ne pune. Shumica e banoreve te asaj ndertese as qe dinin te lexonin, jo me te mbruanin deshiren e te lexuarit mendimet e nje njeriu te cilit ia hidhnin syte vetem kur donin ta gjykonin... I gjeta te gjitha aty; te pese fletoret e mbushura plot e perplot me idete e mia me te shtrenjta. Shumicen prej tyre i kisha perdorur tashme, ua kisha derguar disa gazetave jo pak te rëndësishme dhe ato i kishin pranuar, duke me dhuruar disa kenaqesi te shkurtra, si ato ekstazat disa sekondeshe te vetprishjes, por pa asnje shperblim tjeter. Pra, me duhej te beja me mire se aq. E dija se mund te beja me mire, ne zemer te zemres e kuptoja se une isha i destinuar per gjera te medha; Albert Kromer, revolucionari i letersise shqipe; por deri ate dite fati s'kishte qene me mua. Shumica e fjalave te mia ishin keqkuptuar kryekeput; ironite e mia ishin marre si mbrojtese te vete gjerave qe kisha ironizuar.j Publiku nuk ishte ende ne gjendje te me kuptonte. Nuk ishte ende ne hapin tim. Ja pse me duhej te ngadalesohesha paksa; per hir të atij cmimi, te atyre parave qe me pas do beheshin trampolina ime drejt qetesise mendore per disa vjet te mira, me duhej te ngadalesoja motorin e pandalshem te mendjes sime e te gjeja dicka te përshtatshme qe te ishte mjaftueshem e lehte per t'u kuptuar, por edhe mjaftueshem e rende sa per te krijuar ate ndjesine mistike qe i rrethon mendjet e medha.
Tek i mendoja keto mendime, gati sa se ndieja veten te ngritur ne ajer nga kënaqësia qe ato me dhuronin. Me duhej ta shfrytëzoja ate energji.
Me nje padurim qe m'i bente duart te dridheshin, fillova te kerkoj per nje lapes dhe fletore boshe, por nuk gjeta gje. Kalova tek kuzhina, nje hapesire dy metra perbri dhomes se gjumit, por as ne sirtaret e saj nuk gjeta gje tjeter vec nje kavanozi te zbrasur. Pak nga pak, fillova ta ndiej ndjesine familjare te ankthit, atij miku te vjeter qe vinte sa here nuk me plotesoheshin tekat e ndjenjave. Fjalët qe deri para ca çastesh prisnin ne rradhe tek nyjet e kyceve te dorës, tani po ktheheshin mbrapsht, drejt skutave te erreta te shpirtit tim. Mjaftuan ato pak sekonda, që i gjithë eksitimi i deriatehershem te nderronte ngjyre, qe keshtjellat e mia prej rere te shkerrmoqeshin e te shndërroheshin ne pamjen ogurzeze te nje kavanozi bosh.
Me duhej te qetesohesha! Energjia do vinte perseri. Fjalet ishin te burgosura brenda meje, s'kishin ku te iknin tjeter, e do ia dilja perseri t'i sjellja ne siperfaqe. Gjithë çka me nevojitej ishin nje lapes e nje leter. Keto ishin prioriteti i pare. Per te tjerat do mendoja me pas.
Mora frymë thelle, ngadalë, sikur vete koha te ndalej te me priste sa te mbaroja ritualin e zakonshem kur nervat e permbysnin kthjelltesine, dhe kur mbarova, koha u nis perseri, doli nga dritarja, nga ku me sinjalizonte se andej duhet te dilja dhe une, te shkoja atje ku shkoja kur qiejt mbusheshin me re.
2.
Edhe pse ishte vone, dritat e shtepise se tim eti ishin te ndezura. Dora me shkoi gati vetvetiu te doreza, e po vetvetiu ajo ndali e ngrire, sikur gjithe ato here qe kisha ardhur deri aty e isha kthyer mbrapsht.
Mblodha ato pak forca qe me kishin ngelur dhe trokita.
Dera u hap pas disa sekondash. Im ate nuk lejonte askend tjeter t'i pergjigjej deres. Thoshte se nuk ishte e moralshme qe dera te hapej nga kush tjeter vec burrit te shtëpisë.
Babai shkoi syte mbi mua sikur të isha nje i huaj. Ju deshen disa sekonda sa te kuptonte se kush qendronte para tij. Dhe kur e kuptoi, cehra i mbeti e njejte.
- اfare do, - ishte fraza e tij e preferuar. Nga përvoja e tij e keqe ne jete, kishte dale ne perfundimin se njerezit te kerkonin vetem atehere kur kishin nevoje per dicka. E ngaqe ne rastin tim te tanishem kjo ishte e vertete, menyra si ajo pyetje e njohur me ra ne fund te stomakut, me beri te kthehesha ne heshtje e te largohesha.
Por im ate me ndali ne gjysmë te rruges.
- Je po aq kokeforte sa jot' eme. Eja brenda.
Ne heshtje e ndoqa deri ne kat te dyte, aty ku ishte studioja e tij. U ul, sic ulej zakonisht kur behej fjale per marreveshje biznesi, ne karrigen pas tavolines qe zinte gati gjysmen e dhomes, ndersa dora e tij me ftoi te ulesha kundruall tij, aty ku ulej zakonisht pala tjeter e biznesit.
Ai me beri pyetjen që bente sa here me takonte, rastësisht ose jo.
- Si po te ecen shkrimi?
Por qe nuk kishte te bente aspak me kureshtjen e tij per mbarëvajtjen e karrieres sime si shkrimtar. Me shume e thoshte si tallje, e cila faktohej gjithnje e me shume nga ardhjet e mia tek ai. Nese karriera do kishte ecur mire, ai e dinte se s'do vija te ai. Gje qe, per ironi te fatit, i meshonte edhe me bestytnise se tij moderne qe njerezit e kerkonin vetem kur kishin nevoje per diçka.
- Besoj se jam ne udhe te mbare, - u pergjigja thate.
Im ate qeshi lehte.
- Ky ka qene problemi yt. Gjithmonë. Qe i vogel. Besoje se tepërmi. Kete e ke dhurate nga jot' eme, se po te ngjaje sadopak nga une, tani do ishe ne krye te kompanise, bashke me mua, babe e bir duke e kapur kete mut qyteti per fyti. Por jo! Zotrote vendose te beheshe shkrimtar.
I dija keto fjale permendesh. Gjithmone mendoja se si nuk lodhej s'i perserituri, por pastaj vereja copeza rafinimesh. Ironite e tij beheshin me te thella, sikur tashme kishin arritur nje faze indiferencë te atille sa mund te ishin dhe dashakeqese. Nganjëherë me dukej se im ate deshironte qe une te deshtoja vetem e vetem qe te dilte e tija.
- A mund ta leme nenen jashte kesaj bisede?
Sa here qe ia kerkoja kete gje, dhe ja kerkoja cdo here, ai heshtte, thithte puron me gjate se zakonisht, pastaj pohonte lehte me koke.
- Pra, cfare do? - pyeti ai perseri.
Ai e dinte mire se cfare doja. Nuk ekzistonte asgje tjeter ne bote, pos shkrimit, që te me bente te vija e t'i kerkoja dicka. Por i pelqente te me shikonte te pergjerohesha per te. Ne nje fare menyre, ne mendjen e tij, pergjerimi ishte nje tjeter forme dhenieje te drejte.
- Nuk dua para.
Babai qeshi disa copeza tymi.
- E kush permendi para? - dhe shkoi doren mbi portofolin e tij, te cilin e kishte hedhur ne tavoline kur kishim hyre ne dhome.
- I kane levizur gjerat ne dhomen time? - pyeta.
Nje hije habije ra mbi fytyren e tij. Nje dritez e vogël shprese po i rritej nder sy.
- Jo, ende.
- Doja te merrja dicka.
Heshtja e tim eti do te thoshte qe mund te beje si te doje. U ngrita dhe mora drejt dhomes sime.
Nuk u zhyta ne te. Nuk e lejova nostalgjinë e femijerise te me hynte nen lekure. Ne nje fare menyre, i gjysmembylla syte sa te shikoja vetem para, vetem ne sirtarin ku shpresoja te gjeja një lapes e nje fletore, qe e mbaja mend ta kisha lene pergjysme, e pastaj te zhdukesha qe aty.
Kete here fati ishte ne anen time. E mbeshtolla fletoren bashke me lapes ne nje rrotull, dhe i futa poshte rrobave. Pastaj u riktheva ne studion e babait.
Ai ishte ende aty, ne te njejten pozicion si me pare, sikur koha te ishte ngrire e qe do rifillonte vetem kur t'i kthehej djali plangprishes.
Por edhe pse koha u shkri, ai e pa se i biri nuk do kthehej. Fytyra e tij, qe me pare kishte lejuar disa fije drite nga te carat e fshehura te lekures se vjetër, u be perseri e padepertueshme, nje gur qe e di se e vetmja menyre qe te ekzistoje ne kete bote eshte qe te vazhdoje te jete nje gur.
- E gjete ate qe kerkoje?
Mjaftoi nje levizje e lehte e kokes sime qe ai te bente me dore drejt deres.
- Epo, tani mund te largohesh.
Dhe pa e zgjatur me tej, u largova.
3.
Pasi dola nga shtepia e tim eti, vendosa te shkoj tek Eva, prostituta e lagjes, e cila nganjëherë, atehere kur është ne humor te mire, me le te shkoj me te edhe pa leke. Ajo eshte kaluar te tridhjetave, trupi i saj eshte rrudhur me shume nga trupat e tjere sesa nga koha. Nje buzekuq i kuqërremtë qendron ne vendin ku dikur ka shkelqyer mishi i gjakte i buzeve te trasha, por edhe pas gjithe gjerave qe i kane ndodhur, zemren e ka ende ne vendin e duhur.
Pas aktit, si gjithmone ne flasim; ajo me tregon per diten e saj, se ç'njerez kane hyre brenda saj e ç'te tjere kane dale, ndersa une, me nje maturi qe mund ta gjej vetem pas seksit, i rrefeva per nje ndodhi, e cila ishte dhe arsyeja pse kisha marre guximin te shkoja te shtepia e tim eti.
Sot, tek sillesha neper universitet pa ndonje qellim te caktur, pashe qe ne deren kryesore kishin nxjerrë nje afishe ku lajmeronin per nje konkurs letrar. Kjo ne vetvete nuk perbente ndonje risi kushedi se cfare, konkurse te tilla beheshin cdo jave. Risia ishte cmimi: plot dhjetë mije euro. Ne fillim u tregova skeptik, por mjaftuan disa pyetje aty ketu dhe doli qe ishte e vertete.
Kur permenda çmimin, Eva gati sa s'kerceu nga krevati. Me shtrengoi krahun dhe me nje drite qe s'ia kisha pare ndonjëherë ne sy, me pyeti se ç'do te beja me gjithe ato para.
- Si fillim me duhet t'i fitoj, - bera te them, por ajo me ndali.
- ا'jane keto qe thua! Sigurisht qe do i fitosh. Ti je Albert Kromer, revolucionari i gjuhes shqipe, a s'ma ke thene me qindra here! Do e fitosh qe ç'ke me te. As e ve ne dyshim.
Tek ia shihja syte, qe i shndrisnin si dy yje qe sapo kane shpërthyer, fillova t'i besoj dhe une fjalet qe po thoshte.
- Epo, se pari do te nderroj apartament. Ma ka sjelle ne maje te hundes ajo plakaruqe zevzeke; dua qe kur te shkoj ne shtepine time, të hy brenda nga dera kryesore, jo nga dritarja sikur te isha nje cope hajduti. Pastaj do bej nje krevat te mire, me nje dyshek cilesor, qe te mos kem me probleme me kryqte, pasi nuk dua te ndal shkrimin çdo gjysme ore qe te bej ushtrime gjimnastike. Do blej dhe nje tavoline, jo shume te madhe, por as te vogel, pasi sic ti e di, e kam zakon te hap krahët e t'i mbeshtes ne tere gjetesine e tryezës; si dhe nje karrige te rehatshme, me nje mbeshtetese te gjate te cilen mund ta perthyej sa te dua nese me vjen deshira per ndonje minute gjume, atehere kur lodhem se levizuri doren ne leter. Ah po! Dhe leter. Do marr nje stive te tere letrash, qe te mos kem nevoje te dal e te kerkoj te reja sa here qe me mbarojne. Shpesh me kane ikur shume ide te mira vetem e vetem se s'kisha ku t'i shkruaja. Jo me! Pastaj sigurisht dhe nje stilograf. Jo lapes, as stilolapes. Nje stilograf nga ata te shtrenjtit, me boje te zeze, e cila thahet vetem pasi i fryn letres, si te thuash, t'i vulosesh fjalet me frymen e shpirtit... Besoj se kaq mjafton...
Por kur pashe menyren si me shihnin syte e Eves, vazhdova perseri.
- ... si fillim. Pastaj do shkoj te ai dyqani qe te pelqen ty, me ato fustanet e shtrenjta, e do i them shiteses, asaj qe ma mbyll syrin sa here qe kaloj pergjate xhamit te dyqanit, qe te me paketoje fustanin me te bukur qe kane ne dispozicion.
- Ate te kuqin?
- Po, te kuqin do i them. Ta paketoje, ta vendosë ne nje kuti të madhe, aq te madhe sa te duhen dy burra ta nxjerrin nga dera, te mbërtheje ne te nje lule te bardhe, e pastaj te ta sjellin ketu.
- Te ma sjellin mua?
Syte e Eves tashme ishin rrembushur.
- Sigurisht qe ty. Pse, kujt kujtove se do ia beja ate dhurate, plakushes se gjore? - dhe syte iu mbuluan nga e qeshura.
- Ohh! - kerceu papritur Eva. - Por une s'kam kepuce! Eshte mekat ta vesh nje fustan te tille pa kepuce te mira! - Dhe sakaq buzeqeshja e syve, ajo qe shndriste mes loteve te gëzimit, sikur u venit paksa.
- Ti mendon se une kam harruar kepucet? Ne asnje menyre. Kepucet i kam porositur kund tjeter. Nuk ben te blihen te gjitha gjerat ne nje dyqan te vetem. Këpucët jane bere me porosi vetem per kemben tende, - dhe duart me shkuan vetvetiu te kembet e saj. - Ashtu sic te pelqejne ty, ngjyre te...
- Te zeze!
- Po, te zeze. Te zeza sterr. Qe kur t'i veshesh naten, t'u dukesh njerezve sikur je duke pluskuar ne ajer, sikur je duke fluturuar, si nje engjell i veshur me fustan te kuq.
- Po! Si nje engjell!
- Pastaj une do kaloj me makinen time pergjate rruges ku po ecen ky engjell, dhe do e ftoj brenda. Do pranosh te vish me mua ne makine?
- Hmm... Me duhet te mendohem. Me duhet te shoh si je veshur! Veshja ka rendesi per nje burre. S'mund te hy ne makinen e nje burri që s'di te vishet mire.
- Do kem veshur një kostum nga ata seriozet, te zi edhe une, por me nje kemishe te bardhe, sikur te isha bere gati per ne ballo. Pa kollare ama. Kollaret s'me pelqejne. As ato papjonet, a si u thuhen. Me duket vetja si femije me to. Ne fakt s'do ve gje. Do e le kopsen e fundit te kemishes te zberthyer. Me pëlqen ta le pak hapur, si ata burrat ne filmat e famshem kur mbarojne festat apo ndonje detyrim te punes, dhe clirohen e jane gati per gjerat e rendesishme... Ashtu do vi te te marr, Eve, te pelqen? Do pranosh te vish ne makinën e nje burri te veshur keshtu?
- Hmm... Ne rregull. E mendova dhe mendoj se je ne rregull.
Eva u ndal paksa, me shikoi gjate, syye e saj te ndalur mes kohes ku ishim dhe asaj qe mund te ishte, pastaj me vuri duart rreth qafes.
- I marre! Ti s'ke pse te vishesh fare ashtu. Ne makinen tende do hyja edhe sikur te ishe i veshur si endacak, - dhe me dhuroi nje puthje te gjate e te ngrohte.
- As ti s'ke pse te veshesh fustan te kuq qe une te te vij mbrapa me makine. Madje s'me duhet makina fare. Do te t'vij pas ne kembe. Si ne kohet e vjetra.
- Po! Ashtu me pelqen me shume dhe mua. Si ne kohet e vjetra...
Per disa caste te mira ndenjem ne heshtje, te harruar ne botet e fjalëve tona. Dhoma ishte zhytur ne erresire, e vetëm ca fije te holla hene hynin nga dritarja e harruar hapur. Papritur, sikur dicka t'ia kishte pushtuar trupin, Eva kerceu lart.
- Po nese ta bejne me hile?! - dhe duart i vajten vetvetiu te goja, sikur donte ta ndalonte s'u shqyeri.
- Mos u bej e marre, - thashe, i qete. - E pse te bejne me hile?
- Epo... - dhe beri nje fytyre qe me thoshte se sa naiv po tregohesha. - Ndoshta ngaqe i duan parate per vete!
- Se besoj, - thashe, por aty per aty e ndjeva tokën poshte atyre fjaleve te rrëshqiste. - Dreqin!
Krahet e Eves m'u mberthyen perseri rreth trupit.
- Po sikur, per siguri, t'u jepje ndonje gje atyre te jurise? Njeh ndonjerin prej tyre?
- Si?! - gati bertita. - Ti po thua qe t'i jap ryshfet jurise? Je cmendur gje! Po une jam Albert kromer, rev...
- Po, po e di se kush je. Por ata se dine, e edhe nese e dine, nese e kane vendosur, do ia japin dikujt tjeter, atij apo asaj qe i ka tunduar jo vetem me librin e tyre. Me kupton?
E ndjeva zerin tim te zvargej pas te Eves.
- Po...
- He pra! Ne te dy e dime se sa shkrimtar i mire qe je, por ata s'do e marrin vesh kurre nese nuk bejme diçka, qofte dhe nje gje kaq te shpifur sa te dhenit rryshfet. Marrim ato para, s'ka rendesi si, dhe pastaj do kesh kohe t'i tregosh botes se ç'mund te besh, i qete atje ne dhomen tende te re. Përndryshe, ngado qe ta shohesh, je i humbur.
- Po! - kerceva une sikur te me ishte zbuluar nje e vertete hyjnore. - Per zotin po! اfare idioti qe jam! - Por kur m'u kujtua gjendja ime, entuziasmi m'u fik aty per aty. - Por une s'kam para...
Eva qeshi atë qeshjen e saj te njohur djallezore.
- Nuk po flas per para. Ka gjera te tjera qe mund të shiten, - dhe shkoi doren poshte. - Nuk je i zoti vetem si shkrimtar...
Vetem ideja e asaj që po thoshte me ndolli krupen.
- Ti po thua qe une te shes... - por fjalet me ngecen ne gryke.
Eva buzëqeshi ate buzeqeshjen e saj te vuajtur.
- Po. Une po te them te behesh si une.
- Eva, - u perpoqa të shfajesoj gabimin tim. - nuk doja te thoja ate gje. E kisha fjalen per...
- E di se per cfare e kishe fjalen. - Duart e saj filluan te me përkëdhelnin lehte. - Nuk ka problem. Une e di se çfarë jam. Por e di dhe se çfare do te beja nese do me jepej rasti, ashtu sic po te jepet ty, per te dale nga ky batak. Nuk eshte se e bej prej qejfit kete pune...
- E di Eva, te betohem qe e di. - Tani ishte rradha e syve te mi qe te rrembusheshin.
- Dhe nganjëherë, nese duam te shkojme atje ku duam, na duhet te bejme gjera qe s'duam, apo jo?
- Po, Eva, po. Ke te drejte. Me fal, fale kete femije naiv brenda meje qe flet para se te mendoje.
- Jo, jo, me mire keshtu.
Eva beri te vazhdonte, por diçka, nje mendim i ngecur ne rrjetat e pafundme te mendjes se saj, ia ngurtesoi buzët. Ashtu te gjysmë hapura siç qene, i putha lehte. Mu be sikur putha nje gur.
Nderkohe nje mendim po përpiqej te dilte nga burgu i gojes sime.
- Po nese nuk ka asnje grua ne juri?
Buzet e saj me ne fund çngurtesuan nje qeshje te lehte.
- Se besoj. Burrat nuk e nenshtrojne gruan me ne drite te diellit, por neper dhoma te mbyllura. Ne syrin e publikut ata duan te dalin mbrojtës të lirisë së saj. Pa merak, Albert. Nuk kam dyshim që e kane vene nje grua ne juri.
Tek i thoshte keto fjale, Eves iu mbyllen syte ngadale, dhe m'u be se filloi te enderronte, e jo prej atyre ëndrrave te zakonshme, ku e shihte veten me ne fund te lire, me mjaftueshem para ne xhep sa te largohej e te mos kthehej me, por nje enderr te re, te cilen ia kisha dhene une. Ajo ishte gruaja e jurise, e tek i afrohesha per ta tunduar, ajo do me vinte doren ne gjoks e do me thoshte: "Asnje hap me tej, zoti Kromer. Nese do e fitoni kete konkurs, do e fitoni vetem fale aftesive tuaja me fjalet." Dhe do kthente majat nga thembrat e do largohej ngadale, me koken lart, sikur e gjithe bota te ishte duke duartrokitur ne heshtje veprimin e saj.
4.
Dorezimi i vepres mund te behej ne dy menyra; ne menyre dixhitale, sic beheshin shumica e gjerave tani, ose dorazi, pra ta dorezoje vete ti vepren tende; njera dore qe ia jep tjetres. Kjo e fundit me pelqente me shume. Por edhe nese s'do me pelqente, ishte menyra e vetme si do mund te vihesha ne kontakt fizik me anetaren e jurise.
Dicka brenda meje ende me thoshte se ne juri nuk do te kishte asnje grua, por fatmiresisht fati qe me mua, dhe paragjykimi im, i mbruajtur ne femijerine e kaluar mes mendimeve mashkullore, doli i gabuar.
Kur hapi deren, per nje cast m'u be se takova Even; me vete thashe se ajo kishte bere te paberen dhe kishte arritur, me ato menyrat e saj, te zevendesonte ndonje ngordhalaq te mbaruar per seks, e kishte bindur te merrte vendin e tij vetem per kete here, qe te sigurohej per fitoren qe do me jepte lirine. Per Even, vete liria ime implikonte lirine e saj. Nganjehere per te burgosurin, thjesht mendimi se do lirohet shoku i qelise, i jep shprese dhe krahe per lirine e vet.
Por kur dora e gruas ndezi driten, pashe qe ajo nuk ishte Eva. Syte e tyre ishin dy bote te ndryshme. Ne to nuk mund te lexoje te njejtat vuajtje.
- Me falni qe po ju shqetesoj ne kete ore te vone, - fillova te shfajesohem, - por nese do e lija per neser, dicka brenda meje do vdiste.
Nga eksperienca qe do kish pasur me shkrimtaret, ajo e kuptoi se per cfare isha aty. Nxorri doren para dhe kerkoi qe une t'i dorezoja doreshkrimin.
Une e nuhata se ajo ishte fjalepake; se per te flisnin vetem veprimet. E shoqeruar cdo dite me shkrimtare, ajo e kishte kuptuar se fjalet jane fundi dhe fillimi i asaj qe nuk eshte.
Pa e zgjatur, sikur heshtja e saj te me ishte ngjitur ne gryke, ia zgjata ato pak flete qe perbenim vepren time.
Ne fillim ajo shfaqi habi; si prisja qe te fitoja me kaq pak flete? Ja pse ndoshta vendosi ta thyente rregullin e saj e te fliste.
- Per cfare flet?
- Per nje endacak, nje prostitute dhe nje grua qe ka ne dore fatin e tyre.
"Asgje e re", me thane syte e saj, por nga goja i dolen fjale te tjera.
- Do e lexoj.
Dhe me aq e mbylli biseden, e cila mua me dukej se kishte qene biseda me e gjate qe mund te kishte bere ndonjehere.
- Faleminderit, - thashe, dhe me silueten e Eves ne syte e mi, bera nje hap drejt gruas se panjohur. Por guximi im qe i vone. Dera tashme qe mbyllur. Drita u fik gjithashtu, duke me lene ne erresire, i shoqeruar vetem me buzeqeshjen e Eves, e cila i ngjasonte aq shume qeshjes qe bente kur burrat prisheshin para kohe mbi trupin e saj.
5.
Tek hyja ne kafene, iu drejtova banakierit gjithe hare:
- Pjaten me te mire qe ke, Baron!
Shikimit te tij, i cili me thoshte se ne fillim duhej te shlyeja listen e gjate te borxheve, iu pergjigja me nje levizje dore ne ajer, e cila i fshinte pernjeheresh te gjitha borxhet qe kisha, jo vetem aty por kudo, ne cdo dyqan a kafene ku kisha vene kembe ndonjehere pa nje dyshke ne xhep e kisha dale ose me barkun e mbushur plot ose me nje rrobe me shume ne trup. Ne ate lëvizje dore gjendej liria ime dhe banakieri arriti ta kapte kuptimin e saj te fshehte, tek iu kthye kuzhinierit e i dha porosine e pjates sime te fitores.
Me pas ai e mori vete pjaten e ma solli tek tavolina. Sic dukej, ishte kureshtar per shkakun e atij humori qe s'di ne e kishte pare ndonjëherë ne mua.
U ul kundruall meje e per ca caste me verejti ne heshtje tek zhytesha i uritur mbi pjaten e shijshme te mishit. Pasi e qetesova disi urine, u mbeshteta ne ndenjese dhe i ktheva syte nga fytyra e tij qe s'leshonte fije emocioni.
- Dhe... cila eshte arsyeja e ketij gezimi?
- Zoti, i dashur Baron. Me ne fund zoti vendosi t'me shihte dhe mua.
Nje hije skepticizmi ra mbi fytyren e tij.
- Mos me thuaj qe te mori dhe ty stuhija.
- Jo, jo, - tunda koken i vetkenaqur. - Ajo stuhi s'do t'me kape ndonjëherë. Por kete gje s'mund t'ia atribuoj kujt tjeter vecse nje entiteti qe se kuptoj e s'kam per ta kuptuar ndonjehere. Rastisi qe fjala zot ishte me e aferta ne kete rast. Por kjo s'ka rendesi. Detaje te panevojshme. Shkurt, Baron, me ra llotaria.
Nje shfryrje e lehte, gati e padukshme, qe po te mos e njihja as qe do e kisha vene re, i doli nga hundet.
- Kot thashe. Me ç'po na degjojne veshet sot... Tregome, dhe dil drejt e ne teme, se ti e di shumë mire qe i kam inat udhetimet nga kina.
- E drejte, e drejte, - thashe. - S'na pelqen kina, por kur njeriu eshte i lumtur, ai deshiron t'ia tregoje botes. Dhe ne kete bote te mallkuar, ti je nga te paktet kureshtare per fjalet e mia... Shkurt, me nje fjale: nje mije euro!
Aty une heshta. Doja qe tingulli i atyre fjaleve te peshonte mire ne mendjen e Baronit.
- Nje mije euro, - e perserita, kete here me ngadale, gati-gati ne rrokje, sikur ajo gjuhë te ishte e huaj per baronin e une po beja ate qe njerezit bejne zakonisht kur dikush nuk kupton.
Nga goja e baronit doli vetem nje fjale, ne fakt me shume i ngjasonte nje psheretime, nje tjeter nga ato mijera llojet e shfryrjeve te tij.
- Aha! - tha ai. - Pra, as sot s'do paguash?
- A s'me dëgjove? Mos je shurdhuar gje? Nje mije...
- Pra, as sot s'do me paguash.
Aty per aty e ndjeva entuziasmin te me fikej, si nje diell te cilit i mbaron papritur durimi. Pastaj e kuptova se ku i fshihej strumbullari bisedes.
- E di se ç'po mendon, por ai tjetri, konkursi i dhjete mije eurove, doli qe ishte i kote. Juri e korruptuar. Ne fakt, s'di c'prisja tjeter. Por ky jo. Ky eshte konkurs i drejte, e ndiej...
Kete here baroni shfryu nje shfryrje qe s'ia kisha degjuar me pare. Si nen thumba prisja te nxirrte ndonje fjale, ta plotësonte ate psheretime te panjohur.
- E di se cfare do te shkruash?
Nje buzeqeshje e gjere ma kaploi fytyren.
- Ende jo. Sa t'me shkoje mishi ne fund, dhe do ia nis shetitjes. Atehere do vije dicka. Jam i sigurt!
Ndenjem ca caste ne heshtje. Baroni sic duket bluante dicka ne mendje, por s'dija t'i bija ne te. Ndërkohë nje klient hyri ne kafene, dhe Baroni beri me gisht nga kamarieri qe do te shkonte ai t'ia merrte porosine.
Ne gjysme te rruges, Baroni u ndal dhe u kthye nga une. Ishte hera e pare qe ne fjalet e tij degjoja stepje.
- Do e vazhdojme, - tha, dhe u largua.
Po, do e vazhdojme, thashe me vete, i paprekur nga stepja e tij.
Hodha syte nga dritarja dhe pashe naten qe po vinte drejt meje, e zeze si kurre me pare, e patrembur nga ideja se une mund te ndezja nje qiri e ajo s'do mund te me mbeshtillte kurre te plote.
"Eja sa te duash," thashe me vete. "Eja, ketu me ke... Eja!", gati bertita, por ishte bertitje e brendshme... Se degjonte kush... Vetem une.
---


Agron Bajraktari
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top