“Në fund të fundit asgjë nuk i ndihmon më tepër fitores së të vërtetës, se sa kundërshtari…”/ Thëniet më të Bukura për të Vërtetën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

“Në fund të fundit asgjë nuk i ndihmon më tepër fitores së të vërtetës, se sa kundërshtari…”/ Thëniet më të Bukura për të Vërtetën​

1603210063595.png
E vërteta është ajo për të cilën mendja njerëzore nuk do të reshtë kurrë së kërkuari. E vërteta është e bukura, dhe e bukura është e vërteta. Aq e rëndësishme është e vërteta, ka qënë që në zanafillë, saqë për të është folur shumë.

Çdo të vërtetë ne e quajmë edhe personale edhe universale, të gjitha fjalët e bukura kushdo t’i ketë thënë, u përkasin të gjithëve.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion me thëniet më të goditura që e shohin dhe e përkufizojnë të vërtetën nga pikëvështrime të ndryshme. Ne duam që ju të na thoni atë që pëlqyet më shumë.

Nuk ka të vërteta të mesme.

E vërteta egziston, krijohet vetëm gënjeshtra.

E vërteta është brenda nesh.

Vetëm e vërteta ka bukuri vetëm ajo meriton dashuri.

Gojëtaria nuk është gjithçka: e vërteta është kaq e shkëlqyer sa askush nuk e mbulon dot.

E vërteta e mbron veten fare lehtë.

Në fund të fundit asgjë nuk i ndihmon më tepër fitores së të vërtetës, se sa kundërshtari i saj.

Pikërisht të vërtetat më të thjeshta njeru i kupton më vonë.

Meriton të dëgjohet vetëm ai, fjala e të cilit i nënshtrohet mendimit, dhe mendimi – vërtetësisë dhe mirësisë.

Ne mbartim në vetvete të vërtetën tonë që është kombinimi i shumë të vërtetave të huazuara nga të tjerët. Ja përse është e nevojshme të njihen mirë të tjerat.

E vërteta edhe kur ka rënë në mëri, mbetet hyjnore dhe e përjetshme. Zëri i saj del nga gjiri i tokës.

Çdo lot i zbulon vdekatarit një të vërtetë…

Shpesh herë nga të dhënat më të vërteta njerëzimi nxjerr përfundimet më të gënjeshtra.

Nuk kemi nevojë për ligjërime që të na përkëdhelin veshin, aq më tepër nëse e vërteta e ngjarjeve reale mund të jetë më e fuqishme se ato.

Për të vërtetën e re nuk ka më të rrezikshme se lajthitja e vjetër.

Urtësia qëndron vetëm tek e vërteta.

Është më e lehtë te zbulosh lajthitjen se të gjesh të vërtetën, lajthitja qëndron në sipërfaqe, e vërteta në thellësi.

Dashuria për të vërtetën shfaqet në zotësinë për të gjetur dhe vlerësuar kudo të vërtetën.

Diskutimi është sita e së vërtetës.

Fati i çdo të vërtete të re është i tillë; në fillim të egzistencës së saj ajo duket gjithmonë herezi.

Frika përpara mundësitë së gabimit nuk duhet të na pengojë të kërkojnë të vërtetën.

E vërteta është pishtar që ndriçon në errësirë, por nuk e dëbon atë.

Madhështia e së vërtetës dhe lirisë duken edhe me atë që gjithçka bëhet pro dhe kundër tyre, i shërben atyre në masë të barabartë.

Tek e vërteta nuk shkohet me rrugë të tërthorta.

E vërteta është në udhë dhe asgjë nuk e ndalon.

E vërteta dhe drejtësia janë mbi të gjitha, se vetëm prej tyre varet madhështia e kombit.

Madje edhe të vërtetat, shpesh nga më të domosdoshmet, dremisin dhe kanë nevojë që periodikisht t’i zgjojnë.

Vetëm një gjë përsëritet vazhdimisht, duke mbetur përherë e re dhe pjellore: e vërteta.

Utopitë shpesh herë janë të vërteta të thëna para kohe.

E vërteta është disa herë kaq e thjeshtë, sa njerëzit nuk e besojnë.

Njerëzit janë shumë, e vërteta një, ndaj të gjithë që e kërkojnë atë, i ndihmojnë njëri-tjetrit.

Dëshira për të kuptuar të vërtetën është meritë, madje edhe atëherë kur duke shkuar drejt saj gabohemi.

Nga dy diskutantë, më shumë nxehet ai që nuk ka të drejtë.

Ka të vërteta kaq të dukshme, sa është e pamundur të futen në kokë.

E vërteta është po aq pak modeste, sa dhe drita.

Me rrjedhën e kohës, jeta bind cilindo se nuk ka mrekullira të tjera veç të vërtetës.

Nuk mjafton të zotërosh vërtetën, duhet që ajo të na zotërojë ne.

E vërteta shkon vetëm drejt atij që e kërkon.

E vërteta, madje edhe ajo më e varfra dhe e çveshura, është më e bukur dhe më e lartë se gënjeshtra e pispillosur dhe e stolisur.

E vërteta është një rrjedhë vrapuese, thelbi i së cilës nuk ndryshon.

Ajo që mbahet për të vërtetë matanë Pirenejve, mund të quhet lajthitje në këtë anë.

Vetëm dashuria për të vërtetën është e aftë t’i japë energji shpirtit, kush pëlqen të rrëmojë në dyshime, ia heq këtë fuqi atij.

Në diskutimet e tepruara e vërteta humbet.

Me atë që mendon se e njeh të vërtetën dhe nuk e kërkon është e pamundur të diskutohet.

Në diskutimet nuk ka as të lartë, as të ulët, as tituj, as emra: rëndësi ka vetëm e vërteta, para së cilës janë të barabartë të gjithë.

Jo rrallë lajthimi është ajo e vërtetë, së cilës nuk i kanë lënë kohë të piqet.

E vërteta është e hapur për të gjithë, por të tërë ne nuk e kemi zbuluar dhe shumë ka mbetur për pasardhësit tanë.

E vërteta është ajo që e thjeshtëzon botën dhe jo ajo që krijon kaos, është gjuha që nxjerr nga shumëllojshmëria të përgjithshmen.

Ngjashmëria me të vërtetën është armiku më i madh i së vërtetës.

Ka një armë më të tmerrshme se shpifja: kjo armë është e vërteta.

Të mos e nënçmojmë rëndësinë e faktit: dikur mbi të do të mbijë lulja e së vërtetës.

E vërteta, pa dyshim, është e bukur, por kaq i bukur është edhe trillimi.

Nderimi më i madh për të vërtetën shfaqet duke e zbatuar atë në jetë.

Fjalët e së vërtetës janë të thjeshta.

Qartësia është aftësia për të soditur ndyrësirën.

Qartësia është përcaktimi i drejtë i dritës dhe i hijes.

Mos e studjo të errtën, në qoftë se përbuze qartësinë.

Qartësia e tekstit dëshmon për vërtetësinë e mendjes.

Qartësia është e njerëzve të pendës.

Cilësia e vetme që duhet arritur në stil është qartësia.

Në një punë të dukshme është edhe zgjidhja e saj.

Ndërgjegja e mirë e filozofit është qartësia.
shkollaesuksesit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top