Në fund çdo mashkull pendohet për humbjen e gruas që e priti derisa të bëhej dikushi…

D.

.
Dëgjomë djalosh: Një grua e mirë është një investim i vërtetë!

Dhe mos i beso të gjitha gënjeshtrave të Hollivudit ku një grua që është e dashuruar me ju do t’ju qëndrojë besnike pavarësisht çdo gjëje.

Ajo do të presë e do të presë që të kuptoni se çfarë doni nga jeta, të ndërtoni karrierën tuaj ose të përpiqeni të shihni se çfarë ka tjetër atje derisa të vendosni përfundimisht të angazhoheni me të dhe të jetoni përgjithmonë të lumtur pas kësaj.

Mbresëlënëse, apo jo?

Epo, do të ishte e mrekullueshme nëse do të jetonim në një komedi romantike, por realiteti është i ndryshëm. Në ditët e sotme, një grua do t’ju japë një shans. Ndoshta një shans të dytë, të tretë, apo edhe një të pestë.

Por, kur ajo vendos se u mbush kupa – ajo me të vërtetë do ta bëjë! Do t’ju lërë! Dhe nuk ka asgjë që mund të bëni për të ndryshuar mendjen e saj.

Femrat mund t’ju japin shumë mundësi, më shumë se sa meritoni.

Pse? Për shkak se gratë shpesh bien në dashuri me potencialin që shohin tek dikush. Një grua beson në ju kur ju nuk e bëni një gjë të tillë. Ajo beson se mund t’i kapërceni aftësitë tuaja dhe një ditë ju do të ndryshoni dhe të jeni një njeri më i mirë për të.

Kjo është arsyeja kryesore pse shumë gra qëndrojnë në një marrëdhënie të tmerrshme dhe abuzive.

Por kur një grua e kupton se ajo ka ka kaluar mjaftueshëm, nuk ka kthim prapa. Sepse, kur një grua i jep fund – ajo i jep Fund dhe Pikë.

Sapo një grua shijon bukurinë e jetës pa ju në të, që i humbni kohën dhe i shteroni energjitë – ajo do të mbyllë dritaren e saj të mundësive për ju. Dhe pa marrë parasysh se sa ju përpiqeni ta rifitoni atë duke u bërë njeri më i mirë, nuk mund ta ktheni më pas.


Ndaj, mund të vazhdoni dhe të përpiqeni të justifikoni veten tuaj dhe të ushqeni egon tuaj duke thënë se ajo kurrë nuk ishte gruaja e duhur për ju, sepse në qoftë se ajo do të ishte, ajo kurrë nuk do t’ju kishte lënë.

E vërteta është se asnjë person me mend në kokë nuk mund të bisedojë për të qëndruarit dhe të merret me të gjitha budallallëqet tuaja. Asnjë grua nuk meriton të jetojë një jetë plot stres, dhimbje dhe dramë.

Jo ju, por askush nuk ka të drejtë të burgosë një qenie njerëzore duke pritur që ato të kuptojnë se çfarë duan nga jeta.


Ajo, duke u larguar prej jush do të thotë se më në fund vendosi të ngrihej për veten e saj. Por, mbani mend – keni qenë ju që e keni detyruar atë ta marrë atë vendim.

Ju do të pendoheni se e keni humbur këtë grua sepse ajo ishte me ju kur keni qenë në pikën më të ulët të jetës tuaj. Ajo ju përkrahu, besoi në ju dhe qëndroi pranë jush kur askush nuk ishte aty për ju.

Ju do të pendoheni për humbjen e saj kur të takoni gra të tjera që do t’ju duan kur të jeni në më të mirën tuaj, por sapo të shohin të metat tuaja, ato do t’ia mbathin.

Dhe në ato momente më në fund do të kuptoni atë që keni pasur. Ju keni pasur një grua të jashtëzakonshme që qëndroi pranë jush, bëri gjithçka për ju, ju përkrahu dhe ju ka dashur me gjithë fuqinë e zemrës së saj.

Dhe ju çfarë bëtë? Ju e latë të shkojë. Ju e shtytë atë larg, sepse nuk e dinit nëse ajo ishte gruaja e duhur për ju. Ju nuk e dinit se çfarë keni pasur deri sa e humbët atë.

Epo, meqë e rregulluat krevatin tuaj, tani shtrihuni vetëm në të!



Nga
Shkolla e Suksesit
-
21/10/2018
 
1 femer i jep mashkullit 5 mundesi brenda 1 jete bashke ndersa
1 mashkull i jep femres 5 mundesi brenda 1 dite

The ugly truth
 
Temë e bukur, përshkrim i detajuar i një femre të këtij grupi ?
Një detaj që do shtoja (parim sipas të cilit jetoj) është thënia: ‘më duaj më shumë kur më së paku e meritoj, sepse pikërisht atëherë kam më së shumti nevojë për të’
Por siç shkruan më lartë, nuk ka kthim prapa kur misioni është kryer.
 
Prandaj do e mar nusen nga fshati qe ta le me mamane e un te bredh, kur vi e gjej ne shtepi dhe ska ikur :p
 
Dhe 1 shtese te vogel si krahasim me at qe thashe ma nalt.
Toka sillet rreth diellit.
Toka-giinia femerore
Dielli-gjinia mashkullore
Ju puth me mall e pa mall
 
ska problem jo vazhdo, se di dhe une nuse nga fshati qe dalin nga dritarja wc ne avlli :D
E martojne njenen nga fshati ne qytet edhe bjen mas 1 muaji te prindit e vet edhe del me shoqe...e pysin shoqet he mo si jane kta burrat e qytetit? Le i thot zduhen gja....burra eshte Deda i dhive qe ta qonte deri ne rreze brinjeve :p
 
Hë se harrova diçka.
Po ta shohim anën tjetër të medaljes, e mira në këtë të keqe ështëe se, pikërisht ky mashkull e përgatit pikërisht këtë femër për mashkullin e vërtetë të jetës së saj.
 
  • Haha
Reactions: D.
Hë se harrova diçka.
Po ta shohim anën tjetër të medaljes, e mira në këtë të keqe ështëe se, pikërisht ky mashkull e përgatit pikërisht këtë femër për mashkullin e vërtetë të jetës së saj.
Kjo seshte e sakte, ose pjeserisht,
kjo eshte eksperience e dyanshme jo vetem per femren, me nje femer te mire nje mashkull "stervitet" me shume, pergatitet me mire.
Problemi ne kontekstin e artikullit seshte fakti a qendron apo sqendron por fakti qe kane bashkuar nje mashkull "budalla" ose jo vlersues me nje femer shume lart nivelit te tij.
 
Kjo seshte e sakte, ose pjeserisht,
kjo eshte eksperience e dyanshme jo vetem per femren, me nje femer te mire nje mashkull "stervitet" me shume, pergatitet me mire.
Problemi ne kontekstin e artikullit seshte fakti a qendron apo sqendron por fakti qe kane bashkuar nje mashkull "budalla" ose jo vlersues me nje femer shume lart nivelit te tij.
E kuptoj këndvështrimin tënd, por unë vendosa të shkëpus femrën në këtë kontekst, pa cenuar inteligjencën mashkullore.
 
E keni van re qe kur nje lidhje mbaron, te gjith drejtojne gishti te femra dhe e pyesin:"ti cfare bere per te shpetuar ket lidhje?"
Nuk egziston gje me te trishte dhe qe te ben te ndihesh akoma me e vetmuar sec mund te ishe ne lidhjen e sapo cituar.
Dmth... si femra, per komunitetin, jemi te sakrifikueshme qe diten qe lindim.
 
Hë se harrova diçka.
Po ta shohim anën tjetër të medaljes, e mira në këtë të keqe ështëe se, pikërisht ky mashkull e përgatit pikërisht këtë femër për mashkullin e vërtetë të jetës së saj.
Kjo femer, po te ishte rritur ne nje ambient familjar te shendoshe, ku respekti dhe dashuria per veten sduhen van kurr ne fund te prioriteteve, sdo te kishte luftuar per nje kafshat dashurie nga dikush qe ska as per veten e tij. (Po flas per shembullin e artikullit)
 
Kjo femer, po te ishte rritur ne nje ambient familjar te shendoshe, ku respekti dhe dashuria per veten sduhen van kurr ne fund te prioriteteve, sdo te kishte luftuar per nje kafshat dashurie nga dikush qe ska as per veten e tij. (Po flas per shembullin e artikullit)
Shumë e vërtetë, mirëpo kjo femër mbase e bën jo nga mungesa e rritjes në ambient të shëndoshë familjar, por nga tiparet e identitetit dhe parimet e jetës (edhe të koduara në DNA) ?
Fundja nuk iket lehtë nga vetja.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top