Ndryshoi mendje, një tjetër demokrat pranon mandatin e deputetit

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Ndryshoi mendje, një tjetër demokrat pranon mandatin e deputetit[/h]
Alban Zeneli është kandidati i radhës nga lista e PD që ka pranuar mandatin e deputetit, duke dalë nga radhët e selisë blu, e cila u ka kërkuar ta refuzojnë.
Alban-Zeneli-700x460.jpg

Alban Zeneli është në listën e PD për Qarkun e Kukësit, e ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.
[IMG2=JSON]{"alt":"Kliko per me shume info","data-align":"none","data-size":"full","src":"http:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/690x90-3.gif"}[/IMG2]
6266ca47-c569-450a-8fda-596e1fd84e3a


Alban Zeneli renditet tek ata kandidatë që kanë ndryshuar mendje, pasi ai ka firmosur lënien e mandatit në bllok. Madje në protestën e 5 Marsit, ai ka marrë fjalën duke djegur publikisht mandatin.

“Edi Rama qarkut të Kukësit i solli vetëm mjerim, varfëri dhe emigrim. Mandati nuk është i yni por i qytetarëve të Kukësit, Tropojës, Hasit, qytetarëve që votuan PD”,- pati thene Zeneli ne protestën para Parlamentit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) këtë të hënë pritet të bëjë zëvendësimin e 6 mandateve të lëna nga deputetët e PD dhe LSI.

Në rendin e ditës të mbledhjes KQZ ka parashikuar dhënien e mandatit të deputetit Astrit Veliajt, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, Lefter Maliqi. Ndërsa vendin e lënë bosh nga Viktor Tushaj i LSI në Lezhë do ta zërë Elda Hoti.

Sakaq, Nora Malajn, e zgjedhur deputete në Durrës nën siglën e LSI, e zëvendëson Edlira Hyseni. Mandatin e Vangjel Tavos po nga LSI në Gjirokastër, KQZ do t’ia japë Ediola Brahës. Ndërsa vendet e dy demokratëve Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu në Tiranë dhe Korçë do t’i zënë në Kuvend respektivisht Ajlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo.

6 deputetët e rinj do të betohen seancën e ardhshme parlamentare. Ata e çojnë në 10 numrin parlamentarëve të zëvendësuar. Pas betimit edhe të këtyre 6 deputetëve, Parlamenti shkon në kuotën e 92 deputetëve. Nëse votat e tyre ata do t’i bashkojnë me ato të mazhorancës, kjo do të thotë miratim edhe i atyre projektligjeve që kërkojnë 84 vota.

Në rendin e ditës po ashtu KQZ do të diskutojë edhe kërkesat e 4 partive të cilat do të garojnë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. /TCH
 
U percane fare ,po vazhdoj keshtu do degradoje si force politike.
 
Do perfundojne parti rruge..Luli me Monen te kapur dore per dore :p

hahahahaha,jo mo se rizgjohen celula tjera e bashkjne PD.
PD ka mjaft intelektual,por ka nevoje per nje drejtues me te fuqishem me lider.
 
Hajde vlera qe do i sjellin kuvendit keta njerez te rinj, balte ishte llum do e bejne. ;)
 
Me dhimbsen ata pak intelektuale qe kane ngelur ne Shqiperi qe u duhet te perballen me fytyrat e zorraxhinjve te tille perdite.

Darius
 
Kush e di se cfare i kan taksur se ndryshonte nuk do pranonte :hihi:
 
Nuk kuptohet se ne cfare pike mund ta coje Lulzimi partine, deri ne fundin e saj..

Dhe e gjitha kjo, gjithmone ne dem te shoqerise dhe shqiperise nese kerkon negociata.
 
Ska nevoje te thuhet
...do duket per pak dite se cfare do behet :hihi:

Asgje nuk do behet persa kohe populli nuk reagon ashtu sic duhet. ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top