Ndryshimi i kufijve, Haradinaj: Rama dhe Thaçi bashkë për idenë e rrezikshme

Guest2

Antarë i Respektuar
thaqi-rama-960x600.jpg

Në një intervistë në RTK, shefi i qeverisë theksoi se Kosova dhe populli i saj nuk do të jenë kurrë anti-amerikan.

“Unë ju kam thënë se nuk kemi nevojë për hapje të kufijve pasi hapet pavarësia e 17 shkurtit. Mendojë që pasojat i kemi për shkak se një pjesë e lidershipit të Kosovës dhe rajonit i ka ofruar Shtëpisë së Bardhë një marrëveshje për Serbinë. Presidenti Thaçi, kryeministri Rama e ka pëlqyer këtë ide për shkëmbimin e territoreve. ثshtë lënë të nënkuptohet në shumë raste se një opsion i tillë është miratuar dhe pëlqyer nga presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama. Unë e kam këshilluar që është retorikë e gabuar sepse merret në qafë një popull i tërë sepse hapen kufijtë dhe s’dihet si mbyllen”, ka deklaruar Haradinaj.

Top Channel
 
Nese keto zona qe jane te populluara me Serb dhe i perkasin kufijve Shqiptar dhe e kunderta,zona te banuara me shqiptar i perkasin territorit te Serbise,nuk shikoj ndonje rrezikshmeri nese behet ndonje marveshje,qe do sillte stabilitet ne keto pika qe ziejn.
Megjithese eshte jashte mase e veshtire te nderhysh ne ceshtje te tilla.
 
Dicka ne lidhje me trysnine e bere nga Amerika kryeministrit Haradinaj eshte me shume se shqetesuese ne nje situate e kaotike qe mund ta themi qe po ndodh e ne Shqiperi.

Sapo nis te marre fund nje rruge ,nje plan ne Kosove cuditerisht shkaktohen trazira e ne Shqiperi. :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top