Ndryshimet tek ligji i dhunës

AnGeLiC

VIP
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Zbatimi në praktikë i ligjit “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, ka treguar se viktimat e dhunës në familje nuk mbrohen si duhet.

ثshtë kjo arsyeja pse Ministria e Mirëqënies Sociale, në bashkëpunim me ekspertë të fushës kërkojnë ndryshimin e ligjit aktual, që nuk siguron proces cilësor për të dhunuarit.

Bëhet fjalë për 8 propozimeve konkrete, ku ndër më të rëndësishmet janë strehimi i viktimës së dhunës, ndërhyrja e policisë për të lëshuar urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe përfshirja e bashkive dhe e zyrës shtetërore të përmbarimit, e cila do të ekzekutojë urdhrat e mbrojtjes.

Ministria propozon që viktima dhe dhunuesi të mos jetojnë në të njëjtën banesë, në rastet kur kanë nisur procedurat e divorcit. Së dyti kërkohet që të jetë policia, ajo e cila të lëshojë urdhër të menjëhershëm mbojtjeje, pa qenë nevoja të pritet vendimi i gjykatës, i cili kërkon kohë.

Sipas ekspertëve të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, një tjetër propozim lidhet me institucionin që do të ekzekutojë urdhrat e mbrojtjes, përgjegjësi që do t’i takojë Zyrës Publike të Përmbarimit, jo më atyre private.

Në listën e propozimeve të Ministrisë së Mirëqënies kërkohet gjithashtu më shumë përfshirje nga ana e qeverisjes vendore, e cila po ashtu do të ketë të drejtën që përmes zyrave të shërbimit social, të përpilojë kërkesë-padi për urdhër mbrojtje duke përfaqësuar çështjen edhe në gjyq.

Për këtë, do të duhet që në ligj, njësoj si për policinë edhe për bashkitë të përcaktohet qartë detyrimi për ekzekutimin e urdhrave të mbrojtjes apo të atyre të menjëhershëm të mbrojtjes.

/ Top Channel
 
Druri ka dale nga xheneti.... (thote populli yne trim e paqedashes) lol
 
  • Haha
Reactions: Tip
mendoj qe nje mashkull KURR nuk duhet te vej dor mbi nje femer!!! ...thjesht mund te perdori rryp pantallonash
 
Eshte kafsheri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top