Ndryshimet në Kodin penal: 5 vjet burg kush rreh dhe i bën presion psikologjik gruas, 10 vjet për përsëritësit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ndryshimet në Kodin penal: 5 vjet burg kush rreh dhe i bën presion psikologjik gruas, 10 vjet për përsëritësit
1579632523787.png
Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj nga deputetet e Partisë Socialiste Klotilda Bushka dhe Eglantina Gjermeni për ndryshimin e Kodit Penal, për ashpërsimin e ndëshkimin për veprën penale të dhunës në familje.






Nisma ligjore parashikon dënimin nga një deri në pesë vite burg të kujtdo që dhunon bashkëshorten apo bashkëshortin nga dy vjet që është aktualisht.

Kodi Penal në fuqi parashikon që kur vepra penale e dhunës fizike apo psikologjike në familje, është kryer në mënyrë të përsëritur, dënohet nga një deri në pesë vjet.

Me ndryshimet që iu bënë Kodit Penal në vitin 2012 dhe më pas në vitin 2013 u parashikua për herë të parë kriminalizimi i veprës penale të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.



Top Channel
 
nuk ishte keq puna tek 2 apo 5 por eshte qe nuk zbatohet.
 
E kam thene edhe me heret se dhuna brenda familjes ne Shqiperi dhe krimet qe behen aty, duke perfshire familjen e gjere, e poashtu edhe menyren e kryerjes se krimeve eshte shume shqetesuese.
 
Shans i mire per grate qe duan ti heqin burrat qafe..
 
Nese do donin me te vertete te luftonin dhunen ne familje do e kishin bere me kohe sepse baza ligjore ka ekzistuar.
Problemi eshte mentaliteti yne shqiptar.
Mos harrojme qe edhe gjykatesit jane shqiptare e si te tille veprojne edhe ne profesionin e tyre.
Duhet filluar qe nga institucionet edukuese, ligjzbatuese e deri te mbeshtetja jo vetem morale ndaj viktimave te dhunes por te denimi i rrepte ndaj abuzuesve, qofshin keta dhunuesit , qofshin edhe organet qe tolerojne kete dhune.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top